LIVE UPDATES
Bota

Falimenton firma FTX që tregtonte monedha dixhitale

FTX kishte një vlerë në treg prej 10 deri 50 miliardë dollarësh, duke rreshtuar më shumë se 100 kompani të lidhura me të në mbarë botën, sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë.

19 Nëntor 2022, 20:51 Nga I.A
Falimenton firma FTX që tregtonte monedha dixhitale
FTX

SHBA- Firma FTX dhe dhjetëra kompani të lidhura me të, përfshirë fondin e themeluesit të firmës, Sam Bankman-Fried, Alameda Research, deklaruan javën e kaluar falimentimin në shtetin Delaware. FTX kishte një vlerë në treg prej 10 deri 50 miliardë dollarësh, duke rreshtuar më shumë se 100 kompani të lidhura me të në mbarë botën, sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë.

Falimentimi i një prej firmave më të mëdha në botë të këmbimit të kriptomonedhave po dërgon sinjale tronditëse për industrinë. Firma “TPX Property Exchanges” përdor teknologjitë e monedhave dixhitale si blockchain, e cila ofron sherbime financiare dhe regjistron trasaksionet e aseteve në një rrjet biznesi.

Antony Abell është shef ekzekutiv dhe bashkëthemelues i firmës “TPX Property Exchanges”

“Shumë prej drejtuesve të industrisë u ra në sy që shifrat nuk ishin të qarta, struktura ishte e gabuar, nuk kishte transparencë dhe kishte gabime në udhëheqjen e firmës. Këto janë çështje themelore për të cilat është punuar nga firmat e kapitaleve private dhe tregjeve”.

Në fillim të vitit Bankman-Fried u vlerësua si shpëtimtar pasi ai ndihmoi financiarisht disa kompani të monedhave dixhitale që hasën probleme. Së fundmi, ai është vlerësuar se ka një pasuri ne vleren e rreth 23 miliardë dollarëve.

Frances Coppola është analiste e pavarur në fushën e financave.

“Ajo që duket se ka ndodhur është se firma FTX transferoi disa nga asetet e klientëve të saj tek kompania Alameda Research. Mendojmë se ka ndodhur në kohën e dështimit të fondit Three Arrows Capital në qershor, sepse Alameda Research ishte përfshirë përmes kompanive të tjera. Pra duket se ka patur humbje dhe duket sikur FTX e ka ndihmuar financiarisht atë duke përdorur investimet e klientëve”.

Klientët e braktisën platformën FTX nga frika nëse firma do të kishte kapital të mjaftueshëm, ndërsa FTX u pajtua të blihej nga firma rivale e monedha dixhitale Binance. Por marrëveshja mes FTX dhe Binance dështoi ndërsa priteshin analizat e bilancit financar nga firma Binance.

Analistja Frances Coppola thotë se platforma tregtare FTX duhet t’i kishte të gjitha asetet e klientëve të saj, por nuk rezultoi kështu.

“Ata në fakt nuk mund të marrin asetet që u nevojiten për t'ua kthyer klientëve. Nëse me të vërtetë kanë likuidet ata duhet të rimbursojnë klientët e tyre. Por ata nuk mund ta bëjnë këtë, kanë falimentuar”.

Kompanitë që mbështetën firmën FTX po llogarisin humbjet ndërsa ka rënë vlera e monedhave dixhitale dhe bitcoin-it. Politika dhe rregullatorët po bëjnë thirrje për mbikëqyrje më të rreptë ndaj industrisë së monedhave dixhitale.

Firma FTX konfirmoi të shtunën se në rrjetin e saj kishte patur ndërhyrje të paautorizuar, disa orë pasi shpalli falimentimin. Në rrjetet sociale u hapën debatet se firma ishte hakeruar ose ndoshta dikush nga brenda kompanisë i kishte vjedhur fondet, një mundësi që analistët nuk e përjashtojnë.

Shefi i ri ekzekutiv i firms FTX, John Ray III, njoftoi se po çaktivizonte aftësitë për të tregtuar ose tërhequr fonde nga platforma dhe po ndërmerrte hapa për të siguruar investimet e klientëve. Policia në Bahamas, ku ndodhet qendra e firms FTX, tha se ka hapur hetime. Firma FTX pati bërë disa marrëveshje me emra të njohur si Federata Kombëtare e Basketbollit, NBA, Mercedes dhe Formula Uno, firma që kanë kërkuar prishjen e kontratave.

Marrë nga VOA

ftx antony abell

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale