LIVE UPDATES
Bota

Departamenti i Drejtësisë përballë një prove historike, me akuzat ndaj ish-presidentit Trump për zgjedhjet

Por megjithë përpjekjet e Garland, politika është e pashmangshme kur Departamenti i Drejtësisë i administratës së një presidenti që po kandidon për një mandat të dytë ngre padi ndaj rivalit të tij politik, kandidatit kryesor për emërimin e partisë republikane në garën zgjedhore.

5 Gusht 2023, 22:39 Nga k.m.
Departamenti i Drejtësisë përballë një prove historike,
Merrick Garland

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland po merrte pjesë në një takim me policinë e Filadelfias, mbi 150 kilometra larg Uashingtonit kur Departamenti i Shtetit njoftoi publikisht për ndjekjen penale të profilit më të lartë ndonjëherë në historinë e tij. Ai doli nga takimi shkurtimisht për të komentuar dhe tha se vendimi për të ngritur aktpadi ndaj ish-presidentit Donald Trump për komplot për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, u mor nga prokurorë karriere dhe se hetimi drejtohej nga një prokuror i posaçëm i përkushtuar ndaj “përgjegjësisë dhe pavarësisë”.

E thënë ndryshe, aktpadia nuk kishte motive politike.

Por megjithë përpjekjet e Garland, politika është e pashmangshme kur Departamenti i Drejtësisë i administratës së një presidenti që po kandidon për një mandat të dytë ngre padi ndaj rivalit të tij politik, kandidatit kryesor për emërimin e partisë republikane në garën zgjedhore.

Dhe megjithëse është distancuar nga hetimi që kur emëroi prokurorin e posaçëm Jack Smith para 10 muajsh, si kreu i Departamentit të Drejtësisë, Garland ka fjalën e fundit për çështjet e lidhura me ndjekjen penale të Trump.

Departamenti i Drejtësisë po përballet me provën më të madhe në historinë e tij – në rrethana të pashembullta për demokracinë amerikane, ndërsa përpiqet të reagojë ndaj sulmeve të pandalshme ndaj besueshmërisë së tij dhe sistemit zgjedhor të Shteteteve të Bashkuara.

Suksesi ose dështimi për këtë çështje ka potencialin të ndikojë tek pozita e Departamentit për vite me radhë.

"Ky është një moment i madh vërtet historik për Departamentin e Drejtësisë," thotë Wendy Weiser, nënpresidente e Programit për Demokracisë në Qendrën Brennan për Drejtësi.

Presidenti Joe Biden e ka distancuar veten nga Departamenti i Drejtësisë për të shmangur çdo përshtypje për ndërhyrje, në një kohë kur kjo agjenci po heton jo vetëm Trump, por edhe djalin e presidentit, Hunter. Por edhe për Biden, situata do të bëhet më delikate. Çdo gjë që ai mund të thotë lidhur me sulmin e 6 janarit 2021 kundër Kapitolit mund të ndërlikojë punën e prokurorëve. Dhe gjasat janë që procesi gjyqësor të ketë në sfond zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Aktpadia e fundit, është e treta e ngritur kundër Trump këtë vit, por e para që synon ta vërë para përgjegjësisë penale për përpjekjet për të mbajtur pushtetin në javët nga zgjedhjet të cilat ai i humbi deri më 6 janar, dita e sulmit ndaj Kapitolit që tronditi botën. Ish-presidenti deklaroi të enjten se ishte i pafajshëm në seancën ku iu paraqitën zyrtarisht akuzat. Atij iu dha urdhër të mos flasë për çështjen me dëshmitarë të mundshëm.

Trump ka thënë se nuk ka bërë asnjë shkelje dhe e ka akuzuar prokurorin Smith se po përpiqet të sabotojë shanset e tij për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Ai dhe republikanë të tjerë kanë denoncuar hetimin dhe Departamentin e Drejtësisë në përgjithësi, duke akuzuar për një sistem drejtësie me dy standarde që nga njëra anë vë në shënjestër ish-presidentin Trump dhe nga ana tjetër tregohet i butë ndaj djalit të presidentit Biden, Hunter që është akuzuar për vepra penale të lidhura me taksat pas një hetimi disavjeçar.

“Një tjetër ditë e errët në Amerikë ndërsa Joe Biden vazhdon ta përdorë si instrument politik Departamentin e tij të korruptuar të Drejtësisë kundër kundërshtarit të tij kryesor politik, Donald J. Trump,” tha anëtarja republikane e Kongresit, Elise Stefanik.

Vetë Departamenti i Drejtësisë nën drejtimin e administratës së Trump, ishte bërë objekt i akuzave për politizim, duke u kritikuar ashpër ndërsa hetimi federal ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, i vuri prokurorët në qendër të vëmendjes dhe nxorri në sipërfaqe skandale, të cilat Trump pretendoi se ishin prova të “një shteti të fshehur” që vepronte kundër tij.

Raporti për Rusinë i hartuar nga prokurori i posaçëm, Robert Mueller mori ngjyrime politike, kur Prokurori i atëhershëm i Përgjithshëm, William Barr nxorri një dokument prej katër faqesh para publikimit të raportit, që u kritikua gjerësisht si një përpjekje për t’i paraqitur gjetjet e raportit si të favorshme ndaj Trump.

Raporti aktual prej 448 faqesh i Mueller, kishte shumë më tepër kontekst dhe detajonte pjesërisht udhëzimet e Trump për të ushtruar ndikim apo minimizuar hetimin lidhur me Rusinë, pas emërimit të prokurorit të posaçëm në maj 2017.

Më 9 nëntor 2020, ndërsa Trump filloi të pretendonte pa prova se mund të kishte pasur manipulime masive të votave, Barr nxorri një udhëzim dukeu kërkuar prokurorëve që të hetonin çdo rast të dyshuar.

Por në fund të mandatit të administratës së Trump, Barr ishtte kthyer kundër ish-presidentit, duke i thënë agjencisë Associated Press para se t’i thoshte vetë Trump se nuk kishte pasur manipulime masive me zgjedhjet.

Prokurori i Përgjithshëm Garland, një gjykatës federal apeli me një karrierë të gjatë, i cili kishte qenë i emëruari i ish-presidentit Barack Obama për një vend të gjykatës së lartë, por të cilit iu privua dalja për konfirmin në senat, për shkak të kundërshtimit të shumicës së atëherëshme republikane, u zgjodh në krye të Departamentit të Drejtësisë nga Presidenti Biden, si një faktor stabilizues.

Ai premtoi të kthente “normalitetin” në Departament dhe të rivendoste reputacionin e tij për pavarësi politike, si edhe të garantonte drejtësi të paanshme.

Jamie Gorelick, një juriste që ka shërbyer si zëvendës prokurore e përgjithshme në vitet 1990 dhe ka qenë kolege e Garland për dekada, si edhe ka marrëdhënie miqësore me të, thotë se gjatë gjithë karrierës së tij, ai ka respektuar me besnikëri procedurat dhe normat e Departamentit të Drejtësisë.

“Këndvështrimi i tij ishte se duhet të bësh atë që duhet me përmes një procesi të detajuar dhe se nuk duhet të kapërcesh kompetencat e tua,” thotë ajo.

Ndërsa Garland nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në çështjen e Trump që nga emërimi i Prokurorit të Posaçëm, Jack Smith, aktpadia e ngritur të martën pasqyron një qasje të ngjashme, shton ajo.

“Nuk mbështetet në teori të reja të ekzagjeruara. Nuk përpiqet të bëjë më shumë kur më pak do të kishte më shumë efekt”, shton zonja Gorelick.

Dhe në fakt aktpadia analizon kryesisht të njëjtat ngjarje që janë transmetuar drejtpërdrejt në televizion, ose që u detajuan gjatë hetimeve të Dhomës së Përfaqësuesve për trazirat e 6 janarit, ku protestuesit e dhunshëm rrahën dhe gjakosën punonjësit e policisë, thyen dritare dhe u futën në zyrat e ndërtesës së Kapitolit për orë të tëra.

Nëse Smith e humbet çështjen, Departamenti i Drejtësisë mund të humbasë besueshmërinë, mes shtimit të kritikave të republikanëve për sistemin e drejtësisë amerikane. Nëse prokurorët e fitojnë çështjen, një ish-president mund të dënohet me burg. Nëse Trump rizgjidhet, ai mund t’i hedhë poshtë akuzat dhe ka thënë se ka në plan ta "reformojë plotësisht Departamentin e Drejtësisë dhe FBI-në”, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga Trump për t’i dhënë më shumë pushtet presidencës.

Në këtë mes ka shumë elemente me të cilat do të merret Departamenti i Drejtësisë gjatë viteve në vijim”, thotë Robert Sanders, pedagog për sigurinë kombëtare në Universitetin New Haven. “12 muajt e ardhshëm do të jenë një fazë kritike në historinë e këtij vendi”./VOA

merrick garland donald trump

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë