LIVE UPDATES
Bota

Gjykata në SHBA urdhëron Agjencinë Amerikane për Media Globale: Jepini REL-it fondet për pjesën e mbetur të vitit fiskal

Gjyqtari Royce Lamberth nga Gjykata në Uashington tha në vendimin e tij, të dhënë më 18 korrik, se USAGM duhet të disbursojë fondet e mbetura të miratuara nga Kongresi për vitin fiskal 2025 për REL-in, duke përfunduar se kushtëzimi i fondeve nga ana e agjencisë me vendosjen e kushteve të reja për grantin, si dhe dështimi për të negociuar në mirëbesim me REL-in, përbëjnë shkelje të ligjit.

19 Korrik 2025, 13:14 Nga M.B
Gjykata në SHBA urdhëron Agjencinë Amerikane për Media
Foto ilustruese

SHBA- Një gjykatë amerikane ka pranuar kërkesën e Radios Evropa e Lirë për një masë të përkohshme në padinë e saj kundër Agjencisë Amerikane për Media Globale (USAGM), për shkak të dështimit të agjencisë për t’i dhënë kësaj media fondet e miratuara nga Kongresi amerikan.

Gjyqtari Royce Lamberth nga Gjykata në Uashington tha në vendimin e tij, të dhënë më 18 korrik, se USAGM duhet të disbursojë fondet e mbetura të miratuara nga Kongresi për vitin fiskal 2025 për REL-in, duke përfunduar se kushtëzimi i fondeve nga ana e agjencisë me vendosjen e kushteve të reja për grantin, si dhe dështimi për të negociuar në mirëbesim me REL-in, përbëjnë shkelje të ligjit.

“Sipas informacioneve të kësaj gjykate, është e paprecedent që një agjenci të kërkojë që kushte tërësisht të reja të rregullojnë marrëdhënien e saj disa dekadëshe me një entitet përfitues të grantit dhe më pas të ndalojë komunikimin, veçanërisht kur agjencia është e detyruar me ligj të japë çdo vit fonde të miratuara nga Kongresi për atë entitet specifik”, shkroi ai.

Kërcënimi për ndalimin e financimit të transmetuesit ka shkaktuar një valë mbështetjeje globale nga organizata mbikëqyrëse të medias, analistë dhe avokues të demokracisë, si dhe nga audiencat në 27 gjuhë dhe 23 vende ku Radio Evropa e Lirë transmeton.

Gjyqtari Lamberth tha në vendimin e tij se “mosrespektimi flagrant nga ana e USAGM-së sa i përket detyrimeve të saj për financim” e ka detyruar REL-in “të dërgojë në pushim administrativ punëtorë, të anulojë programe dhe ka shkaktuar dëm të pashmangshëm në ndikimin global që REL-i ka ndërtuar për dekada me radhë”.

Steve Capus, presidenti dhe drejtori ekzekutiv i REL-it, tha përmes një deklarate se ky vendim është “kulmimi i përpjekjeve të palodhura ligjore për ta detyruar USAGM-në të lirojë fondet e nevojshme për të përmbushur misionin jetik të REL-it”.

“Kjo fitore u jep gazetarëve tanë shtytjen e nevojshme për të vazhduar të arrijnë te gati 47 milionë njerëz çdo javë, të cilët mbështeten te gazetaria jonë për fakte dhe për të kundërshtuar propagandën keqdashëse të qeverive autoritare”, deklaroi ai.

“Tani më shumë se kurrë, nuk mund t’i lëmë tiranët të zotërojnë hapësirën e informacionit”, shtoi Capus, duke vënë në dukje se me këtë vendim, “REL-i mund të vazhdojë të avancojë interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së”.

USAGM është një agjenci e pavarur qeveritare amerikane që mbikëqyr transmetimin e lajmeve dhe informacionit në më shumë se 60 gjuhë për mbi 400 milionë njerëz çdo javë. Buxheti i përgjithshëm i kërkuar për USAGM-në për vitin fiskal 2025 ishte 950 milionë dollarë, për të financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale të agjencisë.

Këtu përfshihen media si REL-i, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Transmetimeve për Kubën (Radio Marti), Rrjetet e Transmetimit për Lindjen e Mesme (MBN) dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur. Sipas dokumenteve të USAGM-së, kërkesa për buxhetin e vitit 2025 për REL-in ishte rreth 153 milionë dollarë./ REL

shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet