15 Dhjetor 2022, 13:39
Nga d.a
Kurti dhe Bek
ÇEKI- Kosova, më 15 dhjetor, ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dorëzuar aplikimin në Republikën Çeke - vendin që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.
Ceremonia është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke në Pragë, ndërsa aplikimin Kurti ia ka dorëzuar ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulash Bek.
Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media para dorëzimit të aplikimit, e quajti “ditë të jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë”.
“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim”, deklaroi Kurti.
Ai, gjithashtu, tha se është i vetëdijshëm që rruga për në BE bazohet në merita vetanake të shtetit.
“Nuk kërkojmë derë anësore ose procedurë të shpejtë për hyrje në BE”, tha ai.
Një ditë më herët, udhëheqësit e Kosovës, përfshirë kryeministrin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, e nënshkruan aplikimin në Prishtinë, duke e cilësuar këtë si “hap historik” për Kosovën.
“Ne jemi sot [14 dhjetor] së bashku për të sjellë vendin tonë një hap më afër Bashkimit Evropian, duke kontribuar po kështu që edhe Bashkimi Evropian të afrohet një hap më afër jetësimit të projektit të Evropës së tërë, të lirë e në paqe”, tha Osmani.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, tha përmes një deklarate me shkrim se Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane dhe se BE-ja e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
“Kur bëhet fjalë për aplikimet për anëtarësim, procedurat për paraqitjen e aplikacioneve janë të përcaktuara me Traktatin e BE-së”, tha Pisonero.
Neni 49 i Traktatit të BE-së thotë se “çdo vend evropian”, i cili respekton vlerat evropiane dhe angazhohet për promovimin e tyre, mund të aplikojë për anëtarësim në BE.
Javën e ardhshme, presidenca çeke e BE-së pritet t’i njoftojë vendet tjera anëtare për aplikimin e Kosovës.
Trajtimin e kësaj çështjeje do ta vazhdojë pastaj Suedia, e cila merr kryesimin e BE-së nga 1 janari.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbetet e fundit në procesin e integrimeve evropiane.
Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë më shumë përparim në negociatat e anëtarësimit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë hapur sivjet këto negociata, ndërsa Bosnje e Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërshtetërore është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.
Pengesë për Kosovën, tash për tash, është edhe fakti se pesë vende të BE-së nuk e njohin ende pavarësinë e saj./REL/
albin kurti mikulash bek
Bota
15 Dhjetor 2022, 13:28
d.a.
Kanali i La Mansh
BRITANI- Operacionet e kërkimit vazhduan në Kanalin e La Mansh të enjten mes frikës se deri në katër person...
Bota
15 Dhjetor 2022, 13:15
d.a.
Kreret e koalicionit
DANIMARKË- Qeveria e re e koalicionit të Danimarkës do të anulojë një festë zyrtare për të...
Bota
15 Dhjetor 2022, 12:55
a.l
Samiti
UKRAINË- Bashkimi Evropian është e gatshme të mbështesë nismën e Ukrainës. Lajmin e bëri të d...
Bota
15 Dhjetor 2022, 13:00
d.a.
Barrikade
KOSOVË- Gjatë ditës së stome disa barrikada të reja janë vendosur në rrugën që të ç...
Bota
15 Dhjetor 2022, 12:18
a.l
Ukrainë
UKRAINË - Autoritetet ukrainase kanë zbuluar një dhomë torture për fëmijë në qytetin port jugor të...
Bota
15 Dhjetor 2022, 12:35
d.a.
KFOR ne Mitrovice
KOSOVË- Prej ditësh në disa komuna të Mitrovicës janë vendosur dhe trupat e misionit të KFOR-it të...
Bota
15 Dhjetor 2022, 12:23
d.a.
Kurti dhe Bek
ÇEKI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bash...
Bota
15 Dhjetor 2022, 12:10
a.l
Sulmet në Ukrainë
UKRAINË- Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka paralajmëruar se sulmet e ...
Bota
15 Dhjetor 2022, 12:11
d.a.
KOSOVË- Organizata “Care for Kosovo Kids” në bashkëpunim me Klubin Alpin “Prishtina” kanë zhvilluar një aktiv...
Bota
15 Dhjetor 2022, 11:58
d.a.
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se veriu i Kosovës, vazhdon të jetë sfidë për shkak të, si&...