LIVE UPDATES
Bota

Mes të arrestuarve në protestat e Iranit dhe 40 të huaj, nuk dihet fati i tyre

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Masoud Setayeshi, për agjencinë shtetërore të lajmeve, IRNA, të martën. Setayeshi, sipas agjencisë IRNA, tha se armiqtë e Iranit duan ta krijojnë një pamje “të zezë dhe të ithët, plot me kaos dhe pasiguri” të vendit.

22 Nëntor 2022, 18:37 Nga d.a.
Mes të arrestuarve në protestat e Iranit dhe 40 të huaj, nuk
Protesta ne iran

IRAN- Në mesin e qindra protestuesve të arrestuar nga regjimi iranian gjatë protestave që po vazhdojnë që nga shtatori në këtë vend, janë edhe 40 nënshtetas të huaj.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Masoud Setayeshi, për agjencinë shtetërore të lajmeve, IRNA, të martën. Setayeshi, sipas agjencisë IRNA, tha se armiqtë e Iranit duan ta krijojnë një pamje “të zezë dhe të ithët, plot me kaos dhe pasiguri” të vendit.

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian tha se të arrestuarit po përballen me akuza të ndryshme, përfshirë spiunazh, dhe shtoi se proceset gjyqësore të tyre do të zhvillohen nën ligjin kriminal islamik.

Gjithsej 1.118 protestuesve në Iran u janë ngritur aktakuza për rrezikim të sigurisë kombëtare, tha Setayeshi. Deri më tani, të paktën gjashtë protestues janë dënuar me vdekje. Zyrtari iranian tha se të akuzuarit mund të apelojnë vendimin që merret për rastin e tyre.

Protestat në Iran janë bërë më të dhunshme gjatë ditëve të fundit. Në zonat kurde në perëndim dhe veriperëndim të Iranit, dëshmitarët kanë përshkruar skena që ngjajnë me një luftë civile.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se mbi 40 njerëz janë vrarë në qytetet kurde në Iran gjatë ditëve të fundit, përderisa forcat shtetërore të sigurisë po e rrisin dukshëm praninë e tyre.

Edhe në pjesë të tjera të Iranit është raportuar për vdekje dhe arrestime të shumta.

Që kur protestat nisën në mes të shtatorit, më shumë se 300 protuestues në Iran kanë vdekur, përfshirë këtu mbi 40 fëmijë, sipas zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut. Aktivistë të tjerë për të drejta të njeriut thonë se numri i të vdekurve kalon shifrën prej 430 personave, ndërsa rreth 17.500 protestues janë arrestuar.

Protestat kundër establishmentit klerik të Iranit shpërthyen dy muaj më parë, pas vdekjes në paraburgim të një gruaje 22 vjeçe, e cila u arrestua nga policia e moralit për, siç u tha, shkelje të rregullave të hixhabit.

Autoritetet thonë se Mahsa Amini humbi jetën nga sulmi në zemër, por familja e saj dhe iranianë të tjerë besojnë se ajo vdiq si rezultat i rrahjes nga policia./REL/

protesta ne iran masoud setayeshi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale