LIVE UPDATES
Bota

Sulmet ndaj subjekteve fetare në Afganistan, frika mbërthen komunitetin sufist

Manastiri ishte i mbushur me anëtarë të komunitetit sufist të Afganistanit, të cilët ndjekin një formë mistike të Islamit, ku në praktikat e tyre fetare përfshihen vallëzime, këngë dhe muzikë.

19 Maj 2022, 16:15 Nga DOSJA
Sulmet ndaj subjekteve fetare në Afganistan, frika mbërthen
Afganistan

AFGANISTAN- Mansur Sikandari ishte duke kënduar këngë fetare islamike brenda manastirit Khalifa Sahib në kryeqytetin afgan, Kabul, kur një shpërthimi i fuqishëm goditi ndërtesën.

Manastiri ishte i mbushur me anëtarë të komunitetit sufist të Afganistanit, të cilët ndjekin një formë mistike të Islamit, ku në praktikat e tyre fetare përfshihen vallëzime, këngë dhe muzikë.

Në këtë sulm, që ndodhi më 29 Prill, u vranë afër 50 besimtarë dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. Ky është një prej sulmeve më vdekjeprurëse ndaj sufistëve në Afganistan.

Çfarë ndodhi atë ditë vazhdimisht më del para syve”, tha Sikandari për Radion Evropa e Lirë. Ai ishte hospitalizuar për shkak të lëndimeve që kishte marrë gjatë këtij sulmi.

“Asgjë e tillë nuk kishte ndodhur më parë nën çdo qeveri”, shtoi ai.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për bombardimin, megjithëse ky sulm kishte ngjashmëri me sulmet e mëhershme të kryera nga Shteti Islamik-Khorasan (IS-K). Shumë anëtarë të IS-K janë salafistë, një sekt ultra-radikal i Islamit sunit, që i sheh sufistët si heretikë. Ky grup ekstremist ka kryer sulme shkatërruese ndaj minoritetit shiit në Afganistan, qëkur se ky grup u shfaq për herë të parë më 2015.

Më 22 prill, IS-K morri përgjegjësinë për bombardimin e një xhamie sufiste në provincën veriore të Kunduzit, sulm që la të vrarë të paktën 33 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Ekspertët thanë se militantët e IS-K po sulmojnë sufistët, një sekt kryesisht sunit, për të nxitur një luftë sektare dhe për të minuar sundimin taliban.

Për këto arsye, ka gjasa që ky zjarr të përhapet edhe më tej”, tha Sami Yousafzai, një gazetar afgan, i cili ka mbuluar ngjarjet për talibanët, qëkur ky grup u shfaq në vitet ’90.

Qëkur kanë marrë pushtetin në gusht, talibanët kanë nisur një shtypje të pamëshirshme ndaj IS-K, që është rivali i tyre. Por, IS-K vazhdon të bëjë qëndresë ndaj kësaj shtypjeje dhe rregullisht ka kryer sulme ndaj zyrtarëve talibanë dhe ka kryer sulme ndaj xhamive, shkollave dhe spitaleve.

Disa anëtarë të talibanëve kanë qenë ish-ndjekës të sufizmit. Por, interpretimi i rreptë i Islamit nga talibanët është në kundërshtim me format mistike të besimit.

Gjatë sundimit të parë të talibanëve, në periudhën 1996-2001, disa sufistë u detyruan që të fshiheshin. Talibanët bastisën disa manastire sufiste dhe disa tubime, duke rrahur anëtarët e këtij komuniteti dhe duke shkatërruar instrumentet e tyre muzikore. Nën sundimin e tyre, talibanët kishin ndaluar muzikën.

Sufistët i nderojnë shenjëtorët dhe e përdorin muzikën për të përhapur mesazhin e Islamit. Ata përqendrohen në vetëpastrim përmes përkushtimit, në kontrast të fortë me talibanët dhe IS-K që ndjekin një interpretim të fjalëpërfjalshëm të Islamit.

Për më shumë se 13 shekuj, Afganistani ka qenë qendër e Islamit sufist. Shenjtorët e lindur në zonat që përbëjnë Afganistanin e sotëm kishin një rol të rëndësishëm në përhapjen e Islamit në nënkontinent.

Liderët e sufistëve në Afganistan pretendojnë se të paktën 60 për qind e popullsisë së vendit janë ndjekës së sufizmit, ose të paktën mbështesin dhe respektojnë vlerat sufiste. Tyrbet, që besohet se janë vendet e varrimit të figurave të rëndësishme sufiste, janë vende popullore të pelegrinazhit në mbarë shtetin. Shumë liderë fetarë sufistë gëzojnë respekt dhe kanë ndikim në mesin e popullsisë lokale.

Sufizmi është një praktikim i fesë që përqendrohet në vetëpastrim përmes lutjeve”, tha Ahmad Madani, një afgan, ndjekës i sufizmit.

Pavarësisht imazhit të tyre si mistikë paqësorë, ndjekësit e sufizmit në Afganistan janë përfshirë në mënyrë aktive në politikë dhe në konflikte ushtarake.

Presidenti i ndjerë afgan, Sibghatullah Mujadidi, lider i urdhrit Naqshbandi të sufizmit, kishte udhëhequr një fraksion muxhahedin që luftoi kundër forcave sovjetike në vitet ’80. Pir Sayyid Ahmed Gailani, udhëheqësi i urdhrit Kadirije, po ashtu ka udhëhequr një fraksion muxhahedin.

Me talibanët në pushtet dhe militantët e IS-K që po shënjestrojnë sufistët, shumë anëtarë të këtij komuniteti jetojnë me frikë të vazhdueshme. Disa, madje, kanë ndërprerë vizitat në manastire dhe faltore sufiste nga frika se mos vriten në ndonjë sulm.

“Familja ime heziton që të më lejojë të shkoj në xhami sepse ka frikë nga shpërthimet e bombave, veçmas nga sulmet vetëvrasëse”, tha Ghulam Saeed, një banor i provincës Parvan, që gjendet në veri të Kabulit./REL/

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet