17 Qershor 2023, 15:41
Nga a.l
KFOR
KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka dënuar ashpër sulmet gjatë protestës së djeshme nga serbët në Leposaviç, ndaj gazetarëve teksa ishin në krye të detyrës. Në një reagim zyrtar KFOR shprehet se liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vlera themelore, të cilat duhet të respektohen nga të gjithë.
“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna ose veprimet e mëtejshme që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm dhe të sigurojnë që mediat të mund të kryejnë punën e tyre në mënyrë të sigurt”, thuhet në komunikatën për media.
Pas incidenteve të 29 majit, kur një numër i madh i paqeruajtësve të KFOR-it u plagosën në sulme të paprovokuara, trupat e KFOR-it janë zhvendosur rreth ndërtesave të komunave veriore për të ndihmuar në parandalimin e përleshjeve të mëtejshme.
“KFOR-i mbetet reaguesi i tretë dhe Policia e Kosovës mbetet përgjegjëse për sigurimin e sundimit të ligjit në mbarë Kosovën”, thuhet mes tjerash në reagimin zyrtar.
KFOR-i shprehet gjithashtu se vazhdon të kryejë mandatin e tij në mënyrë të paanshme, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, dhe se mbështet plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja rrugë përpara.
“Gjithashtu, komandanti i KFOR-it është në kontakt të rregullt me të gjithë homologët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, si dhe me përfaqësues të Forcave të Armatosura të Serbisë, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), OSBE-së dhe komunitetit diplomatik”, thuhet në reagimin zyrtar.
Policia ka konfirmuar se nëntë gazetarë e kameramanë nga mediet e Kosovës janë sulmuar nga persona të maskuar në Leposaviç të premten. Në njoftim është bërë e ditur se disa prej tyre kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në qendrat spitalore për të marrë trajtimin mjekësor.
tensione në veri të kosovës kfor
Bota
17 Qershor 2023, 15:39
a.l
Policët në Veri
KOSOVË- Edicioni në gjuhën angleze i “Deutsche Welle” ka raportuar për gjykimin që iu b...
Bota
17 Qershor 2023, 15:32
a.l
Armë me rreze të gjatë
UKRAINË- Zëvendësministri i mbrojtjes deklaron se Ukraina ka nevojë për më shumë a...
Bota
17 Qershor 2023, 15:19
a.l
Foto ilustruese
KINË- Temperaturat në Pekin arritën një rekord për mesin e qershorit prej 39.4 gradë Celsius (103 Fahren...
Bota
17 Qershor 2023, 15:01
a.l
Joschka Fischer dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim me ish ministrin e jash...
Bota
17 Qershor 2023, 14:53
a.l
Shpata
GJERMANI- Një shpatë prej bronzi e cila pretendohet se është 3000 vjet e vjetër është zbuluar në Gjermani.&...
Bota
17 Qershor 2023, 14:50
a.l
Dmitry Peskov
RUSI- Rusia do të pranojë gazetarët perëndimore por me një kusht. I pyetur nëse Moska do t’i lejoj&e...
Bota
17 Qershor 2023, 14:18
a,b
Autoritetet përgjegjëse në Kosovë zotohen se do t’i rrisin angazhimet në monitorimin e tregut, në mënyrë që...
Bota
17 Qershor 2023, 14:12
a.l
Mbreti Charles III
BRITANI- Hipur në një kalë, mbreti Charles III, i Britanisë po feston paradën e tij të parë zyr...
Bota
17 Qershor 2023, 13:56
a.l
Jorn Rohde
KOSOVË- Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar pas sulmeve të djeshme ndaj gazetarëve nga protestuesit serbë në...
Bota
17 Qershor 2023, 13:51
a.l
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka reaguar në lidhje me th...