LIVE UPDATES
Bota

E arrestuar nga Moska/ Kryediplomati çek në OKB: Të lirohet gazetarja Alsu Kurmasheva

Kurmasheva po mbahet nga autoritetet ruse që pothuajse pesë muaj, nën akuza, që ajo, REL-i dhe mbështetësit e saj i mohojnë.

14 Mars 2024, 15:36 Nga M.B
E arrestuar nga Moska/ Kryediplomati çek në OKB: Të lirohet
Gazetarja e REL-it, Alsu Kurmasheva, gjatë një paraqitjeje para një gjykate në Kazan të Rusisë më 1 shkurt 2024.

ÇEKIA- Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, gjatë një debati në Kombet e Bashkuara i bëri thirrje Moskës që të lirojë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva. Kurmasheva po mbahet nga autoritetet ruse që pothuajse pesë muaj, nën akuza, që ajo, REL-i dhe mbështetësit e saj i mohojnë. Gjatë një debati në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork, Lipavsky foli për nevojën e promovimit të një atmosfere të sigurt dhe mbështetëse për gratë, për avokim për të drejtat e grave, aktivistëve, gazetarëve dhe për barazi gjinore. Ai më pas kritikoi Rusinë, anëtaren e përhershme të Këshillit të Sigurimit, duke thënë se është në kundërshti me parimet themelore të OKB-së me pushtimin e Ukrainës dhe me prishjen e gjithë strukturës së sigurisë që përshkruhet në kartën e OKB-së.

“Dua të shtoj se Çekia i bën thirrje Rusisë që të lirojë nga paraburgimi Alu Kurmashevan”, tha Lipavsky, duke shtuar se Këshilli i Sigurimit duhet të reformohet, në mënyrë që të shtohen më shumë shtete me qëllim që ky institucion të forcohet.

Kurmashva, gazetare e REL-it që punon në Pragë të Republikës Çeke, ka shtetësi amerikane dhe ruse. Ajo është në paraburgim që nga 18 tetori i vitit 2023 nën akuza për shkelje të të ashtuquajturit ligj për “agjentë të huaj”. Pavarësisht se ka kaluar pothuajse pesë muaj në paraburgim, Departamenti amerikan i Shtetit ende nuk e ka përcaktuar atë si person të ndaluar padrejtësisht, siç ka bërë me shtetas të tjerë amerikanë që mbahen në Rusi. Ky përcaktim do të rriste profilin e rastit kundër Kurmashevas dhe do të bënte që rasti kundër saj të cilësohej si i motivuar politikisht. Edhe dy shtetas të tjerë amerikanë mbahen në Rusi, gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, dhe ish-marinsi amerikan, Paul Whelan. Për të dy, SHBA-ja ka thënë se janë ndaluar padrejtësisht.

Kurmasheva që ka punuar për afër 25 vjet për Shërbimin Tatar-Bashkir të REL-it, u largua nga Praga në majin e vitit të kaluar për të shkuar në Tatarstan për shkak të një emergjence familjare. Ajo u ndalua përkohësisht derisa po priste që të kthehej në Çeki më 2 qershor në aeroportin e Kazanit, ku të dy pasaportat e saj dhe telefoni iu konfiskuan. Pas pesë muajsh pritje për vendimin për rastin e saj, Kurmasheva u gjobit me 109 dollarë pasi autoritetet thanë se ajo kishte dështuar që të regjistronte pasaportën e saj amerikane në Rusi. Në pamundësi të që largohej nga Rusia pa dokumentet e saj të udhëtimit, Kurmasheva u paraburgos sërish në tetor, kësaj radhe për akuzën se ka dështuar që të regjistrohet si “agjente e huaj”.

Dy muaj më vonë, asaj iu shtua edhe akuza për shpërndarje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse. Nëse gjendet fajtore, Kurmasheva mund të dënohet deri me dhjetë vjet burgim. Shumë kritikë dhe grupe të të drejtave të njeriut thonë se ligji i ashtuquajtur për agjentë të huaj përdoret nga Kremlini për të shtypur disidencën. Moska po ashtu është akuzuar se ndalon amerikanë dhe i përdorë ata për t’i këmbyer me të burgosurit rusë në Shtetet e Bashkuara./ REL

alsu kurmasheva okb rusia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet