Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur ndryshe nga vitet e tjera pasi sistemi arsimor është përfshirë nga një krizë. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ( SBAShK ) e drejtuar nga Rrahman Jasharaj ka ftuar mësimdhënësit që të bashkohen në një grevë. Sipas sindikatës arsyeja është se mësimdhënësit po përballen me vështirësi financiare dhe gishtin e drejtojnë nga qeveria e cila prej disa kohësh nuk ka rritur pagat e tyre. • Ndërkohë Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje mësimdhënëseve që ta injorojnë grevën e SBAShk’ut pasi sipas tyre kjo do të jetë në dëm të nxënësve. Përpos faktit që pagat nuk janë rritur disa prej arsimtarëve ende nuk kanë marrë pagën e gushtit. • Sipas Ministrit të Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati është për shkak të kohës që kërkon procedura e llogaritjes së tyre. • Nuk ka munguar dhe reagimi i ashpër i opozitës ku kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti që të ndalë këtë marrëzi. Ndërkaq, Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, veprimin e Qeverisë për mosekzekutim të plotë pagash e ka cilësuar “paaftësi për të gjetur zgjidhje”, duke shtuar se “Kosova është duke e përjetuar situatën më të rëndë të pasluftës”. • Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se “ky shantazh jodemokratik është akt i shëmtuar politik”. Në anën tjetër, Këshilli i Prindërve i Kosovës, përmes një deklarate në Facebook të mërkurën, kanë kërkuar nga Qeveria dhe Sindikata që të dialogojnë pasi sipas tyre, nga kjo situatë më së shumti dëmtohen fëmijët dhe prindërit. • Deri tani mbetet ende një mister sesi do të vijojë situata dhe a do të nisë procesi mësimor ditën e sotme si çdo vit, nga qeveria ende nuk ka patur një reagim në lidhje me këtë ngërç.
7 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Sot nëpër pothuajse të gjitha shkollat e Kosovës, bankat e karriget janë të zbrazëta. Kjo për shkak se që nga e enjta e kaluar, SBASHK-u ka shpallur grevë, e cila sipas tyre nuk do të ndërpritet nëse s’plotësohen kërkesat e tyre.
Dyert e shkollës janë të mbyllura edhe në dy shkolla të Kamenicës. Bëhet fjalë për shkollën “Abdullah Krashnica – Presheva”, në fshatin Koretin dhe “Rexhep Mala”, në Topanicë.
Gazetari i t7, raporton se në shkollën “Abdullah Krashnica-Presheva” nuk ka pasur asnjë nxënës, ndërsa në shkollën “Rëxhëp Mala” kanë qenë të mbyllura dyert.
Ndër të tjerash, ai raporton se të gjitha shkollat në Kamenicë janë në grevë, edhe shkolla “Hasan Prishtina”, në Busavatë të Kamenicës, ka qenë e mbyllur.
KOSOVË- Rreth 8.3 milionë euro në muaj do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës kërkesa e grevistëve – 100 euro në muaj për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, deri në miratimin e Projektligjit për paga.
Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83.000. Nga 100 euro në muaj, buxhetit të Kosovës i kushton rreth 8.3 milionë euro.
Në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
Rrahman Jasharaj, nga Këshilli grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) tha se kërkesa për 100 euro shtesë është për të gjithë punëtorët në sektorin publik – edhe për ata të cilët nuk janë në grevë.
Nga Sindikata për Arsim kanë paralajmëruar se do të ketë grevë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.
Në Kosovë, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, por Jasharaj i cili është edhe kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në Kosovë(SBASHK), tha se nisja e vitit të ri shkollor i gjen “nxënësit në shtëpi, e mësimdhënësit në grevë”, për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre.
Grevën e BSPK-së, siç tha Jasharaj, e kanë përkrahur edhe policët e zjarrfikësit, por në bazë të Ligjit për greva, ata nuk kanë të drejtë ta organizojnë atë.
“Qeveria, po pati vullnet mund ta realizojë pa probleme të mëdha kërkesën tonë. Ky do të ishte një mesazh i mirë për të punësuarit se Qeveria po kujdeset për ta në këtë kohë të ngritjes së çmimeve, në këtë kohë krize”, deklaroi Jasharaj.
“Ne po kërkojmë vetëm 100 euro në muaj shtesë deri në miratimin e Projektligjit për paga. Punëtorët janë në gjendje të rëndë ekonomike. Jo më shumë se 100 euro, nuk duam të vëmë as qeverinë në pozitë të keqe”, tha për Radion Evropa e Lirë edhe Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve në Administratë Publike.
Ndërkohë, autoritetet kompetente në Kosovë kanë bërë ekzekutim të pjesshëm të pagave për muajin gusht, për shkak se nuk është përditësuar me kohë lista e personelit që ka punuar deri në fund të muajit. Përditësimi i listës së pagave është i nevojshëm për autoritetet pas grevës të nisur.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati më 29 gusht në një konferencë për media i paralajmëroi grevistët se nuk do ta marrin pagën e plotë derisa janë në grevë.
“Për 5 ditë pune i bie rreth 90 euro minus këtë muaj [në pagë]”, tha Murati.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 1 shtator se sindikalistët që janë në grevë, nuk mund të paguhen “për punën që nuk e bëjnë”.
Ministria e Punëve të Brendshme e ka proceduar Projektligjin për paga në konsultime paraprake më 17 gusht.
Projektligji duhet të kalojë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike, si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në këtë gazetë.
Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka ofruar ndonjë shpresë se do të miratojë kërkesën e BSPK-së për 100 euro shtesë deri në miratimin e Projektligjit për paga.
Kurti më 1 shtator tha se projektligji ndodhet në diskutim paraprak dhe pas një jave do të jetë në diskutim publik.
Pasi të kalojë diskutimet, ai duhet të miratohet në Qeveri dhe Kuvend. Pas kësaj, publikohet në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi tetë muaj pas publikimit në këtë gazetë.
Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Zyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se a ka buxhet për të përmbushur kërkesën e grevistëve, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Ndërkohë, sipas të dhënave të muajit korrik të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dërguar Radios Evropa e Lirë, para të gatshme në buxhetin e Kosovës janë mbi 700 milionë euro.
Ish-ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, konsideron se Qeveria e Kosovës do të duhet të marrë parasysh kërkesën e grevistëve dhe ta jetësojë atë.
Sindikalistët: Qeveria të zgjedhë dialogun e jo shantazhet e kërcënimet
Ai tha se të hyrat në buxhetin e Kosovës kanë shënuar rritje gjatë këtij viti.
“Rritja e të hyrave buxhetore është si rezultat i rritjes së çmimeve, pra në buxhetin e Kosovës ka mjete për kërkesën e grevistëve. Stoku i parave të gatshme në buxhetin e Kosovës është mbi 600 milionë euro”, tha Shatri.
Shatri thekson se në rastin më të mirë procedurat deri në zbatimin e Projektligjit për paga nuk mund të nisin para vitit 2024.
“Deri në atë kohë me këtë inflacion e këto paga, nuk mund të qëndrojnë punëtorët”, shton Shatri.
Greva e sindikatave për 100 euro shtesë po mbahet për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike të punëtorëve nga rritja e çmimeve të konsumit.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, Kosova po përballet me një inflacion të lartë.
Norma e inflacionit në muajin korrik ka arritur në 14.2 për qind, nga 0.9 për qind sa ka qenë në korrik të vitit të kaluar.
Rritja e çmimeve ka nisur nga viti i kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Hov, pastaj, u ka dhënë edhe lufta e Rusisë në Ukrainë, e cila ka nisur më 24 shkurt.
Rriten të hyrat për arkën e shtetit
Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës vazhdimisht në deklarimet e tyre kanë thënë se gjatë këtij viti janë shënuar rritje të të hyrave buxhetore.
Të hyrat në Doganën e Kosovës mbushin arkën e shtetit, njëjtë sikurse të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës.
Në një përgjigje me shkrim të Doganës së Kosovës thuhet se në dy vitet e fundit kanë rritje të mbledhjes së të hyrave.
“Vitin e kaluar është shënuar një rezultat rekord i mbledhjes së të hyrave ku janë grumbulluar gjithsej 1.37 miliard euro apo 30.63 për qind më shumë krahasuar me 2020”.
“Rritje e të hyrave është shënuar edhe në periudhën janar – korrik. Në këtë periudhë janë mbledhur 883 milionë euro apo afër 14 për qind më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në përgjigjen e Doganës së Kosovës.
Edhe Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se janë rritur të hyrat.
Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti, sipas ARK-së janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro, krahasuar me vitin e kaluar ka tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind.
Buxheti i Kosovës i vitit 2022 është mbi 2.7 miliardë euro.
Paga mesatare bruto për vitin 2021, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka qenë 484 euro./REL/
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sot për herë të parë për mosfillimin e vitit të ri shkollor në vend pvr shkak të grevës së thirrur nga sindikatat.
Në fjalën e tij Kurti tha se përderisa qeveria kujdeset për arsimin, arsimtarët duhet të kujdesen për fëmijët dhe theksoi se kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimin e qeverisë.
“Koeficienti për mësimdhënësit është më i mirë se në të kaluarën dhe në kohën që sindikata pati bërë grevë që të përmirësohet. Do t’i vlerësojmë sipas performancës së tyre. Reformat në arsim janë reflektuar edhe në buxhet, përderisa qeveria kujdeset për arsimin, arsimtarët duhet të kujdesen për fëmijët. Në vend që t’i bëhet grevë e bojkot qeverisë, të bashkëpunojnë që fëmijët të jenë të edukuar dhe arsimuar”, tha Kurti.
Kreu i qeverisë i bëri thirrje drejtorëve të arsimit që asnjëri prej tyre të mos i bëjë presion drejtorëve të shkollave apo arsimtarëve që të mos mbajnë mësimin.
“Kur dikush thotë dua 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç 100. Planifikimet nuk bëhen pa menduar. Kemi buxhet 3 milionë. Ka dialog social, ministrja e MASHT tri herë ka takuar Jasharajn. Unë e kam taku disa herë kryetarin e BSPK’së. Kërkesat legjitime, racionale janë për dialog. Kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë. Mua më vjen keq por realiteti dhe mundësitë janë të këtilla.”-përfundoi Kurti.
KOSOVË- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar qeverinë se nuk do të tërhiqen nga greva, pavarësisht se grevistëve u janë pezulluar pagat e muajit gusht.
Në një komunikatë të publikuar BSPK shkruan se kërcënimet e qeverisë janë rrënuese për demokracinë dhe thekson se çdo përpjekje e arsimtarëve për të gjetur një zgjidhje u injorua nga qeveria.
“Tërheqja nga greva nuk do të ndodhë e as që mund të ndodhë, se ashtë joligjore dhe ligji për grevën detyron të punësuarin të bëhet grevist e të hidhet në grevë. Është ligji ai i cili të punësuarin e detyron të përdorë dhe të organizojë grevën si mjetin e fundit të presionit sindikal sa herë që dështojnë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit me mjete të tjera ligjore. Dhe të punësuarit grevistë i shtjerrën të gjitha mjetet e presionit sindikal dhe gjatë këtij rrugëtimi edhe u shpërfillën dhe nuk u morën e nuk u pranuan seriozisht kërkesat e tyre të arsyeshme e ligjore”, thuhet në komunikatën e BSPK.
Nga BSPK thonë se greva e përgjithshme është duke vazhduar dhe se është është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale në gjithë vendin.
“Të punësuarit grevistë janë edhe më të vendosur në të drejtën e tyre e sidomos pas kërcënimeve aspak të mira dhe rrënuese për demokracinë”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Sot, e enjte, më 1 shtator 2022, duam të informojmë opinionin në Kosovë dhe gjithë andej se greva e përgjithshme është duke u zhvilluar, dhe është shtrirë në të gjitha nivelet e shkollave dhe në administratat komunale në gjithë vendin, pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore.
Të punësuarit grevistë janë edhe më të vendosur në të drejtën e tyre e sidomos pas kërcënimeve aspak të mira dhe rrënuese për demokracinë.
Ndërhyrja e Partnerit Social – Qeverisë në rrjedhën e grevës është joligjore dhe këtë do të duhej ta di mirë Partneri ynë Social – Qeveria. Është ligji ai që të punësuarit grevist ia jep këtë të drejtë e cila nuk duhet t’i cenohet e as që mund t’i cenohet dhe as t’i merret nga askush e aq më pak nga Partneri ynë Social – Qeveria e cila e ka për detyrë t’i mbrojë dhe t’u dalë krah veprimeve ligjore duke e krijuar mjedisin e duhur dhe të shëndetshëm për funksionimin normal e ligjor të shoqërisë.
Tërheqja nga greva nuk do të ndodhë e as që mund të ndodhë, se ashtë joligjore – dhe ligji për grevën detyron të punësuarin të bëhet grevist e të hidhet në grevë. Është ligji ai i cili të punësuarin e detyron të përdorë dhe të organizojë grevën si mjetin e fundit të presionit sindikal sa herë që dështojnë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit me mjete të tjera ligjore. Dhe të punësuarit grevistë i shtjerrën të gjitha mjetet e presionit sindikal dhe gjatë këtij rrugëtimi edhe u shpërfillën dhe nuk u morën e nuk u pranuan seriozisht kërkesat e tyre të arsyeshme e ligjore.
Dhe po ligji është ai që mund t’i thërrasë në tërheqje të punësuarit grevistë, dhe kjo arrihet vetëm e vetëm atëherë kur Partnerët Social, këtë rast Qeveria dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, ulen në tavolinën e dialogimit social dhe e gjejnë zgjidhjen e duhur dhe rrugën e duhur për plotësimin e kërkesave të të punësuarve grevistë.
BSPK-ja si gjithherë e edhe tash është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis Partnerëve Socialë ashtu si e do rregulli dhe si e thotë ligji.
KOSOVË- Sot duhej të fillonte si çdo vit procesi mësimor në Kosovë mirëpo shumica e shkollave nuk i kanë hapur dyert për të nisur procesin mësimor.
Sipas juristit Ehat Miftaraj tha se 1 shtatori do të duhej të ishte ditë e veçantë, ditë feste për mijëra nxënës të cilët për herë të parë do të uleshin në bankat shkollore.
“1 shtatori është ditë e veçantë për dhjetëra mijëra nxënes që kthehen nga pushimi veror dhe me padurim presin ti takojnë shoqet/shokët e klasës, mësueset/mësuesin. 1 shtatori në Kosovë është kthyer në makth për nxënësit, prindërit, mësuesit në vitet e fundit. 1 shtatori nga ditë feste është kthyer në fushë betejë mes sindikatës dhe qeverisë”, ka shkruar ai.
Miftaraj ka shkruar se “interesi më i mirë i fëmijës, është e drejta në shkollim, edukim, e drejta e patjetërsueshme që me 1 shtator të jenë në bankat e shkollës”.
“Sindikata dhe qeveria po e luftojnë njëra tjetrën duke vënë nxënësit në mes. Pak ka rëndësi se kush e ka mirë e kush e ka keq, kush është fajtor apo i pafajshëm. Asnjëra palë nuk po e trajton me seriozitet interesin e fëmijëve. Dialogu në distancë sindikatë-qeveri, edhe këtë vit i vendosi fëmijët në plan të dytë, i la jetim, pa mbrojtje. Edhe këtë vit femijet po e paguajne faturen e jo kompetences se qeverise dhe sindikatës”, ka shkruar ai.
KOSOVË- Ashtu siç pritej deri më tani asnjë shkollë në Prishtinë nuk ka nisur procesin e mësimit shkollor pas situatës kaotike mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ( SBAShK ) dhe qeverisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati e cila është shprehur se në kryeqytet deri më tani nuk është paraqitur asnjë arsimtar në dyert e shkollave.
Edhe nga ajo që ekipet e KosovaPress-it kanë parë në teren, shkollat janë duke e respektuar vendimin e SBASHK-ut për mbajtjen e një greve.
Greva ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro deri në Ligjin për Paga.
Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka patur asnjë reagim zyrtar.
KOSOVË- Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ai vendosi që të mos ua ekzekutojë pagat punëtorëve që janë në grevë.
“Ne nuk do të ndalemi. Do t’i drejtohemi instancave më të larta për të kërkuar të drejtat tona. SBASHK-u e ka përgatit dhe e ka dërguar në Prokurori kallëzimin penal ndaj Hekuran Muratit. Buxheti i Kosovës është edhe me djersën tonë. Ne nuk po i kërkojmë Muratit që pagën e vet t’ia japë mësimdhënësve, por buxhetin e popullit ndaja njerëzve që u shërbejnë popullit”, tha Jasharaj në konferencë për media.
Jasharaj iu tha mësimdhënësve që të mos dorëzohen përballë Qeverisë, ndërsa tha se do t’i luten Zotit që Qeveria të dialogojë me ta.
“I kemi harxhuar të gjitha mundësitë për të dialoguar me Qeverinë. Kemi dërguar edhe një ndërmjetësues. Nuk e kemi mendjen me tradhtu zërin tuaj sepse po punojmë sipas zërit tuaj. Të urojmë dhe t’i lutemi Zotit bashkë që Qeveria Kurti të dialogojë. Pa të ofruar asnjë zgjidhje dhe vetëm kërcënime, e kanë të kot sepse ne jemi në rrugën e Zotit”, tha ai.
Jasharaj tha se greva përfundon kur “Qeveria t’i zgjidh kërkesat” e tyre.
“Greva ka me përfundu, por dikush në fund ka me u turpëru. E ai që do të turpërohet është Hekuran Murati, i cili po përdor kërcënime të ulëta. Nëse dorëzohemi, këta nuk kanë me dit me u ndal me veprime të tjera”, tha Jasharaj./Express/