Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Komisionerja e BE Margrethe Vestager tha të martën se kushtet e zhvillimit do të kontrollohen për qendrat e prodhimit të energjisë nga era në Spanjë, Greqi, Francë, Rumani dhe Bullgari.
BRUKSEL- Komisioni Evropian njoftoi të martën një hetim ndaj furnizuesve kinezë të turbinave të prodhimit të energjisë me erë për të përcaktuar nëse subvencionet e huaja u kanë dhënë atyre një avantazh të padrejtë në tregun evropian. Komisionerja e BE Margrethe Vestager tha të martën se kushtet e zhvillimit do të kontrollohen për qendrat e prodhimit të energjisë nga era në Spanjë, Greqi, Francë, Rumani dhe Bullgari. Komisionerja Vestager tha se Bashkimit Evropian do t'i duhet një qasje më sistematike, hetimi i secilit rast veçmas, e jo një hetim i përgjithshëm.
“Duhet ta bëjmë ketë para se të jetë tepër vonë”, tha ajo.
"Ne nuk mund të lejojmë atë që ndodhi me panelet diellore të përsëritet me automjetet elektrike, turbinat e prodhimit të energjisë nga era apo mikroprocesorët", shtoi zonja Vestager, duke iu referuar dominimit kinez në tregun evropian të paneleve diellore.
"Sot më pak se 3% e paneleve diellore të instaluara në BE prodhohen në Evropë", tha zonja Vestager.
Ajo shpjegoi se hetimet “nuk kanë për qëllim të kufizojnë suksesin e Kinës. Ato kanë për qëllim të rivendosin drejtësinë në marrëdhëniet tona ekonomike.”
Hetimi bazohet në rregulloren e vitit 2023 për subvencionet e huaja, e cila nga viti i kaluar lejon vlerësimin ndikimit të subvencioneve të huaja për kompanitë, që paraqesin oferta publike në vendet e BE-së, që mund të jenë shumë më të favorshme se rivalët e tyre. Kjo pason dy hetime të tjera, që mbaruan javën e kaluar, duke nxjerrë përfundmin se kompanitë kineze, që kishin fituar një kontratë për ndërtimin e një parku të prodhimit të energjisë diellore në Rumani, përfituan në mënyrë jo proporcionale nga subvencionet.
Një tjetër hetim për ndikimin e subvencioneve të huaja filloi në tetor të vitit të kaluar ndaj prodhuesve kinezë të automjeteve elektrike nën dyshimin se subvencionet i lejuan firmat kineze të mbanin çmime të ulëta dhe të fitonin një avantazh të padrejtë në treg. Kina i ka quajtur më parë shqetësimet perëndimore për subvencionet e kompanive elektrike "të pabaza" dhe ka pohuar se suksesi i vendit në tregun ndërkombëtar është arritur falë novacionit./ VOA
Foto ilustruese NEW YORK- Disa vende po punojnë në një projektrezolutë për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkomb&eu...
foto ilustruese GAZA- Ministria e Jashtme daneze njoftoi se po dërgon 15 milionë dollarë ndihmë humanitare në Rripin e Gaz...
Arben Taravari MAQEDONIA E VERIUT- Arben Taravari , kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga koalicioni opozitar VLEN, thot&...
Foto ilustruese SPANJË– Katër turistë italianë u arrestuan, pasi dyshohet se kanë përdhunuar në grup nj&eu...
foto ilustruese GJERMANI- Nikaragua e ka paditur Gjermaninë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duke e akuzuar...
foto ilustruese SPANJË- Dhoma e Ulët e Parlamentit të Spanjës votoi të martën për të filluar punën për nj...
Foto Ilustruese BULLGARI- Qeveria bullgare mori zyrtarisht detyrën pas ceremonisë së betimit që u mbajt në parlament. N&eu...
Foto Ilustruese UKRAINË- Muajin e kaluar Rusia filloi një sulm masiv kundër sistemit energjetik të Ukrainës duke shkatërruar ...
Xi Jinping dhe Sergey Lavrov PEKIN – Udhëheqësi kinez Xi Jinping u takua të martën me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov...
Peter Higgs MBRETËRIA E BASHKUAR- Fizikani Peter Higgs, teoria e të cilit për një grimcë të pazbuluar në univers nd...