18 Korrik 2025, 20:07
Nga M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në Rusi, teksa ligjvënësit ashpërsojnë kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”.
“Është koha që WhatsApp të përgatitet për t’u larguar nga tregu rus”, ka thënë Anton Gorelkin, zëvendësudhëheqs i Komitetit të Dumas për Politika të Informacionit, përmes një shkrimi në Telegram.
Aplikacioni në pronësi të gjigantit Meta pritet të shtohet në listën e aplikacioneve të ndaluara për shkak të lidhjeve me shtetet perëndimore, ka thënë ai.
Pas një dekreti të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin më 2021, Qeveria ruse ka nisur të përpilojë një listë të “shteteve armiqësore”, duke përfshirë fillimisht Shtetet e Bashkuara dhe Republikën Çeke.
Lista është zgjeruar pas luftës në Ukrainë, duke e inkuadruar gjithë Bashkimin Evropian. Në qershor, Parlamenti rus e ka miratuar një ligj për krijim të një aplikacioni shtetëror për mesazhe. Është thënë se shërbimet qeveritare duhet të përfshihen në këtë aplikacion mesazhesh që mund të quhet Max. Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, tre vjet më parë, Moska e ka rritur në mënyrë të konsiderueshme censurën dhe kontrollin mbi internetin.
Të enjten, Parlamenti e ka miratuar një legjislacion të ri që e bën të dënueshëm me 64 dollarë çdo kërkim të përmbajtjes në internet, të cilën autoritetet e klasifikojnë si “ekstremiste”.
Platformat që i kritikojnë elitat përfshirë Fondacionin kundër Korrupsionit, të themeluar nga lideri i ndjerë opozitar, Aleksei Navalny, janë në mesin e faqeve të shënjestruara. Deri më tani në Rusi nuk ka ekzistuar një rregullore që ndalon kërkimin e lirë të informacionit në internet, pasi shumë uebfaqe të mediave të pavarura dhe atyre perëndimore, janë të bllokuara./ REL
whatsapp
Bota
18 Korrik 2025, 19:16
M.B
Trump, Melania, Epstein
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, udhëzoi dje Departamentin e Drejtësisë që të ofrojë &l...
Bota
18 Korrik 2025, 19:07
M.B
Një burrë bën shenjë drejt një fotografie të Trump dhe Epstein
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar n&eu...
Bota
18 Korrik 2025, 18:47
E. D
pamje nga vendngjarja
LOS ANGELES- Një shpërthim ka ndodhur në një qendër trajnimi të Departamentit të Policis&eum...
Bota
18 Korrik 2025, 17:45
E. D
PERU- Funeralet tradicionalisht njihen si vende pikëllimi dhe reflektimesh solemne, por në Peru këtë herë ishte ndryshe. Në...
Bota
18 Korrik 2025, 15:31
M.B
Marco Rubio dhe Donald Trump
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka kërkuar diplomatëve amerikanë në të gjith&...
Bota
18 Korrik 2025, 15:13
E. D
foto ilustruese
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi pas miratimit të paketës së 18-të të sanksion...
Bota
18 Korrik 2025, 14:23
N.F
Foto
KORE- Koreja e Veriut ka njoftuar se vendpushimi i saj bregdetar i sapohapur nuk do të presë turistë të huaj. Zona Turistike Bregd...
Bota
18 Korrik 2025, 14:12
E. D
Felix Baumgartner
ITALI- Felix Baumgartner, ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Porto Sant’Elpi...
Bota
18 Korrik 2025, 13:59
E. D
Hristijan Mickoski
MAQEDONIA E VERIUT- Pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili propozoi një masë të p...
Bota
18 Korrik 2025, 13:50
N.F
Foto
ITALI- Dy javë pasi u shpall e zhdukur fati tragjik i Erika Ferini Strambi mori përgjigje. Një fermer zbuloi mjetin e saj t&e...