LIVE UPDATES
Aktualitet

Media amerikane: Lin, fshati 8500-vjeçar më i vjetri në Evropë

Gjetjet e bëra nga arkeologët zviceranë dhe shqiptarë me ndihmën e zhytësve profesionistë tregojnë se Lin shërbeu si një qendër për zhvillimin e bujqësisë, zejtarisë dhe peshkimit rreth 8500 vjet më parë, duke e bërë atë fshatin më të vjetër buzë liqenit të zbuluar deri më sot dhe madje edhe më i vjetër se ato që gjenden në Italinë jugore dhe në mbarë Evropën. 

21 Gusht 2023, 10:57 Nga a.l
Media amerikane: Lin, fshati 8500-vjeçar më i vjetri në
Lin

Sipas profesor i arkeologjisë nga Universiteti i Zvicrës, Albert Hafner në një intervistë për universitetin tha se zbulimi nën liqenin e Ohrit në fshatin Lin, Shqipëri, konfirmon se vendbanimet në breg të liqenit të rajonit, i cili shtrihet në kufirin malor të Maqedonisë së Veriut, janë shumë më të vjetra sesa pritej nga arkeologët. 

Gjetjet e bëra nga arkeologët zviceranë dhe shqiptarë me ndihmën e zhytësve profesionistë tregojnë se Lin shërbeu si një qendër për zhvillimin e bujqësisë, zejtarisë dhe peshkimit rreth 8500 vjet më parë, duke e bërë atë fshatin më të vjetër buzë liqenit të zbuluar deri më sot dhe madje edhe më i vjetër se ato që gjenden në Italinë jugore dhe në mbarë Evropën. 

Deri në gjetjen e projektit EXPLO, vendbanimet më të vjetra të njohura më parë në rajonet e Mesdheut dhe Alpine ishin disa qindra vjet më të rinj. Data e re e radiokarbonit tregon midis viteve 6000 dhe 5800 para Krishtit si një shenjë kohore për një nga vendbanimet më të hershme të Evropës të shtëpive me këmbë.

“Sitet arkeologjike në liqenet e Ballkanit jugor (Greqi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut) ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të hetuar arkivat e pasura të ndryshimeve shoqërore dhe mjedisore në djepin e bujqësisë evropiane. Sedimentet natyrore të liqeneve dhe vendbanimet prehistorike të zhytura në ujë ofrojnë kushte të jashtëzakonshme ruajtjeje dhe njohuri unike holistike në dinamikat e antroposferës, biosferës dhe gjeosferës së kaluar”, thuhet në faqen e internetit të projektit EXPLO. 

Arkeologu shqiptar Adrian Anastasi tha për AFP se ndërtimi i fshatit të tyre mbi shtylla ishte një detyrë komplekse, shumë e ndërlikuar, shumë e vështirë dhe është e rëndësishme të kuptojmë pse këta njerëz e bënë këtë zgjedhje.

Arkeologët që kanë punuar në vend për katër vjet, duke zbuluar fara të ndryshme, bimë dhe eshtra të kafshëve të egra dhe të zbutura,  së fundmi u ndeshën në një mister të ri për t'u përpjekur dhe për ta zgjidhur. Zbulimi i palisadave sugjeron se vendbanimi ishte i fortifikuar me mijëra dërrasa me thumba të përdorura si barrikada mbrojtëse, por arkeologët nuk janë të sigurt pse u nevojitej fshatarëve.

Sipas arkeologëve do të duhen edhe dy dekada që vendbanimi të eksplorohet dhe studiohet plotësisht dhe të nxirren përfundimet përfundimtare. 

Marrë dhe përshtatur nga Usatoday.com

lin

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet