Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në qendër të negociatave është edhe hapja e një korridori për anijet që transportojnë drithëra të Ukrainës.
TURQI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nisi vizitën dyditore në Turqi, ku ai pritet të mbajë bisedime për zhbllokimin e eksporteve të drithërave nga Ukraina. Në qendër të negociatave është edhe hapja e një korridori për anijet që transportojnë drithëra të Ukrainës. Turqia ka ofruar që të përcjellë anijet nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, të cilat janë bllokuar nga ofensiva e Moskës.
Lavrov është paraparë që më 7 qershor të takohet me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, për vazhdimin e bisedimeve dhe ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha se ka parë “përparim të rëndësishëm” për një marrëveshje të mundshme që do të lejonte eksportet e drithërave. Deklaratat e Akar erdhën disa orë para arritjes së Lavrovit në Turqi.
Rusia ka marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të bregdetit të Ukrainës qëkur ka nisur pushtimin më 24 shkurt, dhe luftanijet e saj kontrollojnë Detin e Zi dhe Detin Azov. Presidenti rus, Vladimir Putin, javën e kaluar i tha homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, se Moska është e gatshme që të punojë me Ankaranë për të zhbllokuar eksportet detare. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve më 7 qershor se Ukraina duhet të largojë minat nga bregdeti i saj, në mënyrë që të lejohet eksporti i drithërave.
“Kjo do t’i lejojë anijet, pasi të kontrollohen nga ushtria jonë për t’u siguruar se nuk kanë armë, të hyjnë në porte, të marrin ngarkesat me drithëra dhe me ndihmën tonë të lundrojnë në ujërat ndërkombëtare”, tha Peskov.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se dy portet kryesore ukrainase në Detin Azov që janë nën kontrollin rus –në Berdijanska dhe Mariupol – janë të gatshme të rinisin dërgesat me drithëra, por shtoi se Kievi duhet të çminojë këtë zonë në mënyrë që të mund të bëhet eksporti i mallrave. Porti kryesor ukrainas në Odesa po ashtu është i bllokuar. Ofensiva ruse në Ukrainë ka penguar furnizimet me grurë dhe produkte të tjera nga Ukraina dhe Rusia, duke rritur shqetësimet se mund të ketë mungesë të ushqimeve në mbarë botën.
Marrë nga REL
Foto nga takimi KOSOVË- Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka falenderuar deputetët shqiptare, të cilët kanë b&e...
superjahti SIDNEJ- Një gjykatë në Fixhi vendosi që një superjaht në pronësi ruse të hiqet nga ujrat e këtij sh...
Vucic dhe Putin GJERMANI- Ndikimi diplomatik i ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov duket se është reduktuar pas anullimit të vi...
Zelenskyy UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të martën se Kievi nuk do të pranonte një situatë ngër&cce...
Pamje nga vendngjarja GJERMANI- Dy persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri në një supermarket në Schwalmstadt.&nbs...
Macron Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur i gatshëm të takohet në Paris me kryeministrin maqedonas, Dimita...
Lufta ne Ukraine UKRAINË- Rreth 300 civilë ukrainas, kryesisht gazetarë dhe aktivistë publikë, po mbahen në burgjet e improvizuar...
Foto Ilustruese UKRAINË- Rreth 300 civilë ukrainas, kryesisht gazetarë dhe aktivistë publikë, po mbahen në burgjet e improviz...
Putin RUSI- Ndonëse anulimi i vizitës së kreut të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, ka vënë në pikëpyetje marr&...
Foto Ilustruese UKRAINË- Nëse sapo po na bashkoheni, ose po kërkoni për një përmbledhje, këtu është një p...