LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita 4/ Bombardime në gjithë Sudanin, sulmohet brenda rezidencës ambasadori i BE-së, gjeneralët rivalë bien dakord për një armëpushim 24-orësh

•Sulme në të gjithë Sudanin pasi luftimet rivale midis gjeneralit Burhan dhe gjeneralit Dagalo, vazhdojnë të përhapen. •Dhuna midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë ka hyrë tashmë në ditën e katërt •Gati 200 njerëz janë vrarë, ndërsa numri i të plagosurve ka kaluar 1.100. •Situata vazhdon të agravohet ku në ditën e katërt të bombardimeve është sulmuar Brenda rezidencës së tij ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan. •Ndërkohë ministrat e jashtëm të vendeve kryesore të industrializuara kanë bërë thirrje për një fund "të menjëhershëm" të luftimeve në Sudan.•Luftimet janë pjesë e një përpjekjeje të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit, e cila është përshkallëzuar në dhunë midis fraksioneve rivale. •Mosmarrëveshjet kryesore kanë të bëjnë me planet për t’i inkorporuar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në ushtri dhe me atë se kush do ta drejtojë më pas forcën e re. •Gjeneralët rivalë kanë rënë dakord për një armëpushim 24-orësh. 

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Sudan: Gjeneralët rivalë bien dakord për një armëpushim 24-orësh

Dita 4/ Bombardime në gjithë Sudanin, sulmohet brenda rezidencës
Foto ilustruese

SUDAN- Komandantët ushtarakë të Sudanit kanë rënë dakord për një armëpushim 24-orësh, duke filluar nga mbrëmja e sotme. Shkak për këtë u bënë thirrjet e shumta të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, për t’i dhënë fund luftimeve të rënda në Khartoum, ku pati dhe të shtëna ndaj kolonës diplomatike amerikane.

Konflikti midis forace ushtarake në pushtet të Sudanit filluan 4 ditë më parë, duke marrë jetën e rreth 185 personave, duke nxitur atë që Kombet e Bashkuara e kanë quajtur ‘një krizë katastrofike humanitare, duke përfshirë rënien e sistemit të shëndetësisë.’

“Armëpushimi do të fillojë në orën 18:00 dhe nuk do të kalojë përtej 24 orëve për të cilat është rënë dakord,”- tha për Al Arabiya TV, gjenerali Shams El Din Qabassi, një anëtar i këshillit ushtarak.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, të shtënat me armë u dëgjuan në të gjithë Khartoum-in, të shoqëruar nga zhurma e avionëve luftarakë dhe shpërthime. Luftimet u ndezën gjithashtu në perëndim të vendit. Blinken zhvilloi telefonata të velinken zhvilloi telefonata të veçanta me komandantët rivalë, shefin e ushtrisë dhe kreun e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) - lufta për pushtet e të cilëve prishi një plan të mbështetur nga ndërkombëtarët për të kaluar në sundimin civil pas dekadash autokracie dhe kontrolli ushtarak. Blinken tha gjithashtu që qëllimi i armëpushimit ishte që qytetarët sudanezë të bashkoheshin me familjet e tyre dhe që më në fund të ndoheshin të çliruar./Reuters

3 VITE ME PARE

Sulmohet autokolona diplomatike amerikane në Sudan, Blinken: Veprim i papërgjegjshëm, i pasigurt

Dita 4/ Bombardime në gjithë Sudanin, sulmohet brenda rezidencës
Sudan

SUDAN- Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken njoftoi se një autokolonë diplomatike amerikane është sulmuar në Sudan. BBC raporton se autokolona është përfshirë nga flakët si pasojë e sulme, fatmirësisht nuk ka të lënduar. Blinken gjatë njoftimit e quajti sulmin të papërgjegjshëm dhe të pasigurt. 

"Ky veprim ishte i pamatur, ishte i papërgjegjshëm dhe sigurisht i pasigurt,"- u tha ai gazetarëve në Japoni pas bisedimeve të G7.

Ndërkohë më herët u raportua se ambasadori i BE-së në Sudan, Aidan O'Hara, është sulmuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin Khartoum.

Sudani është përfshirë prej katër ditësh nga luftimet vdekjeprurëse midis forcave rivale. Rreth 185 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,800 janë plagosur nga luftimet në Sudan, sipas OKB-së. Qyteti ka parë sulme ajrore, bombardime dhe të shtëna me armë zjarri.

3 VITE ME PARE

Thirrja e G7: Fund të menjëhershëm të luftës në Sudan

Dita 4/ Bombardime në gjithë Sudanin, sulmohet brenda rezidencës
G7

SUDAN- Ministrat e jashtëm të vendeve kryesore të industrializuara në fund të dy ditëve të takimeve në Japoni kanë bërë thirrje për një fund "të menjëhershëm" të luftimeve në Sudan. Mediat e huaja raportojnë se deri tani përleshjet midis ushtrisë së rregullt dhe forcave paraushtarake kanë vrarë afërsisht 200 njerëz që nga e dita e shtunë kur nisi sulmi.

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që menjëherë t'i japin fund dhunës, të lehtësojnë tensionet dhe të rivendosin sundimin civil në Sudan",- thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ndërkohë edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka folur në veçanti me dy gjeneralët rivalë që luftojnë për pushtet në Sudan dhe këmbënguli "me urgjencë arritjen e një armëpushimi".

3 VITE ME PARE

Bombardimet në Sudan, sulmohet brenda rezidencës ambasadori i BE

Dita 4/ Bombardime në gjithë Sudanin, sulmohet brenda rezidencës
Foto ilustruese

SUDAN- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan u sulmua brenda rezidencës së tij, tha në një postim në Twitter shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Kjo është një shkelje flagrante e Konventës së Vjenës. Siguria e objekteve diplomatike dhe personelit është përgjegjësi e autoriteteve sudaneze dhe detyrimi i tyre, bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

Borrell nuk dha detaje të mëtejshme mbi incidentin.

Nga Uashingtoni, zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se aktualisht nuk ka asnjë plan për të larguar qytetarët amerikanë nga Sudani. Ai u bëri thirrje amerikanëve që të monitorojnë situatën e rrjedhshme në atë vend me seriozitetin më të madh. 

sulme ne sudan

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale