LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan: Akte kriminale. Sveçla: Trazirat po nxiten nga Shërbimi Sekret serb, nuk tërhiqemi

• Ditën e djeshme hyn në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS. • Gjatë mbrëmjes një shtetasi serb në Zubin Potok, veri të Kosovës, i është djegur makina me targa RKS. • Ambadasori amerikan në Prishtinë ka reaguar ndaj këtij incidenti duke e dënuar dhe ka kërkuar nga qeveria e Kosovës shtyrjen e afatit për targat. • Ndëkohë media britanike BBC, në një artikull të publikuar në lidhje me çështjen e targave thekson se kjo nuk është e mjaftueshme për të nisur një konflikt të ri. • Policia e Kosovës ka bërë publike fletëqortimin që do të marrin drejtuesit e mjeteve me targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” nëse duke nisur nga dita e sotme nuk i konvertojnë në RKS. • Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në në postim në Facebook ka konfirmuar hyrjen në fuqi të rregullave të reja dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të regjistrojnë mjetet me targa legale. • Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç tha se me urdhër të presidentit Aleksandër Vuçiç, ushtria serbe është në gatishmëri dhe niveli i gatishmërisë luftarake është ngritur për shkak të situatës në Kosovë. • Në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, qarkullojmë afër 10.000 targa të lëshuara nga Serbia, me akronime për qytetet e Kosovës sikurse PZ, PR, KM e të ngjashme. • Duke nisur nga 1 nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim. • Ministri i Bredshëm i Kosovës Xhelal Sveçla duke komentuar situatën në Veri u shpreh se trazirat dhe tensionet po nxiten nga shërbimi sekret serb. Ai shtoi se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i marrë për reciprocitetin e targave. • Deklaratave të fundit se ushtria serbe ka vënë në gatishmëri ushtrinë në rast të një konflikti në Veri Sveçla tha se duhet të jetë e qartë se targat serbe janë të paligjshme në Kosovë. • Lidhur me këtë çështje ka reagur dhe i dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, i cili u shpreh se kjo çështje nuk mund të nxisë konflikt. •Ndërkohë ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier i cilësoi si akte kriminale dhe frikacake djegiet e makinave në Veri të Kosovës.

11 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tensionet në Veri/ Sveçla: Po nxiten nga elementë të shërbimit sekret serb. Targat serbe, të jashtëligjshme në Kosovë

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan: Akte kriminale. Sveçla:
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla tha se grupet ekstremiste serbe në Veri të Kosovës po nxisin tensione teksa shtoi se sa herë që ka tensione në Veri ambasada ruse në Kosovë shon në kufi të Kosovës. Sipas tij që nga viti 2015 deri më tani janë djegur 56 makina në Mitrovicë.

"Ata po organizojnë këto grupe ekstremiste që nxisin tensione. Më herët, kemi dëbuar shtetas rusë me dyshime se janë spiunë. Sa herë ka tensione, ambasada ruse shkon në kufi me Kosovën. Që nga viti 2014 kemi 56 vetura të djegura në atë zonë", tha ai.

Ministri akuzoi Serbinë se po ndihmohet me armë nga Rusia. I ftuar në emisionin "Zona Zero" në Top Channel Sveçla tha se jemi në një situatë ku një ministër kërkon minim të institucioneve ku ai vetë bën pjesë duke iu referuar kreut të Listës Serbe Goran Rakiç

"Ne si qeveri po vuajmë pasojat e tmerrshme të vendimeve që qeveritë e mëparshme kanë marrë. Në qeverinë e Kosovës duhet të ketë patjetër një ministër serb, sipas ligjit.  Jemi në një situatë ku kemi një ministër kërkon minim të institucioneve ku ai vetë bën pjesë. Ne jemi duke i zgjidhur çështjet një nga një", shtoi ai

3 VITE ME PARE

"Është vendosur në gatishmëri ushtria serbe”, Sveçla për vendimin e targave: Nuk u tërhoqëm

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan: Akte kriminale. Sveçla:
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla është shprehur se qeveria e Kosovës nuk ka hequr dorë nga marrëveshja e targave por thjesht ka bërë disa ndryshime që ishin të nevojshme për frymën e dialogut dhe mos nxitjes së konfliktit. Ai tha se e mira e gjithë rajonit është që Serbia të demokratizohet duke iu referuar deklaratave të fundit se ushtria serbe është në gatishmëri në rast të ndonjë sulmi.

"Ne nuk u tërhoqëm por modifikuam qasjen fillestare. Nuk ka patur fare gatishmëri nga pala serbe per të zgjidhur këtë cështje dhe në këtë kuadër kemi edhe reagimin e të gjithë aleatëve. Ne kishim dallime në implementim. Tani kemi dhe një incident për të ashtëquajtur fluturimin e dronëvë mbi tëerritorin e Serbisë dhe ata kanë ngritur në gatishmëri ushtrinë dhe ka vendosur trupat pranë kufirit. E mira e Kosovës dhe të gjithëve në rajonë është që Serbia  të demokratizohet", tha ai në studeion e Zona Zero në Top Channel.

3 VITE ME PARE

Policia e Kosovës në veri nuk zbaton vendimin e qeverisë, refuzon të shpërndajë letra qortuese

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan: Akte kriminale. Sveçla:

KOSOVË- Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, tha se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.

“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, tha Gjuriq më 2 nëntor dhe shtoi se “patrulla të njësive të trafikut nga Prishtina janë dërguar në veri, për të ushtruar presion”.

Gjuriç i bëri këto deklarata pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë dhe katër kryetarëve të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok). Ai tha se me këtë vendim paraprakisht është informuar edhe drejtoria e përgjithshme në Prishtinë si dhe të gjithë akterët ndërkombëtarë.

Që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë makina me targa ilegale (KM), do të marrin fleta qortuese. Kjo është faza e parë e planit prej tri etapash, që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023, sa i përket riregjistrimit të makinave në targat RKS (Republika e Kosovës). Faza e dytë parasheh gjobë prej 150 eurosh për shoferët që kanë makina me targa serbe, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targa provuese. Pas 21 prillit, sipas Qeverisë, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave që nuk kanë targa RKS.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ende nuk është prononcuar se si do të veprojë pas këtij vendimi të policisë në veri.

Ndërkaq, nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se të gjithë përfaqësuesit e partisë së tij ofrojnë mbështetje të plotë “për policët e drejtorisë rajonale të veriut”.

"Serbët nuk duan të zëvendësojnë targat e tyre KM me targat RKS”, tha Simiq.

“Shqiptimi i dënimit të parë do të pasohet me një reagim të ashpër dhe rezistencë të fortë me të gjitha mjetet demokratike. Nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në këtë moment”, tha ai.

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, e cila funksion ne sistemin e Kosovës, Millan Radojeviq, falënderoi komandantët e stacioneve nga veriu në emër të katër kryetarëve të komunave veriore dhe tha se ata mbështesin dhe “mirëkuptojnë plotësisht punonjësit e policisë që nuk duan të shpërndajnë qortime”.

“Kemi pasur një takim ku kemi arritur në konkluzione të caktuara që do të tregojnë unitetin e popullit tonë në këto zona”, tha ai.

Përmes një njoftimi për media, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se mbështet vendimin e drejtuesve të policisë në veri, kurse për policët nga Prishtina tha se nuk kanë “asnjë arsye” që të shkojnë në komunat në veri të Kosovës.

*Video: Nis lëshimi i fletave qortuese

Në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – vlerësohet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe. Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera.

Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri, që kanë pasur në cak kryesisht serbët që kanë riregjistruar makinat e tyre në RKS. Vendimi për riregjistrimin e makinave fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj për shkak se serbët lokalë ngritën barrikada në shenjë pakënaqësie ndaj këtij vendimi. Pak para se të skadonte afati për riregjistrim më 31 tetor, Qeveria e Kosovës njoftoi për planin e saj me tri faza për targat.

Marrë nga REL

3 VITE ME PARE

Reciprociteti/ Sarrazin: Targat nuk janë një temë për konflikte në vend

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan: Akte kriminale. Sveçla:
Manuel Sarrazin

KOSOVË- I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin u shpreh se reciprociteti i targave bnuk mund të jetë një çështje që nxit konflikte në veri teksa shtoi se ndan të njëjtin mendim me të dërguar e BE-së Miroslav Lajçak sa i përket dialogut. 

“Unë e ndaj çfarëdo qoftë qëndrimi që ka BE-ja dhe Lajçak, ai është marrë me këtë proces, merret me dialogun i qëndrojmë lojal pozitës së tij, kjo është ajo linja e fundit”, ka thënë Sarrazin në një intervistë për Klan Kosova.

Sarrazin ka komentuar edhe deklaratat e politikanëve serbë në Kosovë të cilët thonë se nëse jepet gjoba e parë për këtë çështje atëherë ata do t’i vendosin prapë barrikadat në rrugë dhe do të bllokojnë qarkullimin në atë pjesë të vendit.

“Nuk mendoj se kjo është e mençur. Ka shumë qasje të rrezikshme mbi këtë, mendoj që targat nuk janë një temë që do duhej të kishte konflikte të mëdha në vend. Ka nevojë të gjitha palët të gjejnë një mënyrë që të organizojnë të drejtat ligjore në një mënyrë e qetë dhe fleksibile”, tha Sarrazin.

3 VITE ME PARE

Iu dogj makina në veri, shtetasi serb publikon pamjet: Kam 16 vite që e kam regjistruar me targa të Kosovës

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan: Akte kriminale. Sveçla:
Makina e djegur

KOSOVË- Shtetasi serb, të cilit ju dogj makina pranë shtëpisë së tij në Zubin Potok, ka postuar pamjet pas ngjarjes dhe ka thënë se për pak i është rrezikuar dhe shtëpia.

Në një postim në Facebook, Bojan Bozoviq ka thënë se makina e tij nuk është riregjistruar së fundmi me targat RKS, por ka qenë e regjistruar në targa të Kosovës qe 16 vite.

Makina e tij ishte djegur mbrëmë pas mesnate dhe për këtë rast ka reaguar sot edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Hovenier i ka quajtur veprime frikacake dhe kriminale, ndërsa ka përsëritur qëndrimin dhe kërkesën e SHBA-së për shtyrjen e afatit për targat.

SHBA-të dënojnë djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjeve të Kosovës. Këto janë veprime frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier ndër të tjera.

Më 31 tetor skadoi dhe afati i fundit i vendimit të qeverisë së Kosovës për të gjithë qytetarët serbë që jetojnë në veri që të konvertojnë targat e makinave të tyre në RKS. BE-ja, por edhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për 10 muaj afatin për riregjistrim, por kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj duke bërë vetëm disa ndryshime të rregullave. Duke filluar nga 1 nëntori deri më 21 nëntor për këdo që nuk konverton targat serbe do të jepet masa e vërejtjes. Pastaj do të vijojë me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat prove për makinat me targa ilegale. Ndërkaq, pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave me targa ilegale.

3 VITE ME PARE

Incidenti në Veri të Kosovës, digjet një makinë me targa RKS e një serbi në Zubin Potok

 

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan: Akte kriminale. Sveçla:
Targa

 

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të së mërkurës ka pranuar informacione për vënien e zjarrit dhe djegien e një veture me targa RKS, Republika e Kosovës, në Zubin Potok, pronar i së cilës ka qenë një qytetar i komunitetit serb.

Policia ka thënë se zjarrfikësit kanë dalë në skenën e incidentit dhe se autoritetet janë duke hetuar rastin. Ky njoftim vjen një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS.

Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, llogaritet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe.

Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera. Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, që kryesisht kanë cak serbët që po riregjistrojnë makinat në RKS. Institucionet e Kosovës kanë fajësuar “grupet ilegale ekstremiste” për këto incidente.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se nga 1 shtatori deri më 27 tetor kanë regjistruar tri incidente të sulmeve ndaj serbëve që i janë përgjigjur kërkesës për riregjistrimin e makinave. Deri në fund të muajit tetor besohet se rreth 20 makina me targa ilegale serbe janë pajisur me targat RKS.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, nuk kanë reaguar për djegien e makinave dhe pronave të banorëve serbë. As Beogradi zyrtar nuk ka komentuar publikisht këto sulme në veri të Kosovës./REL/

3 VITE ME PARE

Reciprociteti i targave, ambasadori i SHBA në Kosovë kërkon për shtyrje të afatit me 12 muaj

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan: Akte kriminale. Sveçla:

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier ka folur rreth situatës së krijuar në veri pas hyrjes nv fuqi të vendimit pët targat.

Hovenier ka përsëritur edhe një herë kërkesën drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës për shtyrje të plotë të implementimit të vendimit për 12 muaj, në mënyrë që targat RKS mund të vendosen pas kësaj periudhe.

"Ne ritheksojmë kërkesën tonë për një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit në mënyrë që tabelat RKS të mund të vendosen gjatë 12 muajve duke pohuar se Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim."-shkroi ai.

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan: Akte kriminale. Sveçla:
Postimet

Ai gjithashtu ka thënë se SHBA-ja dënon aktin e djegies dhe shkatërrimit të pronave dhe çfarëdo përpjekje tjetër për të intidimiduar ata të cilët dëshirojnë të regjistrojnë makinat e tyre me RKS.

“Këto janë akte frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier.

Autoritetet në Serbi kërkojnë targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

3 VITE ME PARE

Konflikti Kosovë-Serbi për targat, BBC: Arsye e pamjaftueshme për të nisur konflikt të ri

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan: Akte kriminale. Sveçla:
Foto

PRISHTINË- Një grindje mbi targat e makinave duket një arsye e pamundur për vendosjen e trupave në ushtri dhe për t'u përplasur me partnerët ndërkombëtarë. Por Serbia dhe Kosova aktualisht po bëjnë pikërisht këtë gjë. Këmbëngulja e Kosovës që pakica serbe duhet të dorëzojnë targat e lëshuara nga Serbia po i tensionon marrëdhëniet me mbështetësit e saj kryesorë ndërkombëtarë, BE-në dhe Shtetet e Bashkuara.

Trupat paqeruajtëse të Kfor-it të NATO-s po shtojnë patrullimet në Veri të Kosovës në rast të ndonjë incidenti. Dhe ministri i mbrojtjes i Serbisë thotë se trupat e saj po qëndrojnë pranë "për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Serbisë, përfshirë serbët në Kosovë". Menjëherë pas mesnatës së të martës, policia e Kosovës filloi të jepte vërejtjet e para me shkrim, pasi afati për ndërrimin e targave kishte skaduar.

Qortimin e parë e mori një grua nga Serbia, e cila kaloi nga dogana e Jarinjes. Njoftimi i policisë paralajmëronte se ajo duhet të hiqte targat e lëshuara nga Serbia nga makina e saj deri më 21 nëntor, ose do të përballej me gjobë. Por shoferja kundërshtoi, duke thënë se ajo do të priste të dëgjonte ndonjë lajm nga qeveria e Serbisë përpara se të bënte ndonjë ndryshim në mjetin e saj. Ndërkohë që deri më tani ka shumë pak gjasa që Beogradi të ndryshojë qëndrimin e tij. Pretendohet se serbët e Kosovës kanë çdo të drejtë të përdorin targa të lëshuara nga Serbia, duke reflektuar mosnjohjen nga Beoradi të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Petar Petkoviç - shefi i zyrës së qeverisë për Kosovën - ka shkoqitur grumbujt e dokumenteve të grumbulluara në tavolinën e tij, duke prezantuar situatën. Ai theksoi klauzolat që prezantoi, ishin prova se autoritetet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, kanë refuzuar marrëveshjet e arritura përmes një dialogu të ndërmjetësuar nga BE.

“Prishtina është fajtori i vetëm këtu”, tha ai për BBC.

Pretendimi për “dhunë” i referohet raportimeve se policia në Kosovë do të konfiskonte vetura me targa serbe. Në fakt, plani aktual është pak më pak dramatik. Pas tre javësh nga fillimi i lëshimit të paralajmërimeve me shkrim, Policia do të fillojë të japë gjoba prej 150 € për çdo shofer që nuk e ka lëshuar targën. 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Beslimi, duhej t'i shpjegonte të gjitha këto ndryshime në Konferencën e Sigurisë në Beograd të premten e kaluar. Por policia serbe e ktheu atë mbrapsht, gjoja për sigurinë e tij, para se të arrinte në destinacion. Si përfundim, ai u paraqit në konferencë me video e tha se nuk ishte penduar që Kosova kishte injoruar lutjet e BE-së dhe SHBA-së për të vonuar goditjen.

"Prishtina thjesht po kërkon që ligjet e saj të respektohen. Në të kaluarën, BE-ja ka pasur tendencë për të zgjidhur çështjet duke i shtyrë.  Shtyrja vetëm sa e bën problemin më të madh - edhe ne vetëm sa e transferojmë problemin te burokrati tjetër në BE. Ne nuk mendojmë se ky është ilaçi më i mirë për trajtimin e problemeve afatgjata,"- tha ai për BBC.

Diplomatët e huaj po ashtu nuk kanë marrë mundimin të fshehin shqetësimin e tyre. BE tha se ishte "zhgënjyer" që këshilla e saj për të shtyrë aksionin për 10 muaj "nuk është respektuar". Ndërkaq, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, u shpreh i zemëruar kur foli në të njëjtën seancë të Konferencës së Sigurisë në Beograd si Besnik Beslimi.

"Ne kemi folur për armë bërthamore kohët e fundit. Kjo temë është më e rëndësishme se targat. Fokusimi në detajet e vogla nuk do i zgjidh çështjet themelore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë."

Në ndërkohë, banorët në Mitrovicën e Veriut, qyteti më i madh me shumicë etnike serbe në Kosovë, janë gjithashtu të shqetësuar. Jovana Radosavljeviç jeton atje, duke drejtuar Iniciativën e Re Sociale - një organizatë që promovon besimin midis komuniteteve. Ajo thotë se shumë serbë etnikë janë të ngopur duke u lënë mes dy zjarreve, midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Edhe me dialogun e Brukselit dhe zbatimin e integrimit, komuniteti lokal nuk u pyet se si ndihen, çfarë duan dhe si duan të bëhet."

Gjithë çfarë kuptojmë është që mosmarrëveshja e targave po shërben për të theksuar faktin që përpjekjet për normalizim të situatës mes Kosovës dhe Serbisë kanë ngecur./BBC

3 VITE ME PARE

Situata në kufi/ Serbia thotë se dronët vëzhguan trupat e saj, Prishtina i cilëson pretekst

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan: Akte kriminale. Sveçla:
Kosove-Serbi

Autoritetet serbe thanë se kanë ngritur të martën avionët ushtarak pasi, siç u tha, dronë vëzhgues u panë në afërsi të kufirit të Serbisë me Kosovën, ndërsa autoritetet në Prishtinë i cilësuan pretendime të pavërteta që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

Kryeministrja serbë, Ana Bërnabiç i tha Radiotelevizionit të Serbisë se “fluturake pa pilot kanë vëzhguar dhe regjistruar në zonën tokësore të sigurisë dhe dy kazerma të ushtrisë serbe dhe presidenti (Aleksandër Vuçiç) ka urdhëruar forcimin e sigurisë ajrore”, duke ju referuar njoftimeve për angazhimin e avionëve Mig-29.

“Nëse përsëritet një gjë e tillë ne do ta rrezojmë çdo fluturake të tillë”, tha kryeministrja serbe.

Nuk pati ndonjë reagim nga forcat paqeruajtëse të NATO-s që kanë shtuar kontrollet në veriun e Kosovës për të “ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt”.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, në një postim në rrjetet sociale hodhi poshtë pretendimet e autoriteteve serbe duke theksuar se ato synojnë krijimin e një “preteksti për rritjen e numrit të trupave të ushtrisë serbe përreth kufirit me Republikën e Kosovës, si mjet për përhapjen e një gjendje paniku mbi qytetarët e të dyja shteteve”.

Njoftimet e tilla u bënë pak kohë pasi u tha se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në Kosovë në ditën kur autoritetet filluan zbatimin e vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë për të paralajmëruar qytetarët serbë në veriun e Kosovës për afatet e përcaktuara për ndërrimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.

Paralajmërimet filluan pavarësisht thirrjeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që Kosova të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e vendimit për konvertimin e targave të makinave, një çështje që në të kaluarën ka nxitur tensione të larta me Serbinë, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës.

Të dyja vendet janë përfshirë në një proces të gjatë bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre që është kusht për përparimin drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.

Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar kohët e fundit përpjekjeve për një marrëveshje mes palëve duke kërkuar paparim në proces në dritën e shqetësimeve se situata rreth luftës në Ukrainë dhe lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë mund t'i përkeqësojnë gjërat në terren.

Aktualisht të dyja palët janë duke e shqyrtuar larg syve të opinionit një propozim franko-gjerman të mbështetur nga Uashingtoni për një marrëveshje, por hollësitë ende nuk janë bërë publike./VOA

3 VITE ME PARE

Marrëveshja që po pritet- Kur statusi i Kosovës të mos jetë më “mollë sherri” në rajon

Tensionet në Veri/ Ambasadori amerikan: Akte kriminale. Sveçla:
Aleksandër Vuçiç, Olaf Scholz dhe Albin Kurti

“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka hyrë edhe në zhargonin e Procesit të Berlinit. Qarqe qeveritare nga Berlini thanë të martën se tashmë ka ardhur “momenti i së vërtetës” për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se prej tyre pritet “që të nxjerrin mësimet nga realiteti i ri, i krijuar që nga invazioni rus në Ukrainë," tha një zyrtar i lartë pranë kancelarit gjerman të martën në Berlin.

“Nuk ka më vend për konflikte"

Sidomos në adresë të Kosovës dhe Serbisë priten të dëgjohen mesazhe të qarta. Gjermania dhe Franca aktualisht po bëjnë presion diplomatik që dy vendet të pajtohen me propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.

“Sot nuk ka më vend për konflikte të tilla, me potencial shpërthyes, siç është ai midis Kosovës dhe Serbisë”, tha zyrtari.

Sipas tij, këto janë pritmëritë e qarta edhe të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. "Status quoja është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu që statusi të kthehet në 'mollë sherri' për çdo çështje”. Sipas tij, kjo është arsyeja edhe se përse Gjermania dhe Franca kanë dalë me një plan konkret për dialogun. Sipas presidentit të Serbisë, Vuçiç, ai parashikon që Serbia, pa pasur nevojë të njohë shtetësinë e Kosovës të hapë rrugë për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, sidomos OKB, dhe në këmbim të marrë përfitime ekonomike dhe një anëtarësim më të shpejtë në BE. 

Pritet nënshkrimi i marrëveshjeve

Statusi i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë është një nga gurët që pengojnë përparimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, që është në fokus të Procesit të Berlinit. Që kur u iniciua Procesi i Berlinit, në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, është jetësuar vetëm heqja e tarifave roaming. Katër marrëveshjet e mobilitetit të arritura në samitin hibrid të Sofjes, në nëntor 2020, mbetën të bllokuara për shkak të mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Konferenca e ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit, më 21 tetor 2022 në Berlin. Krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe Gjermanisë, janë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, presidencës çeke, si edhe të tetë vendeve të BE-së dhe Britainsë së Madhe.
Prandaj edhe nënshkrimi i tre prej tyre që pritet të bëhet më 3 nëntor në Berlin konsiderohen nga Gjermania si sukses i rëndësishëm. I dërguari i qeverisë gjermane në Ballkan, Manuel Sarrazin, dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, që drejtohet nga ish-ministrja shqiptare e integrimit evropian, Majlinda Bregu, kanë bërë shumë seanca negocimi me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të arritur më në fund një gjuhë diplomatike të pranueshme nga të gjitha palët. Tri marrëveshjet mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me karta identiteti, njohjen reciproke të diplomave, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale.  

Fonde për energjinë

Ministrja gjermane e punëve të jashtme Annalena Baerbock i quajti ato “historike” të enjten e kaluar, në konferencën e ministrave të jashtëm në Berlin. Për Gjermaninë, e cila e ka Ballkanin Perëndimor në fokus të politikës së saj, ato janë një shpresë për të bërë përparime thelbësore edhe në fusha të tjera, si në sektorin e sigurisë dhe energjisë.

Sipas burimeve pranë kancelarisë gjermane vendet e rajonit kanë nevojë urgjente për të përballuar ngushticat e furnizimit me energji. Të enjten pritet që Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, të premtojë ndihma për të përballuar dimrin, por edhe grante për reformimin e sektorit të energjisë në rajon. Edhe këtu, parakusht është që vendet të jenë të gatshme të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, bëhet e ditur nga kancelaria. Javën e kaluar në Berlin u mblodhën ministrat e energjisë së Procesit të Berlinit për diskutuar për këtë çështje.

Eksperti për Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber, thotë për DW se marrëveshjet që do të nënshkruhen janë një përpjekje për të sinjalizuar se Procesi i Berlinit është i orientuar më shumë drejt sukseseve konkrete. Por Bieber thotë se sfida më e madhe qëndron te jetësimi i tyre.

“Ka pasur shumë memorandume dhe vendime gjatë 8 viteve të fundit, por ato shpesh janë zbatuar vetëm pjesërisht, sepse askush nuk e ka kontrolluar zbatimin e tyre. Vendi pritës përkatës shpesh ka vensour një agjendë të re dhe u ka vënë vijën të gjitha marrëveshjeve të bëra më parë”, tha Bieber./DW

reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje