LIVE UPDATES
Bota

Jep dorëheqjen Kryetarja e Partisë Republikane pas presionit të Donald Trump

hvillimi pasqyron ndikimin e ish-presidentit në parti ndërsa përgatitet për një revansh të mundshëm me demokratin Joe Biden më 5 nëntor. Trump shkroi në mediat sociale se do të nxiste ndryshime në Komitetin Kombëtar Republikan (RNC) pas zgjedhjeve paraprake të Karolinës së Jugut, të cilat u mbajtën të shtunën. 

26 Shkurt 2024, 19:20 Nga S.N
Jep dorëheqjen Kryetarja e Partisë Republikane pas presionit të
Ronna McDaniel

SHBA- Kryetarja e Partisë Republikane Ronna McDaniel njoftoi ditën e sotme se do të largohet nga posti i udhëheqëses. Ndërsa SHBA-ja është nëntë muaj para zgjedhjeve presidenciale, shkruajnë mediat e huaja. Kjo dorëheqje vjen pas presionit nga Donald Trump i cili është kandidati kryesor i partisë për nominim në zgjedhjet presidenciale.

Zhvillimi pasqyron ndikimin e ish-presidentit në parti ndërsa përgatitet për një revansh të mundshëm me demokratin Joe Biden më 5 nëntor. Trump shkroi në mediat sociale se do të nxiste ndryshime në Komitetin Kombëtar Republikan (RNC) pas zgjedhjeve paraprake të Karolinës së Jugut, të cilat u mbajtën të shtunën. 

 “RNC historikisht ka qenë subjekt i ndryshimeve kur kemi pasur një kandidat dhe synimi im ka qenë gjithmonë ta nderoj atë traditë. Unë mbetem e përkushtuar ndaj qëllimit për të rifituar Shtëpinë e Bardhë dhe për të zgjedhur republikanët në zgjedhjet e nëntorit”, tha McDaniel në deklaratën e saj. 

Ajo falënderoi gjithashtu Trumpin dhe sqaroi se dorëheqja e saj do të hyjë në fuqi në takimin pranveror të RNC më 8 mars, tre ditë pas Super Martës, zgjedhjet paraprake në 15 shtete amerikane. Në të njëjtën kohë, bashkë-kryetari i saj i RNC-së, Drew McKissick do të largohet gjithashtu.

RNC luan një rol të rëndësishëm në mbledhjen e parave për kandidatin presidencial, promovimin e mesazhit të partisë, mbledhjen e burimeve të tjera dhe tërheqjen e votuesve. Kushdo që zëvendëson McDaniel-in do të marrë përsipër detyrën e vështirë të bashkimit të një partie të ndarë.

McDaniel u rizgjodh vitin e kaluar si kryetare e RNC për një mandat të 4 dy-vjeçar. Por disa republikanë e kritikuan atë, veçanërisht për performancën e partisë në zgjedhje. Trump u mund në zgjedhjet presidenciale të 2020 dhe partia rezultoi keq në zgjedhjet afatmesme të 2022. Zemërimi kundër saj u intensifikua këtë muaj kur u zbulua se RNC kishte vetëm 8 milionë dollarë para në fund të dhjetorit - niveli më i ulët për një dekadë - dhe se Komiteti Kombëtar Demokratik mblodhi më shumë burime sesa republikanët.

Ndërsa Trump përpiqet të konsolidojë drejtimin e tij në udhëheqjen e partisë, një anëtar i RNC ka paraqitur mocione që do ta ndalonin partinë të paguajë tarifat ligjore të ish-presidentit. Trump përballet me katër padi penale dhe dy padi civile që kanë rezultuar në gjoba dhe kthime prej rreth 540 milionë dollarësh. Lara Trump, e pyetur javën e kaluar nëse RNC duhet të paguajë gjobat e vjehrrit të saj, nuk e përjashtoi këtë.

Trump kishte miratuar McDaniel, mbesën e kritikut të tij të vendosur dhe ish-kandidatit presidencial (2012) Mitt Romney, për kryesimin e RNC pasi ajo ndihmoi të fitonte shtetin e saj të Miçiganit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Deri atëherë, McDaniel përdorte emrin e saj të plotë, Ronna Romney.

shba donald trump

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën