LIVE UPDATES
Bota

Fshati rumun, “pjesë e luftës” për shkak të dronëve rusë

Dy dronë hynë në hapësirën ajrore të shtetit anëtar të NATO-s dhe gjashtë u raportuan në Moldavi, ku një ra në çatinë e një ndërtese, por nuk shpërtheu.

26 Nëntor 2025, 09:12 Nga DOSJA
Fshati rumun, “pjesë e luftës” për shkak të
Foto ilustruse

Aeroplanët luftarakë gjermanë dhe rumunë u ngritën në ajër më 25 nëntor për të gjurmuar incidentin më të fundit në një seri inkursionesh të dronëve në hapësirën ajrore të Rumanisë, teksa Rusia vazhdon të sulmojë objektiva përtej lumit Danub, në Ukrainën fqinje.

Dy dronë hynë në hapësirën ajrore të shtetit anëtar të NATO-s dhe gjashtë u raportuan në Moldavi, ku një ra në çatinë e një ndërtese, por nuk shpërtheu. Këto vijnë pas incidentit të javës së kaluar kur një dron rus goditi një cisternë turke me gaz të lëngshëm natyror që ishte duke lundruar në pjesën ukrainase të lumit.

“Ne disi e shohim veten si pjesë të luftës”, tha për Shërbimin rumun të Radios Evropa e Lirë, Tudor Cernega, kryetar i fshatit Çeatalkioi. “Nëse do të shpërthente anija, i gjithë fshati do të zhdukej”.

Banorët e fshatit dhe vendbanimit të afërt Plauru, i cili gjithashtu bie nën administrimin e tij, u evakuuan përkohësisht pas shpërthimit dhe zjarrit që pasoi.

“Njerëzit nuk po vijnë më të vizitojnë të afërmit e tyre. Janë shumë të frikësuar. Ata e kanë kuptuar rrezikun: sikur një dron të kishte rënë mbi një shtëpi – Zoti na ruajt – do të kishte vrarë një ose dy persona”, tha Cernega.

Koha për evakuim?

Një banore tha se familja e saj po e shqyrton mundësinë që të zhvendoset përgjithmonë që aty nëse situata përkeqësohet. “Nëse bombardimet përshkallëzohen, besoj se ne mund të largohemi”, tha Daniela Tanase, 48-vjeçare. “Ka pasur bomba këtu, para shtëpisë sonë”. Tanase tha se situata është më së keqi natën, duke përshkruar se sheh projektorë ukrainase që kontrollojnë qiellin për dronë gjatë natës kur lëshohen alarmet për sulme. Një tjetër banor, mekaniku i pensionuar 73-vjeçar Gheorghe Puflea, tha se nuk mund të fle pasi zgjohet nga dronët.

Mund të largohem në çdo moment, por çfarë të bëj me kafshët? T’i lë këtu?”, pyeti ai, teksa po u ushqente pulat e tij. Ai po ashtu ka derra, një kalë, një ka dhe një qen. Në fund të fundit, kafshët janë mësuar me dronët”, shtoi ai, duke theksuar se fillimisht kafshët e tij ishin frikësuar nga shpërthimet në Ukrainë.

Për vete, ai tha se nuk frikësohet. Ne jemi mirë për momentin. Ende kemi ushtrinë e NATO-s këtu që na mbron. Plauru ndodhet vetëm 300 metra matanë lumit nga porti ukrainas i Izmailit, ku u sulmua cisterna turke. Në vitin 2023, Ushtria rumune ndërtoi strehimore kundër sulmeve ajrore në fshat.

Vetëm gjatë javës së fundit, tri herë ka pasur shkelje të hapësirës ajrore nga dronët. Më 25 nëntor, banorëve u është kërkuar të strehohen, pasi lufta rrezikonte – sërish – të përhapej në territorin e NATO-s. Rumania ka legjislacion që i mundëson të rrëzojë dronë edhe në kohë paqeje nëse janë në rrezik jeta apo prona, por shteti ende nuk e ka përdorur atë. Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, tha më 25 nëntor se edhe pilotëve gjermanë u ishte dhënë leja për të hapur zjarr.

“Me shumë gjasë, duke analizuar dëmet potenciale kolaterale që mund të shkaktonin duke përdorur armë mbi territorin rumun, ata zgjodhën të mos angazhoheshin. Ky është supozimi im”, shtoi ai. Në Moldavi, policia publikoi një fotografi të dronit që ra mbi çatinë e një ndërtese. Droni i ngjan modelit Shahed, i cili përdoret gjerësisht nga Rusia dhe mban shkronjën “Z” – një simbol që shpesh përdoret nga ushtria ruse gjatë pothuajse katër vjetëve të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës – të lyer në bisht.

Policia tha se nuk ishte e qartë nëse droni bartte eksplozivë dhe kishte evakuuar banorët lokalë. Ministria e Jashtme e Moldavisë njoftoi se do të thërrasë ambasadorin rus për shpjegime. Më vonë u raportua se një copëz e dronit ra në oborrin e një ndërtese banimi në Puiesti, një qytet në lindje të Rumanisë, më shumë se 100 kilometra larg Ukrainës.

Nuk u raportua për të lënduar dhe Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë tha se droni nuk po bartte eksplozivë. Shkeljet e hapësirës ajrore nga dronët rusë të Rumanisë dhe Polonisë, së bashku me hyrjet e avionëve ushtarakë rusë në hapësirën ajrore të Estonisë, kanë bërë që NATO të nisë iniciativën “Roja Lindore” për forcimin e mbrojtjes ajrore. Ndërkaq, muajin e kaluar Komisioni Evropian ka miratuar një udhëzues pesëvjeçar të mbrojtjes që parasheh plane për një mburojë për dronët e cila pritet të jetë funksionale deri në fund të vitit 2027./REL

danub rusia 25 nëntor

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale