LIVE UPDATES
Bota

Kush është 'Lina E', ekstremistja e majtë gjermane!

Rasti ka shkaktuar tensione të mëdha politike, ku mbrojtja dhe skena politike shumë e majtë në Lajpcig, qytetin e Lina E., thonë se ajo akuzohet si terroriste e majtë duke u kthyer në kokë turku si për mediat edhe për autoritetet. Shumë ankohen se sistemi i drejtësisë është i butë me neonazistët.

1 Qershor 2023, 16:14 Nga f.i
Kush është 'Lina E', ekstremistja e majtë gjermane!
Lina E

GJERMANI- Ekstremistja e majtë Lina E. akuzohet nga drejtësia gjermane për kryesimin e një serie aktesh të dhunshme kundër neonazistëve. Procesi ka nxitur diskutime dhe frikë nga ekstremizmi i frymëzuar prej ideologjisë së majtë.

Në Drezden përfundoi procesi gjyqësor i stërzgjatur ndaj një studenteje 28-vjeçare gjermane akuzuar për krjimin e një organizate kriminele dhe kryerjen e gjashtë sulmeve serioze ndaj neonazistëve, një rast ky i pazakontë dhune ekstremizmi të majtë në Gjermani.

Prokurori tha se Lina E. dhe tre të akuzuarit e tjerë, Lennart A., Philipp M, dhe Jannis R. kanë kryer nga viti 2018 deri në vitin 2020 një seri sulmesh ndaj neonazistëve në landet e Gjermanisë lindore Turingji dhe Saksoni, përfshirë dy sulme ndaj Leon R, një ekstremisti famëkeq të djathtë, arrestuar po ashtu nën akuzën e krijimit të një organizate ekstremiste jo të majtë, por të djathtë.

Grupi rreth Lina E. mendohet së ka sulmuar në fund të vitit 2019 një bar të njohur neonazistësh në qytetin Eizenah dhe ka goditur Leon R. me çekiçë dhe shkopinj. Pasi sulmi i parë nuk pati sukses, grupi e sulmoi atë sërish disa javë më vonë kur ishte duke dalë nga makina. Neonazistët e tjerë pësuan nga sulmi thyerje kockash dhe lëndime të tjera. Prokurorët kërkojnë tetë vjet heqje lirie për Lina E., e cila ka kaluar tashmë më shumë se dy vjet pas hekurave, për shkak të kohëzgjatjes së procesit të komplikuar gjyqësor, dhe nga 3 deri 9 muaj burgim për të akuzuarit e tjerë. Mbrojtja ka kërkuar që Lina E. të dënohet vetëm për akuza më të lehta, të vjedhjes dhe tentativës për lëndim trupor.

Proces i zgjatur gjyqësor, dëshmi kontradiktore

Akuza bazohet kryesisht në dëshminë e një anëtari të grupit, që është kthyer në dëshmitar për prokurorinë: 30-vjeçari Johannes D. i cili ka thënë se ka marrë pjesë në planifikimin e disa sulmeve. Dëshmia e tij u vu shumë në dyshim marsin e kaluar, në një kohë kur të dy palët ishin duke përgatitur deklaratat përfundimtare, sepse ai i hodhi poshtë disa nga dëshmitë e tijt, kur iu zhvillua një proces i veçantë gjyqësor.

Ai tha para Gjykatës së Lartë rajonale të Drezdenit se katër të akuzuarit kanë bërë trajnime specifike për të sulmuar ekstremistët e djathtë. Por në gjykatën e Meiningenit në muajin shkurt ai kishte thënë se trajnimi kishte më shumë të bënte me arte marciale për ushtrime fizike. Johannes D. u dënua vetëm me 18 muaj me kusht, duke ndezur më shumë spekulimet se për të lehtësuar dënimin ai kishte dhënë dëshmi që mund të përdoreshin kundër Lina E.

Akuza e prokurorisë ka kryesisht të bëjë me nivelin deri ku janë zhvilluar planet për sulme, sepse akuza sipas së cilës Lina E. ka qenë drejtuese e një organizate kriminele bazohet në argumentin që për sulmin janë kryer trajnime specifike. Tani pritet të thirren dëshmitarë të tjerë që të mbështesin dëshminë e Johannes D., duke e shtyrë procesin me disa javë më shumë.

Rast me ngarkesë politike

Rasti ka shkaktuar tensione të mëdha politike, ku mbrojtja dhe skena politike shumë e majtë në Lajpcig, qytetin e Lina E., thonë se ajo akuzohet si terroriste e majtë duke u kthyer në kokë turku si për mediat edhe për autoritetet. Shumë ankohen se sistemi i drejtësisë është i butë me neonazistët.

Parrulla “Free Lina” dhe kuti për të mbledhur ndihma për mbrojtjen e saj janë shpërndarë në lagjen Connewitz të Lajpcigut, një qendër përkrahësish të së majtës, ku Lina E. ka jetuar edhe vetë.

Por Hendrik Hansen, specialist për çështjet e terrorizmit dhe profesor në Universitetin e Shkencave Administrative, thotë se e vetmja gjë që ka bërë media është zbutja e rrezikut të ekstremizmit të majtë. “Procesi gjyqësor është një sukses i dukshëm,” thotë Hansen për Deutsche Wellen. “Në zonat rreth Lajpcigut ne jemi duke hasur rritjen e strukturave klandestine, të lidhura shumë mirë me skenën ekstremiste të krahut të majtë, të cilët janë duke përdorur metoda që nuk janë përdorur më parë.”

Hansen thotë se grupi i Lina E. mund të klasifikohet qartë si organizatë kriminale dhe mund të cilësohet shumë mirë, si grup terrorist: “I gjithë grupi ka qenë një grup me njerëz që kanë bërë plane për të sulmuar aq saktësisht, saqë kanë përdorur teknologjinë e duhur për këtë gjë, si për shembull telefonë celularë me një përdorim. Ata janë trajnuar mirë për të punuar si grup. Ata kanë pasur informatorë që kanë bërë spiunime për viktimat. Detyrat mes grupit kanë qenë të ndara shumë mirë.”

Hansen thotë se dëshmitë tregojnë se grupi nuk bërë plane për të përdorur metodat e luftës në rrugë, por për të zhvilluar sulme të qëllimshme që synonin plagosjen ose madje vrasjen e viktimave. “Terrorizmi përcaktohet si dhunë me motive politike që synon të përhapë frikë dhe tmerr tek popullsia në përgjithësi ose brenda një grupi të caktuar njerëzish në veçanti,” thotë ai.

Kush është Lina E.?

Përveç një fjale të shkurtër mbajtur gjatë procesit gjyqësor zhvilluar javën e kaluar, ku ajo falenderoi shokët dhe njerëzit e familjes, Lina E., ka folur vetëm një herë në gjyq, tetorin e kaluar, kur tregoi për jetën e saj: E lindur në Kasel, në Gjermaninë qendrore, ajo ka punuar si punonjëse sociale me të rinj pa avantazhe dhe gjatë kohës së studimeve ka shkruar për çështjen se si mund të luftohet radikalizimi i djathtë tek të rinjtë.

Kaseli ndodhet në landin e Hesenit, një land me një skenë të madhe të krahut të djathtë dhe në vitin 2006 ka qenë qyteti ku është kryer një nga dhjetë vrasjet e bëra nga grupi i djathtë terrorist, Ilegaliteti Nacionalsocialist (NSU)

Lina E. thuhet se është politizuar gjatë kohës që u zbulua grupi NSU, në vitin 2011, zbulim që shkaktoi diskutime të mëdha dhe hetime që u zhvilluan në gjithë Gjermaninë për gabimet e bëra nga forcat e rendit dhe forcat e sigurimit. Që prej arrestimit të saj, ajo ka kaluar dy vjet e gjysmë në të njëjtin burg në Kemnic (Chemnitz), ku po kryen dënimin edhe Beate Zschäpe, i vetmi person që ka mbetur gjallë nga anëtarët e grupit NSU.

Prokurori tha se Lina E. është ende shumë e rrezikshme. Kryeprokurorja, Alexandra Geilhorn, tha se e akuzuara nuk ka treguar pendesë dhe nuk është distancuar nga ideologjia e krahut të majtë. Prokurorja po ashtu tha se ajo që ajo e quan “dhunë të rëndë” prej sulmeve, është kryer me “përqendrim të lartë energjish kriminele”, shoqëruar nga një “sasi e caktuar e mungese ndjenjash”. Ajo po ashtu paralajmëroi për rrezikun që Lina E. mund të hidhet shumë kollaj në ilegalitet, gjë që e ka bërë tashmë partneri i saj Johann G., një ekstremist tjetër i krahut të majtë.

Mbrojtja i hodhi poshtë të gjitha këto akuza duke theksuar se Lina E. ka thënë se ambicja e vetme e saj është të përfundojë studimet universitare dhe të bëhet punonjëse sociale. Mbrojtja po ashtu akuzoi prokurorinë se ka ngritur hipoteza seksiste lidhur me fajësinë e Lina E. Akuza e ka lidhur atë me një nga skenat e krimit, sepse atje janë gjetur gjurma ADN-je të partnerit të saj Johann G. Kjo, thotë mbrojtja, është po aq spekulative sa “logjika e Bonie e Klajd”. Nuk ka dëshmi direkte ADN-je që ta lidhin Lina E. me skenën e sulmeve kundër neonazistëve.

Marrë nga DW

lina e ekstremistja e majte gjermani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale