LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë/ Ushtria gjermane përgatitet për mbrojtjen e atdheut

Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, Gjermania thotë se ka ardhur “momenti i kthesës” dhe është duke forcuar mbrojtjen e vendit. Luftë e Ftohtë me karakteristika të reja.

29 Shtator 2022, 08:05 Nga A.B
Lufta në Ukrainë/ Ushtria gjermane përgatitet për mbrojtjen
Ushtria

"Ne duhet të jemi të gatshëm që të mbrojmë vlerat tona, lirinë, sigurinë, demokracinë edhe me mjete ushtarake." Kjo fjali është dëgjuar të thuhet shpesh kështu ose formuluar ngjashëm, që kur ka ndodhur sulmi i Rusisë kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2022. Është dëgjuar të thuhet edhe nga goja e ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, kur foli më 26 shtator me ushtaret dhe ushtarët gjermanë në kazermën Julius Leber në Berlin. 

Fjalimi i saj bëhet me rastin e një ceremonie ushtarake organizuar për krjimin e komandës drejtuese territoriale: një lloj parakalimi. Kjo njësi e re do të fillojë zyrtarisht punën më 1 tetor duke bërë bashkë në kryeqytetin gjerman forcat deri tani të organizuara në mënyrë të decentralizuar. Detyra më e rëndësishme është mbrojtja e atdheut. 

Çfarë kihet parasysh me "moment kthese "? 

"Në këtë mënyrë ne përmirësojmë mbrojtjen e vendit dhe të aleatëve,” thotë ministrja e Mbrojtjes në mungesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të cilin e ka zënë Corona. Për të folur për ndryshimin e paradigmave në politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë, kryeministri gjerman ka zgjedhur fjalën "moment kthese."Këtë fjalor Christine Lambrecht e përdor herë pas here. Shokun e partisë, Olaf Scholzin, ajo e quan "Spiritus Rector i momentit të kthesës", pra nismëtar të vlerësimeve të reja për ushtrinë gjermane, Bundeswehr. Financiarisht ndryshimi i kursit ushtarak kërkon 100 miliardë euro më shumë. Në këtë mënyrë ushtria duhet të pajiset më mirë në të gjitha nivelet, sidomos me armë moderne, të cilat janë edhe të gatshme për t‘u përdorur. Në këtë pikë ka ngecur puna prej shumë vitesh. 

Ministrja gjermane premton "drejtim nga një dorë" 

Krah pajisjeve teknike, ndryshimet në organizim duhet të rrisin fuqinë goditëse. Por: "ndryshimet duhet të mbërrijnë edhe tek strukturat e ushtrisë”, thotë Christine Lambrecht. "Drejtim nga një dorë e vetme”, thotë maksima. "Me rrugë të shkurtër drejt qeverisë federale”, thekson komandantja e shtabit të ushtrisë gjermane në kohë paqeje. Në rast lufte komanda i kalon kancelarit federal. Kështu thuhet në Kushtetutën gjermane. 

Komanda e drejtimit territorial për brenda vendit, me qendër në Berlin është në varësi të komandës drejtuese të misioneve në Pocdam, e cila që nga viti 2001 ka kompetencat e misioneve të Bundeswehrit jashtë vendit. Njësia e sapokrijuar do të bëjë në të ardhmen koordinimin nga një pikë e vetme, të gjithë atyre detyrave që deri tani kanë qenë të shpërndara në gjithë Gjermaninë: mbrojtjen e atdheut, ndihmat në raste katastrofash gjatë përmbytjeve ose djegies së pyjeve, transportin e trupave dhe armëve për stërvitjet ushtarake me partnerët brenda Bashkimit Europpian (BE) ose me partnerët e Aleancës Veriatlantike (NATO). 

Misione të ushtrisë brenda vendit për përmbytjet, refugjatët, Coronën 

Christine Lambrecht vlerëson lart ndihmën e dhënë nga ushtria brenda vendit për çështje që lidhen me organizime të tjera. Ajo kujton misionin e ushtrisë gjatë përmbytjeve të Elbës në vitin 2013, ndihmën e dhënë për refugjatët që erdhën në Gjermani nga 2015 deri 2018, ose ndihmën për katastrofën e përmbytjes në zonën e Ahrtalit më 2021. "Më mbresëlënëse ka qenë sigurisht misioni i ushtrisë i nisur më 2020 dhe deri tani më i gjati, gjatë pandemisë së Coronës", thekson ministrja e Mbrojtjes. 

25 mijë gra dhe burra ndihmuan të pengonin përhapjen e virusit të rrezikshëm. "Ata bënë vaksina, ndoqën rrjedhën e kontakteve, morën prova për të kontrolluar infektimet." Vetëm gjatë këtij misioni janë bërë 11 mijë kërkesa për të marrë ndihmë nga ushtria, thotë Christine Lambrecht. "Një ndihmë e madhe për të cilën ushtria mund të jetë krenare dhe për të cilën njerëzit në vendin tonë janë mirënjohës.” 

Komanda e njeh mirë kryeministrinë  

Komandanti i parë i komandës territoriale të sapokrijuar është Carsten Breuer. Deri në maj të 2022 ai drejtonte shtabin e Coronës në kryeministri, shtab që është shpërbërë ndërkohë. Në funksionin e ri, 57 vjeçari Breuer, do të forcojë aftësinë rezistuese të Gjermanisë për të gjitha rastet e përfytyrueshme të krizave. Këtu futet edhe mbrojtja klasike e vendit. 

"Pavarësisht nga planet që ka një kundërshtar potencial që ndodhet në territorin gjerman, ne duhet të jemi në gjendje të konfrontohemi me të,” tha Carsten Breuer që në korrik të 2022 për revistën "Der Spiegel". Gjatë Luftës së Ftohtë kanë ekzistuar strukturat për këtë dhe bëhej edhe trajnimi. Pastaj, erdhi ribashkimi i Gjermanisë dhe njeriu kujtoi se ishte i rrethuar vetëm nga miq. 

Aneksimi i Krimesë ndryshoi situatën 

Të paktën që nga aneksimi i Krimesë ukrainase nga Rusia më 2014, "ne e dimë se ishte hap i gabuar”, kujton gjatë intervistës gjeneral lejtnanti për gabimet me pasoja të rënda të bëra në politikë. Sepse momenti i kthesës ushtarake, për të cilin flet Olaf Scholz, u shpall në Gjermani tetë vjetë më vonë, pas sulmit rus kundër të gjithë Ukrainës. 

Sipas pikëpamjeve të Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, komanda territoriale e drejtimit luan një rol të rëndësishëm për këtë: "Ne forcojmë gatishmërinë për ndërhyrje të ushtrisë”, thotë Christine Lambrecht, duke përmbledhur me një fjali detyrat e njësisë së re.  /DW

lufta ukraine-rusi gjermani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale