27 Mars 2023, 21:10
Nga k.m.
Donald Trump
Juria e madhe e Manhatanit, që po heton për ish-presidentin Donald Trump lidhur me pagesën për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels në ditët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, në këmbim të heshtjes së saj, pritej të mblidhej të hënën për të dëgjuar prova të mëtejshme.
Megjithatë nuk ka anjë informacion se kur mund t’i kërkohet kësaj jurie të votojë për një aktakuzë të mundshme.
Është hera e parë që juria dëgjon dëshmi për këtë hetim që nga e hëna e kaluar.
Ish-presidenti Trump deklaroi më 18 mars në platformën e tij të mediave sociale, se ngritja e akt-akuzës ishte e pashamngshme dhe tha se priste të arrestohej të martën e kaluar. Që atëherë ai ka përdorur mungesën e një aktakuze për të pohuar, duke mos dhënë asnjë provë, se hetimi po dështon.
Ish-presidenti republikan gjithashtu ka përshkallëzuar retorikën e tij, duke paralajmëruar se “vdekja dhe shkatërrimi i mundshëm” do të shoqëronte çdo aktakuzë. Ai postoi gjithashtu një foto të tij duke mbajtur një shkop bejsbolli pranë një fotografie të Prokurorit të Manhatanit Alvin Bragg, një demokrat.
Pagesa në këmbim të heshtjes nuk përbën në vetvete një krim. Por prokurorët federalë thonë se pagesa për zonjën Daniels, si dhe për një grua tjetër, Karen McDougal, duhej të ishte raportuar si shpenzim fushate elektorale, ndërkohë që ato u regjistruan si shpenzim ligjor, një shkelje e ligjeve federale. Zoti Trump ka mohuar se pagesa ishte “kontribut për fushatën”.
Ekspertët ligjorë thonë që nëse ngrihen akuza, ato ka të ngjarë që të përqendrohen tek falsifikimi i dokumenteve financiare. Por në Nju Jork, falsifikimi i të dhënave të biznesit konsiderohet një kundravajtje. Për ta ngritur akuzën në nivelin e një vepre penale, prokurorët duhet të vërtetojnë se veprimi i mashtrimit (kundërvajtja) ka patur si synim mbulimin e një krimi tjetër.
Kjo është vetëm një nga sfidat ligjore për ish-presidentin që ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2024.
Prokurori i posaçëm Jack Smith po drejton hetimet e Departamentit të Drejtësisë mbi dokumentet sekrete që iu gjetën ish-presidentit në rezidencën e tioj private, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, si edhe mbi përpjekjet e zotit Trump dhe aleatëve të tij, për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Një hetim, tjetër është duke u zhvilluar nga prokurori në Xhorxhia, mbi përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet./VOA
donald trump
Bota
27 Mars 2023, 21:03
a.l
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin
RUSI- Kryeopozitarja bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya ka deklaruar se vendimi i Rusisë për t&eum...
Bota
27 Mars 2023, 20:49
a.l
Albin Kurti dhe Aleksandër VUçIç
SERBI- Marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër mbetën të panëns...
Bota
27 Mars 2023, 20:51
A.B
Oliver Varhelyi
BRUKSEL- Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në BE-së dhe Fqinjësinë e Mirë ka dënuar sulmin me a...
Bota
27 Mars 2023, 20:32
a.l
Sergei Lavrov
RUSI- Rusia e ka paralajmëruar Armeninë për pasoja të rënda nëse i nënshtrohet juridiksionit të ...
Bota
27 Mars 2023, 20:24
a.l
Vrasje në Brazil
BRAZIL- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në Brazil. Mediat e huaja raportojnë se një 13-...
Bota
27 Mars 2023, 20:17
k.m.
Juancho
KOLUMBI- Rubén Darío Viloria Barrios, alias 'Juancho', u kap falë guximit të një gruaje. Rubén ishte një t...
Bota
27 Mars 2023, 20:19
a.l
Policia Zviceriane
ZVICËR- Numri i vjedhjeve në Zvicër u rrit me 14% në vitin 2022 – rritja e parë në dhjetë ...
Bota
27 Mars 2023, 20:11
a.l
Nanaia Mahuta
ZELANDA E VERIUT- Ministrja e Jashtme e Zelandës së Veriut Nanaia Mahuta i ka shprehur shqetësimin Kinës p...
Bota
27 Mars 2023, 19:53
A.B
Kadejah Michelle Brown
SHBA- Kadejah Michelle Brown, nga Misisipi është lënë në paraburgim pasi autoritetet dyshojnë se ...
Bota
27 Mars 2023, 19:57
k.m.
Covenant School
SHBA- Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur janë vrarë pas sulmi me armë zjarri në Covenant S...