LIVE UPDATES
Bota

“Nëse nuk nënshkruan, të djegin makinën”, Rrëfimet e punëtorëve të dorëhequr në veri: Nuk ka asnjë plan

Identiteti i saj është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë (REL). Gjyqësori është integruar në sistemin e Kosovës në vitin 2017, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Megjithatë, më 7 nëntor, gjyqtarët dhe punonjësit administrativë serbë u dorëhoqën zyrtarisht nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

8 Nëntor 2022, 14:54 Nga I.A
“Nëse nuk nënshkruan, të djegin makinën”,
Punëtorët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të Veriut

KOSOVË- Një punonjëse e Gjykatës Themelore në Mitrovicë thotë se është detyruar të japë dorëheqje pas 20 vitesh shërbimi, pasi më 5 nëntor, në një takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, është vendosur që pjesëtarët e komunitetit serb të dorëhiqen në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës në veri të vendit. Si shkak është theksuar “shkelja e të drejtave të serbëve” nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjegjësisht është kërkuar që të anulohet vendimi për riregjistrimin e automjeteve me targat e lëshuara nga Serbia dhe që kanë akronimet e qyteteve në Kosovë, si dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

“Askush nuk ka asnjë plan se si të rregullohet kjo. Vetëm thanë ‘ejani nënshkruani dorëheqjet’, të cilat ne u desh t’i firmosnim. Pavarësisht se ata thonë se kjo ka qenë vullnetarisht, nuk ka qenë fare vullnetarisht”, dëshmon punonjësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila pranoi të flasë vetëm në kushte anonimiteti.

Identiteti i saj është i njohur për redaksinë e Radios Evropa e Lirë (REL). Gjyqësori është integruar në sistemin e Kosovës në vitin 2017, në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Megjithatë, më 7 nëntor, gjyqtarët dhe punonjësit administrativë serbë u dorëhoqën zyrtarisht nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

“Ata të gjithë thonë ‘nuk e ke me detyrim’, por ti e di se detyrohesh. Nëse nuk nënshkruan, do të t’i vënë zjarrin makinës ose mund të të bëjnë çdo gjë”, thotë e intervistuara nga REL-i.

Policia e Kosovës, në dy muajt e fundit ka regjistruar pesë raste të djegies së pronës së personave, të cilët kanë vendosur të zëvendësojnë targat KM (Mitrovicë e Kosovës) me targa RKS (Republika e Kosovës), gjë të cilën autoritetet e Kosovës e karakterizojnë si “kanosje”. E fundit ka ndodhur më 8 nëntor në Zveçan.

Një punëtore tjetër në një institucion të Kosovës në veri, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë deklaron se nuk e ka braktisur me vullnet vendin e punës. Identiteti i saj është i njohur për REL-in, por nuk bëhet i ditur, sepse edhe ajo ka insistuar që të mbetet anonime.

Ajo thotë se “të gjithë i luten Zotit që situata të rregullohet dhe të kthehen në punë”.
“A thua a ka njeri që mendon ndryshe”, pyet ajo.

Të njëjtën gjë dëshmon edhe një punonjës i njërës prej komunave veriore. Ai thekson se nuk guxojnë të flasin publikisht për “padrejtësinë” që u është bërë.

“Për këtë vetëm pëshpëritet. Në kafene pëshpëritet për këtë dhe nuk mund të flasësh diku publikisht për këtë gjë... vetëm me dikë që e njeh dhe që sigurohesh që askush mos të të shohë”, thotë ai.

Krahas punonjësve të Gjyqësorit, dorëheqjet i kanë dorëzuar edhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, punëtorë komunalë dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Juristi Marko Jakshiç, i cili deri më 7 nëntor ishte punonjës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, i tha Radios Evropa e Lirë se dorëheqja nga puna ishte shumë emocionale dhe se të gjithë në atë institucion gjyqësor kanë bashkëpunuar, pavarësisht përkatësisë etnike.

“Së bashku e ndërtuam atë gjykatë për të mirën e të gjithë qytetarëve të këtij rajoni, shqiptarëve, serbëve, por edhe të gjithë të tjerëve”, tha ai dhe shtoi se “vendimet e gabuara” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “sollën deri aty që njerëzit të qajnë me lot si shiu, pa marrë parasysh se cilës përkatësi etnike i takojnë”.

Ai theksoi se punonjësit e gjykatës do të mbeten miq mes vete, pavarësisht situatës politike.

“Ata nuk janë grindur me njëri-tjetrin, por janë ata që ishin të premten - kolegë dhe miq. Të tillë do të mbeten”, tha Jakshiç dhe shtoi se beson që nuk do të mbeten pa të ardhura.

Të gjithë bashkëbiseduesit e REL-it janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre, pasi nuk e dinë se si do të mbijetojnë pa paga. Ata theksojnë se të gjithë kanë kredi ndërsa nuk e dinë si do t'i kthejnë. Punonjësi i komunës thotë se edhe gruaja e tij ka punuar në një nga institucionet e Kosovës, kështu që ata dhe dy fëmijët e tyre të mitur kanë mbetur pa të ardhura.

“Ajo që ndodh është se ne që nuk duam t’i braktisim ato institucione (të Kosovës), do të jemi një lloj tradhtarësh. Kjo është turp”, thotë bashkëbiseduesi, i cili gjithashtu këmbëngul të mbetet anonim.

Punonjësja nga sistemi gjyqësor, megjithatë zbulon se Beogradi zyrtar u ka siguruar një pagë të përkohshme prej 20 mijë dinarësh, që është rreth 160 euro.

“Thjesht, nuk mund të jetosh dhe as të mbijetosh me to. Unë kam një kredi mbi 6000 euro dhe nuk e di se si do ta kthej tani. Është vërtet e tmerrshme”, vazhdon ajo.

Paga mesatare e këtyre punëtorëve brenda sistemit të Kosovës është rreth 500 euro.
Beogradi zyrtar ka mbështetur daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë, më 7 nëntor, se populli serb në Kosovë nuk do të mbetet pa mbështetje, por nuk ka specifikuar se çfarë mbështetje konkrete do të ofrojë. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me kërkesën për të komentuar dëshmitë e disa punëtorëve, se ata nuk janë dorëhequr vullnetarisht nga institucioni dhe nëse do të kompensohen për dëmet materiale. Por, përgjigja nuk ka arritur deri në publikimin e këtij teksti. REL-i u përpoq të kontaktonte Listën Serbe, por pa sukses.

Nga ana tjetër, një nga bashkëbisedueset e REL-it thotë se Serbia, më 7 nëntor, u ka kërkuar që të deklarojnë se sa janë të ardhurat e tyre në sistemin e Kosovës dhe sa është kësti i kredisë.

“Të gjithë me nga dy kredi. Besoni, të gjithëve na vjen të qajmë”, thotë ajo.

Për situatën e re të krijuar, bashkëbiseduesit fajësojnë edhe përfaqësuesit politikë të serbëve nga radhët e Listës Serbe, ndërkaq disa prej tyre theksojnë se “ata e kanë të lehtë të heqin dorë nga një pagë kur i kanë disa të tjera”.

Zyrtarët e lartë të Listës Serbe po ashtu kanë dhënë dorëheqje nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, por nuk kanë mbetur pa paga mujore, sepse kanë të paktën edhe nga një pagë nga buxheti i Serbisë. Lista Serbe është partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila u formua në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit dhe që atëherë merr pjesë në të gjitha institucionet e Kosovës, në nivel qendror dhe lokal. Për shembull, në mars të vitit 2022, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, i raportoi Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kosovës të ardhura prej rreth 1.100 euro, në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Po ashtu, nga buxheti i Serbisë merr edhe 800 euro të tjera, për pozitën e drejtorit të Ndërmarrjes komunale publike “Standard” në Mitrovicën e Veriut, si dhe për “angazhim” në Shkollën e Lartë Ekonomike për studime profesionale.

Është edhe Igor Simiç, nënkryetari i Listës Serbe, i cili deri më tani ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, për të cilin post merrte rreth 1.800 euro në muaj. Ndërkaq, në sistemin serb, ai shërben edhe si kryetar i drejtorisë në Fondin e sigurimeve pensionale dhe invalidore, si dhe është asistent në Fakultetin Ekonomik në Mitrovicën e Veriut. Për këto dy funksione ai merr një pagë rreth 1.500 euro. Dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës ndodhi pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, për shkak se ai refuzoi zbatimin e vendimit të Qeverisë për riregjistrimin e veturave. Nga 1 nëntori, Qeveria e Kosovës ka filluar zbatimin e planit për riregjistrimin e automjeteve të lëshuar nga Serbia për qytetet e Kosovës. Bëhet fjalë kryesisht për targat KM (Mitrovica e Kosovës) dhe plani është që ato të konvertohen në targa RKS, përmes tri fazave.

Në fazën e parë, drejtuesve të automjeteve u shqiptohen qortimet, në të dytën ata gjobiten me 150 euro dhe në të tretën, u jepen targa provuese. Nga prilli i vitit të ardhshëm, në përdorim duhet të jenë vetëm targat RKS (Republika e Kosovës). Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 7 nëntor se pavarësisht ngjarjeve të fundit, puna e institucioneve në veri vazhdon. Ai theksoi se, ditëve të fundit, janë shtuar kërcënimet dhe përpjekjet e Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, për të destabilizuar situatën në Kosovë dhe se po dërgohen “kërcënime për qytetarët tanë përmes mbjelljes së frikës dhe panikut”. Kurti më herët u ka bërë thirrje serbëve që të mos i braktisin vendet e punës në institucionet e Kosovës, sepse në këtë mënyrë, sipas tij, dobësohen shërbimet dhe mbrojtja e qytetarëve.

Marrë nga REL

albin kurti

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale