Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Po ashtu Kurti ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se e shkel në vazhdimësi marrëveshjen dhe se po e strehon kryeterroristin Milan Radoiçiç, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e vitit të shkuar.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë për ngecjet në dialogun për normalizim raportesh, teksa ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka strehuar udhëheqësin e grupit terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiç. Gjithashtu ai ka fajësuar edhe ndërmjetësit për mosushtrim të rolit të tyre.
Kurti në një intervistë për “politico.eu”, ka thënë se qasja e Serbisë nuk është për normalizim raportesh me Kosovën. Kryeministri i Kosovës këto deklarata i ka dhënë një ditë pasi mori pjesë në drekën e organizuar në Bruksel nga Komisioni Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.
“Si është e mundur t’i thonë po Marrëveshjes së Ohrit, por refuzojnë ta nënshkruajnë?” ka shtuar Kurti.
Kurti ka dhënë detaje edhe nga takimet në dialog me Vuçiç. Edhe pse ishin në të njëjtin takim javën e shkuar, dy liderët s’kanë biseduar direkt.
“Kur ai flet, unë s’ndërhyj. Kurdo që flas unë, ai ankohet”, ka thënë Kurti për Vuçiç.
Po ashtu Kurti ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se e shkel në vazhdimësi marrëveshjen dhe se po e strehon kryeterroristin Milan Radoiçiç, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e vitit të shkuar. Në një moment Kurti ka fajësuar edhe diplomatët e Bashkimit Evropian, përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, dhe emisarin për dialog, Miroslav Lajçak.
“Radoiçiç është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi dhe i financuar nga Serbia. Problemi është se zotërinjtë Borrell dhe Lajçak nuk i bien bilbilit kur ka shkelje. Paramendojeni një gjyqtar që sillet në fushën e futbollit pa bilbil”, ka thënë Kurti.
Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku, gjatë një fjalimi të tij, shprehu shqetësimin për rritjen e fenomeneve ...
Rober Ficko SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Rober Ficko ka marrë një zarf që kishte një plumb brenda. Ky kërcë...
Kirby SHBA- Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga raportimet se Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizat...
Afrim Bunjaku KOSOVË- Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës nis gjykimi ndaj 45 personave shumica në...
jeff hovenier KOSOVË- Diplomatë perëndimorë dhe përfaqësues organizatash të shoqërisë civile nga rajoni, than&...
Ricarda Lang dhe Omid Nouripour GJERMANI- Bashkëkryetarët e Të Gjelbërve gjermanë, Ricarda Lang dhe Omid Nouripour, njoftuan se j...
Masud Pezeshkian IRAN- Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNGA...
Foto ilustruese KOSOVË- Bartja e shamisë, që ndryshe njihet edhe si hixhab, është bërë shkak që vajza me inicialet ...
Ayatollah Ali Khamenei IRAN- Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka thënë sot se vrasja e udhëheq&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Britania e Madhe ka dërguar personel dhe automjete në Kosovë për ato që misioni paqeruajtës i ...