20 Shtator 2022, 18:49
Nga e.k
Asambleja e OKB-së
SHBA- Në Nju Jork u hap për herë të parë pas dy vjetësh me pjesëmarrjen në sallë të udhëheqësve botërorë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Pas dy vitesh kufizimesh nga pandemia, Asambleja e Përgjithshme u bëri ftesë udhëheqësve botërorë të vijnë personalisht nëse dëshirojnë të flasin, duke bërë një përjashtim vetëm për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në seancën hapëse, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u ra kambanave të alarmit të martën për krizat e shumta globale. Ai tha se vendet e botës janë “bllokuar në një mosfunksionim kolosal global” dhe nuk janë të përgatitura dhe as nuk kanë vullnetin të trajtojnë sfidat kryesore që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit dhe fatin e planetit.
Shefi i OKB-së e vuri theksin tek lufta në Ukrainë, konfliktet e shumta në mbarë botën, urgjencën klimatike, situatën e rëndë financiare të vendeve në zhvillim dhe hapat pas në objektivat e OKB-së si eliminimi i varfërisë ekstreme dhe arsimi cilësor për të gjithë fëmijët.
“Bota jonë është në rrezik – dhe e paralizuar,” tha Guterres.
Por ai tha se ka shpresë për ndryshim, duke theksuar se bashkëpunimi dhe dialogu janë e vetmja rrugë përpara.
Ai paralajmëroi se “asnjë fuqi apo grup nuk mund të vendosë i vetëm.”
“Le të punojmë si një koalicion i botës, si vendet të bashkuara,” u bëri thirrje ai udhëheqësve të mbledhur në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.
organizata e kombeve të bashkuara antonio guterres
Bota
20 Shtator 2022, 18:45
e.k
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet t’i drejtohet mbrëmjen e së martës popullit të tij. Sipas mediave pri...
Bota
20 Shtator 2022, 18:44
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç
MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, refuzoi të martën propozi...
Bota
20 Shtator 2022, 18:33
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin kritikoi të martën ato që ai i cilësoi si përpjekje të Shteteve të Ba...
Bota
20 Shtator 2022, 18:30
e.k
Ushtarë ukrainas
UKRAINË- Teksa kundërsulmi në lindje të vendit vazhdon ende, Ukraina ka marrë fshatin e saj të par...
Bota
20 Shtator 2022, 18:28
I.A
Artane Rizvanolli
KOSOVË- Qytetarët dhe bizneset duhet të kursejnë energjinë elektrike dhe të gjejnë alternativa pë...
Bota
20 Shtator 2022, 18:19
F.M
Polici i aksidentuar
GREQI- Një punonjës policie është aksidentuar, por kaskë mbrojtëse që mbante në kokë teks...
Bota
20 Shtator 2022, 18:07
I.A
Foto ilustruese
ZVICËR- Ministrja zvicerane e Mjedisit Simonetta Sommaruga po promovon masa për të reduktuar konsumin e ener...
Bota
20 Shtator 2022, 17:46
I.A
Recep Tayyip Erdoğan
SHBA- Presidenti Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në mbledhjet e 77-të të Asamblesë së Për...
Bota
20 Shtator 2022, 17:48
e.k
Shaip Kamberi
SERBI- Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se nuk e ka pritur që dikush do të guxont...
Bota
20 Shtator 2022, 17:27
e.k
Milo Gjukanoviç
MALI I ZI- Pas largimit të ish kryeministrit Dritan Abazocviç, Mali i Zi shkon drejtë zgjedhjeve të p&eum...