LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dëshmia në Prokurori për rastin 'Dehari'/ Abazi: Nuk dua të flas, janë çështje të hetuesisë! Kurti i përgjigjet akuzave: S'janë të vërteta!

• Prokuroria Speciale ka marrë sot në pyetje deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi lidhur me hetimet për rastin 'Dehari', çështje e cila daton më 8 dhjetor të vitit të kaluar ku nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore janë zhdukur 12 mostra të aktivistit të LVV-së Astrit Behari. • Në përfundim të dëshmisë me hetuesit, Abazi nuk ka pranuar të japë komente lidhur me rastin duke u shprehur se kjo çështje i takon Prokurorisë dhe hetuesëve. • Ai gjithashtu nuk i ka kursyer ironitë për kryeministrin Kurti, duke thënë se 'kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret'. • Nga ana tjetër, kryeminsitri Kurti, para gazetarëve ka thënë se akuzat janë të pavërteta dhe të pasakta. • Gjithashtu Kurti tha se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt. • 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. • Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. • Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë. • Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat. Ndërkaq, lidhur me këto pretendime, Abazi sot është marrë në pyetje para gjykatës, ku nuk pranoi të komentonte çështjen. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

E akuzoi se ka 'gisht' në provat për rastin 'Dehari'/ Kurti i përgjigjet Abazit: Nuk janë të vërteta! S'mbaj përgjegjësi për atë çfarë ka thënë

Dëshmia në Prokurori për rastin 'Dehari'/ Abazi: Nuk
Albin Kurti dhe Haki Abazi

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me akuzat e depoutetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi i cili më herët deklaroi se kreu i qeverisë duhet të merret në pyetje nga prokuroria pasi sipas tij ai kishte 'gisht' në zhdukjen e provave nga të Astrit Deharit aktivistit të LVV. Kryeminsitri Kurti, para gazetarëve ka thënë se akuzat janë të pavërteta dhe të pasakta. Gjithashtu Kurti tha se nuk mban përgjegjësi për fjalën publike të dikujt.

Ato nuk janë të vërteta dhe nuk janë të sakta, është përgjigjur për këtë ministrja e Drejtësisë. Lëvizja Vetëvendosje është subjekti jo vetëm më i madh por edhe demokratike në Republikën e Kosovës dhe të gjitha çështjet ne edhe i diskutojmë hapur në forumet tona, por në të njëjtën kohë secili deputet shpreh qëndrimet e veta. Mirëpo, unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt tjetër”, tha ai.

Më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky akt i rëndë është vërejtur gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në ata të rinj. Sipas saj, ky veprim ka për qëllim që të dështojë përfundimisht procesi hetimor për vdekjen e Deharit. Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), dhe të njëjtit më pas janë kthyer sërish në punë. Por, Abazi pretendon se IML-ja është nën vëzhgim të kamerave 24 orë, dhe sipas tij, dihet qartë se kush ka hyrë brenda frigoriferit për t’i nxjerr mostrat.

Video-incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti të mos ta thotë asnjë fjalë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, lidhur me këto pretendime, Abazi sot është marrë në pyetje para gjykatës, ku nuk pranoi të komentonte çështjen. 

3 VITE ME PARE

Rasti 'Dehari'/ Abazi del nga prokuroria, nuk pranon të japë komente: Nuk flas fare, janë çështje të Prokurorisë

Dëshmia në Prokurori për rastin 'Dehari'/ Abazi: Nuk
Haki Abazi

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka folur pas marrjes në pyetje nga Prokuroria Speciale, lidhur me çështjen e provave në rastin 'Dehari'. Abazi ka thënë para gazetarëve se çështja e provave të Astrit Deharit i takon Prokurorisë dhe hetuesisë dhe ai nuk mund të flasë. 

Ashtu siç e ka dhënë deklaratën time në hollin e Kuvendit është çështje e Prokurorisë që të merret më këtë e të realizojë drejtësinë. Nuk mundem më dhëne asnjë informacion mbi këtë çështje, meqë janë çështje të hetuesisë dhe të prokurorisë. Por, ajo çfarë them unë si deputet edhe si qytetarë i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalëm pavarësisht limitimeve që mund të ekzistojnë, nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe si qytetarë në një shoqëri normale”, ka thënë Abazi.

Haki Abazi, deklaroi të enjten janë zbuluar video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. Ai kërkoi nga Prokuroria që të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me rastin.

3 VITE ME PARE

Përfundon dëshmia në Prokurori/ Haki Abazi shpërthen ndaj qeverisë: Kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret

Dëshmia në Prokurori për rastin 'Dehari'/ Abazi: Nuk
Haki Abazi

KOSOVË- Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, sot është marrë në pyetje nga Prokuroria në lidhje me deklaratat që ai bëri të enjten për rastin 'Dehari'. Pas intervistimit, Abazi ka folur para gazetarëve. Ai refuzoi të japë detaje se për çfarë është interesuar më shumë prokurori i rastit, ndërsa përdori edhe një fjali “kur hyn palaçoja në pallat mbretëror, nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet circus”, por nuk tregoi se kush është palaçoja.

"Ashtu sic kam marr ftesë nga prokuroria, unë i jam përgjigjur. Prokuroria ka shtruar pyetjet e veta, ka qenë jashtëzakonisht korrekt në procesin e intervistimit si dëshmitar. Të gjitha pjesët e tjera janë absolutisht pjesë e Prokurorisë, ashtu siç e kam bërë deklaratën në hollin e Kuvendit. Është çështje e prokurorisë të merret me këtë cështje dhe të realizojë drejtësinë”, deklaron Abazi. 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është larguar nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që ai të zëvendësohet me bashkëpartiaken e tij Arbreshë Kryeziu-Hyseni. Edhe në Komisionin për Stabilizim Asocim, deputeti Haki Abazi është zëvendësuar me deputetin Dimal Basha. Kjo u bë pas propozimit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Në votim morën pjesë 62 deputetë, 53 prej të cilëve votuan për dhe nëntë abstenuan. Më 15 shkurt, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka dhënë urdhër për largimin e tij nga pozita e kryesuesit të komisionit. Ai në këtë konferencë për media, ka bërë të ditur se ai është në dijeni të video-incizimeve të cilat, sipas tij, konfirmojnë se kush i ka zhdukur mostrat e rastit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Pikërisht kjo dijeni dhe hulumtimi i Abazit i bërë në këtë drejtim, sipas tij, kanë sjellë deri te shkarkimi i tij nga posti i kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilizim Asociim edhe anatemimit të tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

3 VITE ME PARE

Rasti 'Dehari'/ Sot Haki Abazi do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale, IML: Vetëm policia i ka videot e laboratorëve

Dëshmia në Prokurori për rastin 'Dehari'/ Abazi: Nuk
Haki Abazi

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi do të merret sot në pyetje nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Dehari. Abazi javën e kaluar hodhi akuza të rënda lidhur me rastin, pasi kërkoi nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML). Ai gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.

IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, ishte shprehur Abazi.

Ndërkaq, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka njoftuar se ka kërkuar që ai të jetë prezent gjatë marrjes në pyetje të Abazit.

Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori. A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh të martën”, ka shkruar Gashi.

Ditor Haliti, zv.drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, tha se katër punëtorët e pezulluar me vendim të komisionit disiplinor me 8 dhjetor të vitit 2022, janë rikthyer në punë. I pyetur rreth akuzave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari, ndërsa theksoi se nuk kanë pasur akses në ato video, sepse janë marrë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale. Abazi disa ditë më parë tha se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka hedhur dyshime se mostrat e gjakut të Astrit Deharit mund të jenë zhdukur shumë më herët se që është raportuar zyrtarisht.

haki abazi

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje