E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Jeta e Melania Trump-it mori një kthesë tjetër kur burri i saj kandidoi për president i Shteteve të Bashkuara në vitin 2016 me Partinë Republikane dhe ajo iu bashkua atij në fushatën elektorale.
SHBA- Melania Trump, modelja e suksesshme sllovene që rikthehet si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, u vendos në qendër të vëmendjes që në vitin 2016, kur bashkëshorti i saj, Donald Trump, u zgjodh president për herë të parë. Me rikthimin e saj në Shtëpinë e Bardhë, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias i hedh një vështrim jetës së saj dhe disa pritshmërive lidhur me të.
Prindërit e quajtën Melanija Knavs. Bota e njohu atë në rolin e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump. Ajo ka lindur më 26 prill 1970 në Novo Mesto, Slloveni, pjesë e ish-Jugosllavisë. Gjatë fëmijërisë së saj në qytetin e Sevnicës, babai i saj shiste makina, ndërsa nëna e saj punonte në industrinë e tekstilit. Melania Knavs ishte megjithatë e interesuar për modën, kujton ish-shoqja e saj e shkollës, Mirjana Jelancic.
"Asaj i pëlqente gjithashtu të krijonte veshje të reja nga ato të vjetra", thotë zonja Jelancic.
Ajo ndërpreu studimet universitare dhe me emrin e ri Melania Knauss, ndoqi karrierën e modeles në Evropë. Në vitet 1990, suksesi i saj e solli atë në Shtetet e Bashkuara.
“Si një modele mode dhe dikush që ftohej shpesh në festat luksoze në Nju Jork, me sa kuptoj kështu u takua me Donald Trump-in”, thotë profesorja e historisë Katherine Jellison, nga Universiteti i Ohajos.
Melania Knauss u bë Melania Trump më 22 janar 2005 dhe lindi djalin e saj të parë dhe të vetëm, Barron, një vit më vonë. Në të njëjtin vit, ajo u bë edhe shtetase amerikane. Jeta e Melania Trump-it mori një kthesë tjetër kur burri i saj kandidoi për president i Shteteve të Bashkuara në vitin 2016 me Partinë Republikane dhe ajo iu bashkua atij në fushatën elektorale.
“Është e mrekullueshme të jem këtu sot me ju dhe me bashkëshortin tim. Jam shumë krenare për të”, tha ajo në atë kohë.
Donald Trump-i bëri betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në janar të vitit 2017. Si zonja e parë, Melania Trump bëri udhëtime në mbarë botën dhe ndërmori projekte si fushata "Bëhu më i miri" që fokusohet në mirëqenien e fëmijëve, sigurinë në internet dhe abuzimin me opioidet.
Ajo mbajti një profil më të ulët se shumë zonja të para, por u përball megjithatë me një vëmendje intensive nga mediat, vëren profesorja Jellison.
“U kritikua nga disa qarqe për zgjedhjet e saj të modës, për vendimin e saj për të mos u zhvendosur menjëherë në Shtëpinë e Bardhë, për fushatën e saj ‘Bëhu më i miri’, që nuk ishte një nga projektet më të suksesshme të shërbimit publik nga një zonjë e parë”, thotë profesorja Jellison.
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump praktikisht u largua nga sytë e publikut. Ajo u rishfaq herë pas here për të mbështetur kandidaturën e bashkëshortit të saj për rizgjedhje. Dhe për të reklamuar librin e saj me kujtime.
“Shkrimi i këtyre kujtimeve ka qenë një udhëtim thellësisht personal dhe reflektues për mua”, tha zonja Trump.
Votuesi nga shteti Wisconsin, Austin Smith ka votuar për kandidatin republikan Donald Trump që në vitin 2016. Ai ka aspiratat e tij për rolin që do të luante Melania Trump pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.
“Do të doja që ajo të merrej ndoshta me disa projekte për kafshët shtëpiake. Një gjë për të cilën jam shumë i apasionuar është p.sh. çështja e ushqimit në shkolla”, thotë votuesi Austin Smith.
Votuesja demokrate Jasleen Kaur do të donte që Melania Trump të ishte një "zonjë e parë me ndikim".
“Dalja dhe bisedimi me komunitetet urbane, dalja në të gjithë vendin duke e bërë veten të njohur, jo vetëm si një figurë që qëndron pas presidentit, por si një grua me një lloj pushteti”, thotë votuesja Kaur. Analistja Jellison, megjithatë, mendon se si një zonjë e parë në mandatin e dytë, Melania Trump ndoshta do të vazhdojë, në pjesën më të madhe, t'i shmanget vëmendjes./VOA
Abu Obeida GAZA- Brigada Ezzedine al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit ka paralajmëruar se zbatimi i armëpushimit do të varet ...
Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti ditën e sotme një ditë tepër emocionale për shkak të...
Trump SHBA- Më shumë tarifa, ngadalësimi i emigracionit përgjatë kufirit meksikan, largimi nga Marrëveshja e Parisit dhe nj&e...
Biden GAZA- Ushtria izraelite njoftoi se tre pengjet izraelite të liruar nga Hamasi janë tashmë në territorin izraelit. N&eum...
Foto ilustruese SHBA- Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin nj&...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po përgatitet të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për të shtyrë...
Pamje nga vendi i ngjarjes GAZA- Tre pengjet e para të mbajtura nga Hamasi u liruan pak pas orës 16:00 të dielën. Lajmi për l...
Trump SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në...
foto ilustruese UKRAINË Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase pretendoi se situata në Pokrovks vazhdon të jetë &ld...
foto ilustruese GAZA- Me armëpushimin tani në fuqi, Gaza shpreson t'i japë fund kapitullit më shkatërrues në konfliktin pothu...