Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Irani nuk do të ketë kapacitete për armë bërthamore. Pra, ata mund të negociojnë në këtë drejtim ose ne kemi opsione të tjera”, tha Hegseth më 2 shkurt për gazetarët gjatë një udhëtimi për në Floridë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, sërish ka paralajmëruar Teheranin se Pentagoni është “më se i përgatitur” për të ndërmarrë veprime nëse Irani refuzon të negociojë për programin e tij bërthamor.
“Presidenti [amerikan, Donald Trump] ka qenë shumë i qartë që nga fillimi, edhe para [v.j. operacionit ushtarak amerikan kundër objekteve bërthamore të Iranit në qershor 2025] Çekanit të Mesnatës. Irani nuk do të ketë kapacitete për armë bërthamore. Pra, ata mund të negociojnë në këtë drejtim ose ne kemi opsione të tjera”, tha Hegseth më 2 shkurt për gazetarët gjatë një udhëtimi për në Floridë.
Duke theksuar se veprimi ushtarak nuk është opsioni i preferuar, Hegseth shtoi se “[presidenti Trump] nuk dëshiron të shkojë kësaj rruge, unë nuk dua të shkoj kësaj rruge, por është detyra jonë që të jemi të përgatitur, prandaj edhe jemi të përgatitur, jemi më se të përgatitur”.
Ai po ashtu tha se Irani “ka një zgjedhje” për të negociuar. Duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë një ditë më parë, presidenti Trump tha se Irani po “bisedon seriozisht” me Shtetet e Bashkuara.
Udhëheqësi amerikan shtoi se Uashingtoni po mban presionin ndaj Teheranit.
“Ne kemi anije që janë duke shkuar drejt Iranit tani, anije të mëdha... dhe ne po zhvillojmë bisedime me Iranin. Të shohim se cili do të jetë rezultati”, tha ai.
Ushtria amerikane ka dislokuar në afërsi të brigjeve të Iranit një grup sulmues detar, të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln.
Presidenti Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e një veprimi ushtarak ndaj Iranit, si kundërpërgjigje ndaj shtypjes brutale të protestave antiqeveritare që shpërthyen në fund të dhjetorit në mbarë Iranin.
Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e të cilave Radio Evropa e Lirë i ka cituar vazhdimisht që nga nisja e shtypjes së dhunshme në Iran, thotë se numri i vdekjeve të konfirmuara, përfshirë edhe të forcave të sigurisë, tani është 6.563, ndërkaq numri i vdekjeve që ende po hetohen është 17.091. Më shumë se 49.000 persona janë arrestuar.
Disa media, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, kanë raportuar se numri i viktimave është shumë më i lartë.
*Shënim: Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv në shtator të vitit 2025, duke e ndryshuar emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departament të Luftës, si emër të dytë./REL
Sarah Ferguson SHBA- Organizata bamirëse e Sarah Ferguson, Sarah's Trust, ka njoftuar se do të mbyllet pasi dolën detaje të...
Bill dhe Hilary Clinton SHBA- Bill dhe Hillary Clinton kanë rënë dakord të paraqiten personalisht në Uashingt...
Khamenei Kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kryen një fushatë intensive të bombardimeve në Iran vitin e kaluar, rrjeti i bashkëpu...
zelensky dhe trump UKRAINË- Ukraina ka rënë dakord me partnerët e saj perëndimorë se çdo shkelje e vazhduesh...
ICE SHBA- Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) Kristi Noem njoftoi të hënën se çdo oficer i Sig...
Foto Ilustruese SHBA- Të paktën 13 persona kanë vdekur në New York City nga i ftohti ekstrem. Vendi po përballet me valë...
Volodymyr Zelenskyy URAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se Ukraina është gati për hapat e mëtejshë...
ANGLI- Kryeministri britanik Keir Starmer ka urdhëruar zhvillimin e një “hetimi të plotë” mbi lidhjet mes Jeffrey Epstein dhe ...
IRAN- Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja në...
Foto ilustruse PORTUGALI- Stuhia Christine, e cila goditi javën e kaluar Portugalinë, la qindra shtëpi në pjesën qendrore t&e...