27 Maj 2022, 12:28
Nga DOSJA
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës dyjavore në SHBA dhe pjesmarrjes në Formunin Ekonomik Botëror të Davsit është rikthyer në Kosovë ku ka marrë pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës që po mbahët në Prishtinë.
Gjatë forumit Kurti tha se në vizitën e tij në SHBA ai ka biseduar Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) për investime prej mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë.
“Kam kënaqësinë ta hapi këtë forum të bizneseve të diasporës. Shpresoj të lidhen partneritete bashkëpunimi me Kosovën dhe diasporën. Sot jam kthyer nga Amerika pas dy javësh. Gjatë vizitës atje kemi negociuar marrëveshje me MCC-në për investim mbi 200 milionë dollarësh në sektorin e energjisë. Biseduam rreth mënyrave për avancim të bujqësisë. Prezantuam arritjet ekonomike në Kosovë”, tha ai.
Më tej Kurti theksoi se interesat ekonomike të Kosovës i ka prezantuar edhe në Davos të Zvicrës ku dhe tregoi se viti 2021 ka qenë viti i zhvillimit për Kosovës pasi ka patur një rritje prej 10,5% rritje.
“Interesat ekonomike i kam prezantuar edhe në Davos. Kosova është shteti më demokratik. Jemi renditur të parët në Ballkan për sundim të ligjit. Jemi ngritur për 17 vende për indeksin internacional. Viti 2021 ka qenë i zhvillimit ekonomik prej 10.5%. Kemi pas po ashtu rritje të eksporteve 83.6%, rritje të investimeve të huaja direkte 22%. Kur shohin që nuk ka korrupsion, qytetarët janë të gatshëm të paguajnë tatime. Kemi krijuar 25 mijë vende të reja të punës”, tha ai.
Kurti foli edhe për avantazhet investuese që ka Kosova ku janë rreth 650 kompani të huaja në fushën e teknologjisë.
“Aeroporti Adem Jashari është me më së shumti fluturime këtë vit. Afërsia e porteve mesdhetare e bëjnë Kosovën vend tregtar. Jemi duke punuar të modernizohen edhe hekurudhat. Kosova ka 650 kompani në fushën e teknologjisë dhe komunikimit. Prej 650 kompanive 10% janë në pronësi të huaj. Gjatë vizitës në Çikago isha dëshmitar i një kompanie që kishte 6000 hektar tokë punuese”.-përfundoi ai.
(d.a/dosja.al)
Bota
27 Maj 2022, 12:25
Bernie Ecclestone
BRAZIL- Ish-pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone është arrestuar në Brazil për mbajtjen e paligjshme të nj&eu...
Bota
27 Maj 2022, 11:52
Sergei Lavrov
RUSI-Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, dyshon në synimet e reformimit të NATO-s, duke thënë se përpjekjet ...
Bota
27 Maj 2022, 11:55
Foto ilustruese
UKRAINË- Separatistët pro-rusë nga e vetëshpallura Republika Popullore e Donetskut thonë se kanë vendosur kon...
Bota
27 Maj 2022, 11:32
Boris Johnson
BRITANI E MADHE- Kryeministri i Britanisë Madhe Boris Johnson, ka deklaruar se Rusia po bën "përparim të ngadalt&eum...
Bota
27 Maj 2022, 11:00
Derr
ITALI- Këshilltari për shëndetësi i Rajonit të Lacios, Alessio D’Amato, ka njoftuar se është zbuluar ras...
Bota
27 Maj 2022, 11:15
Foto ilustruese
FINLANDË- Finlanda ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve, njoftoi spitali në Helsinki. N...
Bota
27 Maj 2022, 10:57
Vladimir Putin dhe Mario Draghi
ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi ka telefonuar presidentin rus Vladimir Putin. Sipas mediave italiane, Dragh...
Bota
27 Maj 2022, 10:53
Nikos Dendias
TIRANË- Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias është shprehur se çështja e detit në Hagë do të...
Bota
27 Maj 2022, 10:22
Foto ilustruese
Prej të premtes, shoferët e huaj në Hungari do të paguajnë çmim më të lartë për naft&eu...
Bota
27 Maj 2022, 09:55
Ramzan Kadyrov, Vladimir Putin
RUSI-Kryekomandanti Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i Republikës çeçene, ka kërcënuar se ...