LIVE UPDATES
Bota

Familjarët, të shqetësuar për fatin e luftëtarëve të Wagner-it

Familjarët e luftëtarëve që ose kanë marrë pjesë në rebelim, ose vetëm i janë bashkuar Grupit Wagner të tërhequr nga rrogat e mira apo nga reputacioni i grupit, apo të dyja së bashku, kanë frikë dhe paqartësi lidhur me atë se çfarë do të ndodhë më pas.

28 Qershor 2023, 18:13 Nga k.m.
Familjarët, të shqetësuar për fatin e luftëtarëve
Foto ilustruese

Situata nuk është qetësuar krejtësisht pas rebelimit të Yevgeny Prigozhinit dhe grupit të tij të mercenarëve, Wagner, që paraqiti sfidën më të madhe për Kremlinin që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Luftëtarët nga grupi famëkeq i mercenarëve do të lejohen që ose t’iu bashkohen forcave të rregullta ruse, të shpërndahen, ose të zhvendosen në Bjellorusi. Autoritetet ruse kanë thënë se nuk do të ndjekin penalisht rebelët. Prigozhin veçse është zhvendosur në Bjellorusi.

Familjarët e luftëtarëve që ose kanë marrë pjesë në rebelim, ose vetëm i janë bashkuar Grupit Wagner të tërhequr nga rrogat e mira apo nga reputacioni i grupit, apo të dyja së bashku, kanë frikë dhe paqartësi lidhur me atë se çfarë do të ndodhë më pas. Në grupe bisedash në Telegram, që janë krijuar nga familjarët, po ashtu ka shprehje të zemërimit lidhur me mënyrën se si u trajtuan rebelët dhe ndaj zyrtarëve qeveritarë, sikurse ndaj ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, zyrtar që ka qenë në shënjestër të kritikave të vazhdueshme të Prigozhinit.

“Ja ku jemi, nën dorën e [ukrainasve]... dhe tani ka nisur zgjidhja e çështjeve të brendshme dhe [ukrainasit] mund të marshojnë në qytet brenda një dite”, shkroi një grua më 24 qershor. Ajo la të kuptohet se jeton në Shebekino, një fshat rus afër kufirit ukrainas që është goditur nga sulme me raketa më herët gjatë këtij muaji. Zyrtarët rusë thanë se raketat u hodhën nga Ukraina.

“Dhe pastaj kush e pëson nga ky qërim hesapesh mes Prigozhinit dhe Shoigut? Vafshin në djall. Kam një foshnje në krahë. I dashuri im është [në Wagner] qe dy muaj. Çfarë do t’i ndodhë atij? Ai veçse ka vuajtur shumë, kjo është hera e dytë [që merr pjesë në luftë]”, shkroi ajo.

“Prigozhini po copëtohet. Të gjithë janë kundër tij, thjesht është një makth”, shkroi një grua tjetër. “Çfarë do të ndodhë me burrat tanë? Prigozhin ka shkuar në Bjellorusi. Ata veçse po ndërtojnë një kamp të ri atje. Çfarë do të ndodhë me burrat tanë? Duket se ata po shihen si tradhtarë dhe janë lënë në mëshirën e fatit”.

“Gjithë këta muaj kanë shkuar huq”, shkroi ajo më 26 qershor, që duket se iu referuar të dashurit të saj ose burrit.

“Para se të nisej për në Bjellorusi, atij iu desh që të zgjidhte të gjitha çështjet këtu me ata që nënshkroi kontratë. Në fund, ai është përgjegjës për të gjitha... Kjo është tradhti”.

Më 27 qershor, agjencia kryesore e sigurisë në Rusi, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) njoftoi se do të heqë dorë nga hetimi penal për ata që kryen rebelimin. Megjithatë, kjo lëvizje vetëm se thelloi shqetësimet për shkak të konfuzionit nëse Grupi Wagner vërtetë do të shpërbëhej – siç ka deklaruar Prigozhini – apo nëse luftëtarët do të inkorporoheshin krejtësisht në ushtrinë e rregullt ruse.

“Më thoni, çfarë do të ndodhë me burrat tanë pas marshit të djeshëm”, shkroi një grua tjetër më 25 qershor, një ditë pas rebelimit, kur një grup i ushtarëve të Wagner-it u nis në veri drejt Moskës, por marshimi u ndal pak para arritjes në kryeqytetin rus.

Disa që postuan mesazhe shprehën zemërimin e tyre ndaj Putinit.

“Dua që presidenti të zgjidhë këtë situatë dhe jo vetëm të deklarojë se ata ishin rebelë dhe tradhtarë”, shkroi një grua tjetër.

“Por, për disa arsye, një palë e tretë zgjidhi konfliktin. Në fund të fundit, presidenti ynë nuk është [lideri bjellorus, Alyaksandr] Lukashenko”.

Radio Evropa e Lirë e kishte të pamundur të kontaktonte, apo kuptonte vendndodhjen e personave që postuan mesazhet e tyre në seksionin e komenteve. Nuk ishin vetëm familjarët e luftëtarëve të Wagner-it që u tronditën apo inatosën me mënyrën se si u zhvillua rebelimi apo për shqetësimet lidhur me çfarë do të ndodhë tani. Dy luftëtarë të Wagner-it që thanë se ishin në autokolonën që ishte nisur drejt Moskës më 24 qershor, i thanë Radios Evropa e Lirë se ishin “pak të zhgënjyer” me rezultatin e rebelimit.

“Së pari, ata shkuan për të shkatërruar sistemin dhe për të ndryshuar Qeverinë”, tha njëri prej luftëtarëve, i identifikuar me emrin Andrei. Ai tha se është nga rajoni siberian, Irkutsk.

“Më pas, Putini dëgjoi shqetësimet tona. Ai mësoi shumë, të vërtetën [për Shoigun] dhe premtoi se do të rregullonte gjithçka”, tha Andrei.

“Po, ne ishim pak të zhgënjyer”.

Andrei tha se nuk do të pranojë që të shërbejë nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes dhe shtoi se është i bindur që Wagner “do të qëndrojë më vete”.

Aleksei, i cili nuk pranoi të jepte mbiemrin, tha se ka shërbyer po ashtu në grupin privat ushtarak, Wagner. Edhe ai u pajtua me qëndrimin e Andreit.

“Ne nuk do të shërbejmë nën komandën e Ministrisë së Mbrojtjes”, tha ai.

“Ne kemi punuar ngushtë me ta, duhej të punonim. Por, paligjshmëria me të cilën jam përballur me ta nuk ishte as e përafërt me atë që mbaj mend kur kam qenë në burg herën e fundit”.

Në burg, tha ai, mund të arrihej ndonjë marrëveshje me rojet e burgut për ndonjë gjë, por kurrë me zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes. Ai tha se ata ishin “gjithmonë të dehur”.

“Na kanë zhgënjyer shumë herë, jo me qëllim, do të thosha, por me shumë gjasa sepse ishin përtacë. Ata na premtuan se do të na ndihmonin, por dështuan që të na jepnin mbështetje me artileri. Ata na quajnë ne banditë?”.

“Jo, unë nuk jam i shqetësuar se ata do të na ndajnë,”- tha ai.

“Çfarë, a nuk ka edhe disa fushata të tjera [ushtarake] private që po zhvillohen në mbarë botën?”.

“Nuk është qetë në Afrikë. Mund të shkoni në Siri jo si ‘muzikant’, por si ‘valltar’”, tha ai, duke iu referuar nofkave që Grupi Wagner përqafoi teksa po rekrutonte mercenarë vitin e kaluar. Në zyrën për rekrutim të Wagner-it në qytetin siberian Çita, Yury Ryazantsev, - i cili është dërguar disa herë në rajonin lindor ukrainas të Donbasit dhe tani punon si rekrutues – tha se e nisi ditën e 24 qershorit me një thirrje nga një koleg.

“Nuk kam ditur asgjë për vendimin e Prigozhinit”, tha ai për REL-in disa orë pasi nisi rebelimi.

Një ditë më herët u ktheva nga Donbasi. Atje kam luftuar. Askush atje nuk fliste për ndonjë rebelim. Gjithçka ishte njësoj si gjithmonë”.

Ai tha se rekrutuesit e Wagner-it në Siberi dhe Lindjen e Largët mësuan për rebelimin pasi ai nisi. Ai tha se nuk ishte i sigurt për fatin e organizatës, veçmas të udhëheqjes.

Megjithatë, ai shprehu admirim për Prigozhinin.

“Mund ta kuptoni Prigozhinin. Imagjinoni: Ne jemi në luftë, po çlirojmë territore dhe Ministria e Mbrojtjes po na godet”, tha ai duke iu referuar raportimeve të pakonfirmuara se ushtria ka kryer një sulm ndaj një baze të Wagner-it dhe kjo u tha se ishte arsyeja që nxiti rebelimin.

“Mbi 1.000 luftëtarë u vranë gjatë të shtënave. Prigozhini nuk mund të rrinte duarkryq. Por, jam i sigurt se ky rebelim nuk do të shndërrohet në diçka të keqe për ne. Dikush do të vijë dhe do të zë vendin e tij. Ata do ta zëvendësojnë Pirgozhinin me dikë tjetër dhe ne do të vazhdojmë”.

Ai tha se zyra e rekrutimit ka pranuar thirrje dhe aplikime nga burra nga e gjithë Siberia dhe Lindja e Largët, që janë dislokuar në Donbas.

“Wagner gjatë gjithë kësaj kohe është bërë shpëtim për ata që kanë dashur të shërbejnë për atdheun, por nuk kanë mundur”, tha ai.

“E kuptoni, këta persona ishin në burg në të kaluarën dhe nuk mund t’i bashkoheshin ushtrisë, prandaj i morëm ne”, tha ai.

“Çfarë më pëlqen te Wagner-i është se ne jemi si një familje e madhe. Për dallim nga ushtria ruse dhe ata që janë mobilizuar, pjesëtarët e Wagner-it nuk pinë alkool: ata janë shumë striktë për këtë çështje”, tha ai.

Banorët lokalë në Ukrainë “kanë perceptim më pozitiv për ne sepse djemtë tanë nuk grabisin, për dallim nga ushtria ruse”, tha ai. Më vonë gjatë 24 qershorit, faqja në rrjetet sociale e zyrës së rekrutimit të Wagner-it në Çita u bllokua dhe Ryazanstev nuk pranoi t’i përgjigjej thirrjeve të tjera të REL-it. Luftëtarët e Wagner-it dhe familjarët e tyre nuk janë të vetmit që janë të zemëruar me atë që ndodhi më 24 qershor. Një numër i panjohur i ushtarëve të rekrutuar – burra të rinj që kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak – u urdhëruan që të dislokoheshin në qytetin jugor të Rostov-on-Donit – si dhe në rajonin e Moskës – në përgjigje të rebelimit të Wagner-it. Zinaida, që kërkoi t’i publikohej vetëm emri, tha se djali i saj u thirr më 23 qershor, në kohën kur forcat e Wagner-it nisën të lëviznin. Ajo tha se djali i saj dhe rekrutë të tjerë në njësitin e tij nisën të dislokoheshin në Kolomna, një qytet që gjendet pranë vendit ku bashkohen dy lumenj në juglindje të Moskës.

Autoritetet shpejt krijuan pozicionet mbrojtëse me thasë rëre dhe krijuan postblloqe me roje në disa kalime të lumit në jug të Moskës, për të pritur arritjen e autokolonës së Wagner-it.

“Këta rekrutë po përgatiteshin që të ballafaqoheshin me këta banditë”, tha ajo për REL-in. “Rekrutët dhe [ushtarët e mobilizuar] u dërguan te një barrierë në Kolomna”.

“U luta tërë natën, tërë ditën dhe e falënderova Zotin që ata u ndalën”, tha ajo.

Një grua tjetër nga rajoni i Moskës, e cila u prezantua me emrin Yulia, i tha REL-it se babai i saj ishte ushtar në ushtrinë e rregullt, ndërkaq vëllai i saj shërben në Grupin Wagner. Vëllai i saj, tha ajo, i tha asaj që luftëtarët e tjerë të Wagner-it nuk ishin shumë entuziastë që të luftonin me trupat e rregullta ruse.

“Vëllai më shkroi: ‘Do të dorëzoj armët në Moskë, nuk dua të vras qytetarë të vendit tim’”, tha ajo.

“Tani ai dhe bashkëluftëtarët e tij nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me ta. Një gjë është e sigurt: ata nuk do të mund të shkojnë në Bjellorusi, për të ndjekur shembullin e Prigozhinit”, tha ajo.

“Më duket se vetë Wagner-i do të qëndrojë këndej vërdallë, vetëm se do të kontrollohet nga Bjellorusia”./REL

grupi wanger lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale