LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Ukrainë: OKB-ja në buzë të kolapsit

OKB ndodhet në krizë të thellë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ende Moska nuk e ka shkatërruar atë plotësisht, por nuk dihet qartë, se si ky institucion do të bëhet sërish funksional ashtu siç duhet.

27 Dhjetor 2022, 08:24 Nga A.B
Lufta në Ukrainë: OKB-ja në buzë të kolapsit
Keshilli

Ende pa ardhur data 24 shkurtit 2022 në Nju Jork, kur Këshilli i Sigurimit thirri një seancë urgjente. "Nga thellësia e zemrës", Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bën thirrje presidentit rus që të ndalë trupat e tij. Por në kohën që Këshilli i Sigurimit konsultohet, Putini jep urdhrin e marshimit të tankeve. Më qartë nuk mund të tregohej, se sa pak e vlerëson Putini këtë instancë. Ambasadorja amerikane në KS, Linda Thomas-Greenfield u shpreh atëherë e tronditur. "Ekzaktësisht në kohën kur ne jemi ulur këtu për të kërkuar paqen, Putini po jep një deklaratë lufte - në injorim të plotë të përgjegjësisë së këtij Këshilli."

"Do të dilte jashtë funksionit Këshilli i Sigurimit?"

Eksperti i OKB-së, Richard Gowan nga Instituti "Crisis Group" është i mendimit, se kriza më e madhe për OKB që pas luftës në Irak e ka çuar Këshillin e Sigurimit në kufirin e kolapsit. "Çdokush e dinte, që Rusia do të përdorte fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit për të hedhur poshtë çdo kritikë kundër këtij agresioni", thotë Gowan. "Por askush nuk e dinte, se çdo të ndodhte me diplomacinë e OKB-së. Dhe nëse Këshilli i Sigurimit do të dilte jashtë funksionit."

Sistemi i Kombeve të Bashkuara u diskreditua. Kërkesat për një reformë të KS po bëhen gjithnjë e me zë më të lartë, edhe nga SHBA. Por nuk mund të bëhen më shumë, se deklarata, thotë Gowan. "E dinin të gjithë, se Këshilli i Sigurimit nuk mund ta përjashtonte Rusinë." Ashtu si ai nuk mundi ta përjashtojë SHBA-në pas marshimit në Irak në vitin 2003.

Të paktën KS arriti të funksionojë përtej luftës në Ukrainë: që nga ndihma për njerëzit në Afganistan në angazhimin në Siri apo sanksionet për grupet e armatosura në Haiti. Në Ukrainë vetë punojnë organizata të OKB, si UNICEf-i apo ajo për refugjatët. Guterres vetë është arkitekti i marrëveshjes për drithërat mes Ukrainës dhe Rusisë.

Eksperti Richard Gowan thotë, se është interesante të vërehet, se Rusia e ka shmangur ta minojë komplet OKB. "Kjo tregon, se Moska do ta mbajë OKB të hapur si kanal për të biseduar me perëndimin."

Në mes të fronteve të një Lufte të re të Ftohtë

Më 2 mars Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënoi me shumicë sulmin rus në Ukrainë. Një moment emocional për shumë vetë në sallë, që nxorrën celularët të filmonin një ngjarje të tillë. Por më shumë se sinjale morale nuk u dërguan nga Asambleja. Moska përpiqet edhe këtu që ta përçajë këtë aleancë. Shumë vende afrikane dhe aziatike që janë të varura nga Rusia, ndjehen të futura në mes të fronteve të një Luftë të re të Ftohtë, thekson kreu i Programit të Zhvillimit të OKB-së, Achim Steiner. "Kudo që hedhim sytë në radarin gjeopolitik, kjo luftë ose ka krijuar më shumë skepticizëm ose ka zgjuar plagët e vjetra. Kjo luftë shkatërron pikërisht atë që kemi nevojë në këtë moment të historisë. aftësinë si kombe, si bashkësi ndërkombëtare për të vepruar së bashku. E kundërta ndodh këtë moment."

Në rast shkallëzimi fundoset diplomacia e OKB-së

Vitin e ardhshëm shumë gjëra do të varen nga ajo, nëse fuqitë botërore do të kontribuojnë që Kombet e Bashkuara të bëhen sërish platforma, ku të gjendet zgjidhja për këtë konflikt. Steiner thekson rrezikun e një "vakuumi", që krijohet, kur blloqet politike dhe palët në luftime nuk mund apo nuk duan të negociojnë me njëra-tjetrën.kjo situatë duhet të marrë fund. I këtij mendimi është edhe eksperti i OKB-së, Richard Gowan. Nëse lutimet do merrnin fund me një përfundim të pranueshëm për Ukrainën, bashkësia ndërkombëtare mund të marrë sërish një rol të fortë. "OKB mund të luajë rol për rindërtimin, të vëzhgojë tërheqjen e trupave ruse  dhe Këshilli i Sigurimit mund të miratojë rezolutat për formësimin e një marrëveshjeje të paqes."

Por në rast se luftimet shkallëzohen dhe Putin përdor armë nukleare, atëherë rrezikon që diplomacia e OKB-së të heshtë përfundimisht, është i mendimit Gowan. Sepse atëherë askush nuk do më të flasë më rusët./DW

okb

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale