Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
59-vjeçari, i cili po hetohet për lidhje mafioze, pranoi se e njihte bossin e mafias që kur ishin të rinj.
ITALI- Pozicioni i tij përkeqësohet nga ora në orë dhe Andrea Bonafede, “i vërteti” kësaj here, po bën një sërë pranimesh teksa merret në pyetje nga hetuesit që koordinuan kapjen e bossit të mafias, Matteo Messina Denaro, që ndodhi dje në Palermo. Sipas "Il Corriere", i vendosur në qoshe dhe me perspektivë për një dënim të rëndë, 59-vjeçari i cili po hetohet për lidhje mafioze, pranoi se e njihte bossin e mafias që kur ishin të rinj.
Madje pranoi se shtëpinë e kishte blerë me paratë që i kishte dhënë Denaro.
Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.
Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al
Hidrocentral Prej 24 orësh tre hidrocentralet më të mëdhenj të vendit, që gjenden në Kaskadën e Drinit, kanë h...
Pier Antonio Panzeri GREQI- Pier Antonio Panzeri, i ndaluar pas skandalit "Katargate", ka vendosur të bashkëpunojë me drejtë...
Foto ilustruese IZRAEL- Shkencëtarët e Universitetit të Tel Avivit kanë zhvilluar një teknologji të re që lejon rob...
Flamujt SUEDI- Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom është shprehur se Turqia nuk duhet të pengojë anëtarësimin e ...
Antony Blinken Shtetet e Bashkuara njoftuan për kufizime të vizave ndaj 25 personave në Bjellorusi, në përgjigje të nisjes s&...
Foto ilustruese Ministri grek i Migracionit tha se numri i migratëve që kanë arritur në Greqi ka rënë në mënyrë...
Emmanuel Macron FRANCË- Anëtarët e një grupi të ekstremit të djathtë, të cilët planifikonin të vrisn...
Foto ilustruese Agjencitë e qeverisë amerikane thonë se viti 2022 ishte viti i pestë ose i gjashtë më i nxehtë në h...
Foto ilustruese Të paktën tri agjenci ndërkombëtare të ndihmës kanë rinisur në mënyrë të pjesshme pu...
Andrew Tate RUMANI- Shefi i sigurimit të Andrew Tate ka dhënë një rrëfim zhgënjyes për gratë që qënd...