LIVE UPDATES
Bota

Fletushka misterioze në Teheran! Ofrojnë 20 mijë dollarë për t’u bashkuar në "përplasje", a po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?

Ambasada e Rusisë në Teheran ka thënë se reklamat - të cilat u ofrojnë burrave iranianë të moshës 18 deri në 45 vjeçare shpërblim deri në 20.000 dollarë për t’u regjistruar dhe më pas pagë mujore rreth 2.000 dollarë - janë të rrejshme.

11 Dhjetor 2025, 08:21 Nga M.L
Fletushka misterioze në Teheran! Ofrojnë 20 mijë dollarë
Foto ilustruese

Fletushka janë shfaqur në kryeqytetin iranian, Teheran, për kontrata të leverdishme për burra që duan t’i bashkohen fushatës së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ambasada e Rusisë në Teheran ka thënë se reklamat - të cilat u ofrojnë burrave iranianë të moshës 18 deri në 45 vjeçare shpërblim deri në 20.000 dollarë për t’u regjistruar dhe më pas pagë mujore rreth 2.000 dollarë - janë të rrejshme.

Derisa vërtetësia e fletushkave është kundërshtuar nga Moska, dihet se Rusia ka përdorur rrjete të errëta për të rekrutuar mijëra të huaj për të luftuar për të në Ukrainë, përfshirë nga Lindja e Mesme, Azia Qendrore dhe Kuba.

Radio Farda e Radios Evropa e Lirë (REL) i telefonoi në aplikacionin WhatsApp numrit të dhënë në reklamat e shfaqura. Personi i paidentifikuar që u përgjigj tha se fletushkat ishin pjesë e një fushate “zyrtare” rekrutimi nga Rusia dhe pretendoi - pa dhënë dëshmi - se ajo ishte “e bashkërenduar” me autoritetet iraniane.

“Të falsifikuara dhe kriminale”
Fletushkat janë shfaqur në Teheran ditët e fundit. Reklamat thonë se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë po rekruton njerëz për role të ndryshme, përfshirë ushtarë, operatorë dronësh dhe shoferë.

Ato ofrojnë paga të larta dhe bonuse për rekrutët, përfshirë bileta avioni drejt Rusisë, strehim falas, kujdes mjekësor dhe pagesa të pacaktuara. Edhe pse në shënjestër të reklamave janë burrat, ato ofrojnë punë edhe për gra me trajnim mjekësor.

Reklamat në gjuhën persiane përfshijnë informacion kontakti, duke përfshirë një e-mail adresë, një numër armen në WhatsApp dhe një kanal në Telegram.

Kur Radio Farda i kontaktoi në WhatsApp, thirrja u refuzua. Pas një mesazhi zanor për informacion shtesë, një person i paidentifikuar - që më vonë e përshkroi veten si “administrator i thjeshtë” - u përgjigj me mesazh tekstual, duke pretenduar se ndodhej në Moskë.

Ky person i paidentifikuar tha se fletushkat ishin pjesë e një fushate zyrtare ruse të rekrutimit në Iran. Ai shtoi se autoritetet iraniane ishin në dijeni për këtë fushatë.

Kanali në Telegram i reklamuar në fletushkë - Join To Russian Army For Foreigners - poston në rusisht, anglisht, persisht dhe arabisht. Kanali u hap më 4 nëntor dhe ka mbi 2.000 ndjekës.

Një mesazh në anglisht dhe persisht deklaron se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë “po hap dyert për qytetarë të huaj të gatshëm të nënshkruajnë kontratë dhe të shërbejnë me nder”.

Mesazhi shton: “Ju mirëpresim edhe nëse nuk flisni rusisht”.

Një postim tjetër në kanal përfshin një fotografi të dy burrave fytyrat e të cilëve janë të mbuluara me emotikone. Në mbishkrim thuhet: “Djemtë tanë nga Irani, mirë se vini në Rusi”. Postimi u bë më 7 dhjetor.

Ambasada ruse në Teheran, në një deklaratë të lëshuar më 9 dhjetor, tha se fletushkat ishin “të falsifikuara dhe me natyrë kriminale”.

“As Ambasada e asnjë nga strukturat zyrtare të shtetit rus nuk kanë asnjë lidhje me këtë letër”, thuhet në deklaratë, e cila u publikua nga media iraniane.

“Histori e dëshmuar”
John Hardie, zëvendësdrejtor i Programit për Rusinë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive me bazë në Uashington, i tha Radios Farda se, megjithëse nuk mund të fliste për vërtetësinë e fletushkave, “Rusia e ka një histori të qëndrueshme të rekrutimit të të huajve nga një gamë e gjerë vendesh për të luftuar në Ukrainë”.

Hardie tha se rekrutuesit rusë kanë synuar burra në vende më të varfra.

Këta rekrutë shpesh trajnohen shumë pak para se të dërgohen në vijën e frontit, tha ai.

Nicole Grajweski, hulumtuese në Programin e Politikave Bërthamore të Carnegie Endowment for International Peace, tha se fletushkat nuk ndjekin modelin e zakonshëm të Rusisë.

“Nuk është e qartë nëse pamfletet janë të mirëfillta, apo nëse Rusia do të përdorte një masë kaq të pakujdesshme për rekrutim”, tha ajo.

Ajo shtoi se, nëse Rusisë do t’i nevojitej personel shtesë, ka mundësi që ta bëjë këtë me aprovimin të nënkuptuar, ose edhe me përfshirjen e Qeverisë iraniane.

Autoritetet iraniane nuk kanë reaguar publikisht ndaj fletushkave.

Ruajtja e numrit të trupave
Rusia ka zgjeruar rekrutimin e luftëtarëve të huaj pasi po përpiqet ta ruajë numrin e trupave përballë humbjeve të rënda në Ukrainë.

Ukraina pretendon se Moska ka rekrutuar të paktën 18.000 luftëtarë të huaj nga 128 vende. Më shumë se 11.000 koreanoveriorë po shërbejnë gjithashtu në luftë si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi ushtarak midis Moskës dhe Phenianit.

Rusia ka rekrutuar njerëz nga Kuba, Siria, Jordania, Nepali, India, Kenia dhe vendet e Azisë Qendrore duke përdorur një kombinim detyrimi, ryshfeti dhe mashtrimi, sipas ekspertëve.

Rritja e rekrutimit të të huajve pasqyron ngurrimin e Rusisë për të urdhëruar një tjetër mobilizim pas thirrjes kaotike të shtatorit 2022, e cila nxiti një eksod masiv rusësh.

Vlerësimet perëndimore sugjerojnë se ushtria ruse ka pësuar më shumë se një milion të vrarë dhe të plagosur që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Irani duket të jetë një territor i natyrshëm rekrutimi.

Irani, vend me 88 milionë banorë, po përjeton papunësi në rritje dhe varfëri gjithnjë e më të thellë, sepse ekonomia e tij ekonomi përballet me sanksione dërrmuese amerikane.

Irani dhe Rusia, pavarësisht mosbesimit dhe një historie të tensionuar, kanë thelluar marrëdhëniet vitet e fundit. Republika Islamike i ka ofruar Rusisë dronë të cilët Moska i ka përdorur në Ukrainë.

Teherani gjithashtu strehon miliona refugjatë dhe migrantë afganë, dhe rekrutuesit rusë duket se kanë synuar anëtarët e këtij komuniteti të margjinalizuar.

Ish-pjesëtarë të forcave të armatosura afgane që jetojnë në Iran, përfshirë komandot elitë të trajnuara nga SHBA-ja, kanë thënë më parë se po shqyrtonin shkuarjen për të luftuar si mercenarë në Ukrainë.

Tre ish-gjeneralë afganë i thanë Associated Press në vitin 2022 se Rusia po kërkonte të formonte një “legjion të huaj” dhe ofronte paga mujore rreth 1.500 dollarë./ REL

teheran

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale