LIVE UPDATES
Bota

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov jep dorëheqjen

Më vonë në fjalimin e tij të natës, presidenti Zelensky tha se beson që "ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të ndryshme të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë".

4 Shtator 2023, 14:09 Nga k.m.
Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov jep dorëheqjen
Oleksiy Reznikov

Oleksiy Reznikov i paraqiti të hënën Parlamentit të Ukrainës dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Dorëheqja u paraqit disa orë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov do të zëvendësohet këtë javë me ligjvënësin tatar të Krimesë Rustem Umerov. Presidenti Zelensky e bëri njoftimin në llogarinë e tij zyrtare në Telegram, duke shkruar se udhëheqja e re është e nevojshme pasi ministri Reznikov kaloi "më shumë se 550 ditë lufte në shkallë të gjerë".

Më vonë në fjalimin e tij të natës, presidenti Zelensky tha se beson që "ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të ndryshme të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë".

“Parlamenti i Ukrainës e njeh mirë këtë person dhe Rustem Umerov nuk ka nevojë për prezantim shtesë. Pres mbështetje për këtë kandidaturë nga parlamenti”, tha presidenti në fjalimin drejtuar kombit.

Rustem Umerov, 41 vjeç, një politikan i partisë opozitare Holos, ka shërbyer si shef i Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës që nga shtatori i vitit 2022. Ai ishte i përfshirë në shkëmbimin e të burgosurve të luftës, të burgosurve politikë, fëmijëve dhe civilëve, si dhe evakuimin e civilëve nga territoret e pushtuara. Z. Umerov ishte gjithashtu pjesë e delegacionit ukrainas në negociatat me Rusinë mbi marrëveshjen e grurit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

Largimi i ministrit Reznikov pasoi një skandal rreth blerjes së xhaketave ushtarake nga ministria e Mbrojtjes. Në gusht, gazetarët hulumtues ukrainas raportuan se materialet janë blerë me një çmim tre herë më të lartë dhe se në vend të xhaketave dimërore, janë porositur ato verore. Në dokumentet doganore të furnitorit, xhaketat ishin me çmim 29 dollarë për njësi, por ministria e Mbrojtjes paguante 86 dollarë për njësi. Ministri Reznikov i mohoi akuzat gjatë një konference shtypi javën e kaluar.

Presidenti amerikan Joe Biden u tha gazetarëve në Delaëare të dielën se ishte në dijeni që presidenti Zelensky kishte zëvendësuar shefin e tij të mbrojtjes. I pyetur nëse kishte ndonjë koment, presidenti Biden tha: "Jo publikisht". Departamenti Amerikan i Mbrojtjes gjithashtu nuk pranoi të komentojë.

Zyrtarët thanë se njoftimi i presidentit Zelenskyy u bë pasi dy persona u shtruan në spital pas një sulmi prej 3 orë e gjysmë rus me dronë në një port në rajonin e Odesës në Ukrainë të dielën. Sulmi në portin detar të Renit ndodhi një ditë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan për të diskutuar rifillimin e eksporteve të drithit nga Ukraina sipas një marrëveshjeje nga e cila Moska u tërhoq në muajin korrik.

Forcat ruse hodhën 25 dronë Shahed të prodhuar nga Irani përgjatë lumit Danub në orët e para të së dielës, 22 prej të cilëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, thanë forcat ajrore ukrainase në rrjetin Telegram./VOA

Andriy Yermak, shef i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e përshkroi sulmin si pjesë të një përpjekjeje ruse "për të nxitur një krizë ushqimore dhe uri në botë".

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se sulmi shënjestëroi depot e karburantit që përdoren për furnizimin e pajisjeve ushtarake.

oleksiy reznikov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet