LIVE UPDATES
Bota

Manastiri i Deçanit e “mirëpret” me kushte Kurtin

Çështja e kthimit të pronave të Manastirit të Deçanit është aktuale tash e gjashtë vjet, duke pasur parasysh se autoritetet lokale në Deçan refuzojnë të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht thirrjeve të shumë diplomatëve amerikanë dhe evropianë se vendimi, që është sjellë në favor të manastirit, duhet respektuar.

12 Tetor 2022, 20:02 Nga k.m.
Manastiri i Deçanit e “mirëpret” me kushte Kurtin
Manastiri i Deçanit

“Unë jam kryeministri i parë i Kosovës, me të cilin priftërinjtë ortodoksë në Manastirin e Deçanit nuk pranojnë të takohen”.

Kjo ishte një nga deklaratat e fundit të kreut të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ndaj të cilës ky manastir mesjetar i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) është përgjigjur duke thënë se ai dhe presidentja Vjosa Osmani “janë zyrtarët e parë të Kosovës që publikisht shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe që e konsiderojnë atë të paligjshëm”.

Përveç kësaj, nga ky manastir thonë se Kurti është i mirëpritur atje bashkë me “ekstraktin e kadastrës për pronën e manastirit”. Çështja e kthimit të pronave të Manastirit të Deçanit është aktuale tash e gjashtë vjet, duke pasur parasysh se autoritetet lokale në Deçan refuzojnë të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht thirrjeve të shumë diplomatëve amerikanë dhe evropianë se vendimi, që është sjellë në favor të manastirit, duhet respektuar.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë të formës së prerë dhe obliguese për të gjitha palët, por ligji nuk parasheh “dënim” për mosbindje ndaj vendimeve të kësaj instance më të lartë gjyqësore.

Megjithatë, në shtator të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë “vendimin për mosekzekutimin e aktgjykimit”, në të cilin konstatohet se vendimi i saj i vitit 2016 nuk është zbatuar. Më pas nga prokurori i Shtetit është kërkuar që të veprojë në përputhje me Ligjin penal dhe Ligjin për procedurën penale të Kosovës.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës në Kosovë, në qershor të këtij viti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë (REL) se ka nisur hetime kundër Komunës së Deçanit për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por nuk janë specifikuar detajet.

Më 11 tetor, REL-i kontaktoi sërish të njëjtën prokurori për të pyetur se deri ku ka arritur hetimi dhe nëse ishte ndërmarrë ndonjë hap specifik, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk është kthyer asnjë përgjigje. Autoritetet lokale në Deçan refuzojnë t’i lejojnë Manastirit të Deçanit që t’i regjistrojë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, sepse mendojnë se kjo pronë është e ndërmarrjeve sociale “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk i ka takuar asnjëherë manastirit.

Ato vlerësojnë, gjithashtu, se Gjykata Kushtetuese e ka “legalizuar” vendimin e ish-presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) Slobodan Milosheviq, të vitit 1997, kur ai vendosi t’ia dhurojë atë pronë Manastirit të Deçanit. Pikërisht mbi këto pretendime shpesh thirren edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Thënë shkurt, për ta, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese bazohet në politikën “diskriminuese” të Qeverisë së Serbisë nga vitet ‘90.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjen se a ka ndryshuar qëndrimi i saj lidhur me rastin e Manastirit të Deçanit, përkatësisht nëse kryeministri Albin Kurti do të tregojë “vullnet të mirë” dhe do ta mbështesë vendimin për kthimin e pronave të manastirit. Megjithatë, përgjigja nuk arriti deri në publikimin e tekstit. Kurti për herë të fundit për këtë temë ka folur publikisht më 9 tetor, në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Prishtinë, kur përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm, por edhe shprehu shpresën se çështja “mund të zgjidhet me dialog”.

Mirëpo, ai deklaroi se klerikët e Manastirit të Deçanit, në krye me abatin e atij manastiri, Sava Janjiq, refuzojnë të takohen me të.

“Paraardhësit e mi janë takuar (me Sava Janjiqin), por me mua nuk duan të takohen. Kam kërkuar takim, por më kanë refuzuar. Besoj që me dialog mund t’i zgjidhim problemet që kemi”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Avdullah Hoti, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, e ka vizituar Manastirin e Deçanit, në gusht të vitit 2020, për të diskutuar me abatin Sava Janjiq për ndërtimin e kontestuar të rrugës kryesore Deçan - Plavë, e cila kalon nëpër Zonën e veçantë të mbrojtur.

Asokohe, Qeveria e Hotit ka kërkuar që të ndërpriten punimet me arsyetimin se duhet të respektohen ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, gjë që është bërë. Më parë, në vitin 2015, kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa dhe presidentja Atifete Jahjaga kanë vizituar Manastirin e Deçanit me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 7 tetor, deklaroi se “duhet pasur shumë kujdes me precedentin që krijohet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në rastin e Manastirit të Deçanit”.

“Mos harroni se Milosheviqi ka dhënë dhe ka marrë tokë në vitet ‘90 pa asnjë kriter, pa asnjë vendim, kjo është krejtësisht mbi baza diskriminuese. Madje, këtë e ka bërë gjatë viteve 1998-‘99, kur ishim në luftë, kur bëri gjenocid ndaj popullit të Kosovës. Prandaj, ky është problemi themelor i këtij vendimi”, tha Osmani.

*Video nga arkivi: Presidentja Osmani gjatë intervistës me REL-in flet për çështjen e tokave të Manastirit të Deçanit

Nga Manastiri i Deçanit thonë për Radion Evropa e Lirë se “deklaratat joprofesionale dhe politikisht ndezëse të zyrtarëve më të lartë të Kosovës kërcënojnë sigurinë e manastirit”, me pretendimin që opinionit t’ia paraqesin “sikur vetë manastiri ia ka marrë tokën dikujt tjetër”.

Ata shpjegojnë se në vitin 1997, manastirit iu kthyen në fakt 24 nga gjithsej 700 hektarë tokë, e cila u ishte marrë në vitin 1946 nga pushteti komunist i Jugosllavisë.
Ata, gjithashtu, theksojnë se “në kohën e Millosheviqit”, nga viti 1991-1999, janë sjellë mijëra aktvendime ligjore për konteste të ndryshme dhe nisur nga kjo, ata pyesin veten nëse do të anulohen të gjitha ato aktvendime.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti se klerikët refuzojnë të bisedojnë me të, nga Manastiri i Deçanit thonë se ai “është i mirëpritur të vizitojë Manastirin e Deçanit nëse me vete sjell ekstraktin e pronës së manastirit nga kadastra, i cili do të tregojë qartë se trualli është regjistruar sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Manastiri ka pritur shumë zyrtarë të Kosovës në vitet e kaluara, por asnjëri prej tyre asnjëherë nuk e ka kundërshtuar publikisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese apo kërcënuar të drejtat e manastirit në këtë mënyrë”, thuhet ndër tjera në përgjigjen e Manastirit të Deçanit.

Në këtë kontekst, ata konstatojnë se kryeministri i Kosovës, Kurti, nuk mund “të diskutojë si politikan me klerikët, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sikur nuk ekzistojnë gjykatat dhe ligji”.

Kryeministri Kurti, në muajin maj të vitit të kaluar, ka kërkuar të vizitojë Manastirin e Deçanit dhe të flasë me klerin e atjeshëm, gjë të cilën Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë e refuzoi, me arsyetimin se do të ishte “krejt e kotë” të përgjigjej për diçka të tillë, duke pasur parasysh se vendimi i Gjykatës Kushtetues nuk po zbatohet.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, në një deklaratë të mëhershëm për Radion Evropa e Lirë thotë se çdo vend që synon parimet themelore të sundimit të ligjit, i zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ai sqaron se Kodi Penal përcakton qartë se mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore nga gjykatat e rregullta i hap rrugë prokurorit të Shtetit, që të fillojë procedurë penale kundër personave apo institucioneve që nuk i zbatojnë ato vendime formale. Megjithatë, kjo nuk vlen për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Miftaraj, po ashtu, konsideron se ka munguar vullneti politik për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, përkatësisht, se është dashur të vendosen mekanizma mbikëqyrës për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Kodi Penal dhe Ligji për procedurën penale janë miratuar për herë të fundit në vitin 2019 dhe nëse do të konsideronin se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese ishte problem, kanë mundur që këtë ta sanksiononin me Kodin Penal. Kjo nuk ka ndodhur”, thekson Miftaraj.

Kontesti juridik për atë se kujt i takojnë 24 hektarë tokë dhe pyll, ndërmarrjeve sociale “Apiko” dhe “Iliria” apo Manastirit të Deçanit, zgjati 16 vjet. Më pas, më 20 maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori një vendim në favor të Manastirit të Deçanit, gjegjësisht anuloi vendimin e Këshillit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, të vitit 2015, për kthimin e lëndës në Gjykatën Themelore të Deçanit.

Gjykata Kushtetuese, gjithashtu, përcaktoi se vendimi i mëparshëm i Gjykatës së Lartë nga viti 2012, i cili vërtetonte të drejtën e pronësisë së manastirit mbi tokën në kontest, është “res judicata” (çështje e aktvendimit përfundimtar).

Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të njohura si vendet e Quint-it, tsh e disa vite shprehin shqetësimin se nuk po respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e Manastirit të Deçanit dhe rregullisht u bëjnë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i lejojnë manastirit ta regjistrojë tokën në kadastër. Po ashtu, në mënyrë individuale reagojnë edhe ambasadorët e vendeve evropiane dhe zyrtarë të tjerë evropianë, sikurse raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Crammon.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në fillim të vitit ka thënë se autoritetet në Kosovë duhet të respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë dhe ka kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Manastiri i Visoki Deçanit ka edhe një kontest me autoritetet lokale në Deçan dhe ai është ndërtimi i rrugës kryesore Deçan - Plavë. Punimet për ndërtimin e kësaj rruge po zhvillohen përmes Zonës së Mbrojtur dhe disa herë janë ndërprerë me kërkesë të Qeverisë së Kosovës apo të bashkësisë ndërkombëtare./VOA

manastiri i deçanit albin kurti kosove

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit