Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Udhëheqësi rus ka qenë prej kohësh i përfshirë në thashethemet se ishte i sëmurë rëndë, me disa që thonë se atij i është dashur të përdorë teknologji të rreme për të inskenuar paraqitjet e tij gjatë trajtimit mjekësor.
RUSI- Është pretenduar se Vladimir Putin po mendon të vendosë vajzën e tij në një pozicion në parlament, në mënyrë që ajo të ketë pushtetin pasi ai të vdesë.
Sipas Mirror, udhëheqësi rus ka qenë prej kohësh i përfshirë në thashethemet se ishte i sëmurë rëndë, me disa që thonë se atij i është dashur të përdorë teknologji të rreme për të inskenuar paraqitjet e tij gjatë trajtimit mjekësor.
Kombinuar me luftën që po vazhdon në Ukrainë, zyrtarët e Kremlinit thuhet se janë të shqetësuar se si do të ruhet status quo-ja pas vdekjes së Putinit.
Tani ekziston një 'kërkesë e qartë' nga elitat ruse për të kuptuar të ardhmen e tyre pa Putin. Përgjigja e tyre mund të jetë vajza 35-vjeçare e Putinit, Katerina Tikhonova, ka raportuar kanali Telegram General SVR.
Kanali drejtohet nga dikush që pretendon se është një gjeneral-lejtnant i mërguar i Kremlinit, i cili përdor pseudonimin Viktor Mikhailovich.
“Kandidatura e vajzës së presidentit rus Vladimir Putin Katerina Tikhonova për postin e kreut të partisë Rusia e Bashkuar është duke u diskutuar sërish në mënyrë aktive. Dhe më duhet të them se kohët e fundit, pa përjashtim, të gjithë personat e interesuar në rrethin e Putinit e mbështesin këtë ide."-tha ai.
Plani do të ishte që të bëhej presidenti ministri aktual i bujqësisë Dmitry Patrushev, 44 vjeç, por duke u kontrolluar nga Tikhonova e cila do të jetë pjesë e parlamentit.
"Në kuptimin e një rrethi të ngushtë njerëzish që kanë akses në veshin presidencial, Katerina Tikhonova është i vetmi person që mund të veprojë si garantues i stabilitetit të ekzistencës së regjimit të Putinit, pa qenë një pasardhëse e drejtpërdrejtë."-shtoi ai.
Tikhonova lindi nga Putini dhe gruaja e tij e parë, Lyudmila, në kohën që udhëheqësi rus ishte ende një spiun i KGB-së në Gjermani.
Ajo besohet se është zëvendësdrejtoresha e Institutit për Kërkime Matematikore të Sistemeve Komplekse në Universitetin Shtetëror të Moskës. Ajo aktualisht është në një lidhje me ikonën e baletit rus, Igor Zelensky, 52 vjeç. Ai drejtonte Baletin Shtetëror të Bavarisë, por u detyrua të largohej pasi refuzoi të dënonte luftën në Ukrainë.
(d.a/dosja.al)
Albin Kurti dhe vëllai PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar rastësisht vëllanë e tij në rrugë...
Ushtari ANGLI- Boris Johnson ka bërë thirrje për më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën, pasi ajo lufton forcat...
Ukraine UKRAINË- Një zyrtar ukrainas ka dhënë më shumë detaje rreth luftimeve në qytetin Severodonetsk. BBC shkruan se k...
Sergei Lavrov SERBI- Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov do të ketë një sërë takimesh me lidershipin shtetëror serb dh...
Mevlut Tsavousoglou TURQI- Edhe Greqia u vu sot në shënjestër të ministrit të Jashtëm turk Mevlut Tsavousoglou, &nb...
Zjarri ne Selanik GREQI- Gjithsej 44 persona, mes të cilëve edhe disa fëmijë, janë evakuuar nga zjarrëfikësit dhe polici...
Ambasadori amerikan KOSOVË- Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po vazhdojnë ecjen përpara me iniciativën “Ballkani i H...
ZVICER ZVICËR- Dy të vdekur dhe nëntë të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, është rezultati...
Policia e Kosoves KOSOVË- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Krajl Petra” në...
Hysni Gucati me te atin TIRANË- Babai i ish-drejtuesit të UÇK-së, i cili ndodhet në burgun e Hagvs, Hysni Gucati ka vdekur....