All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Debate të ashpra për Kosovën, incidente mes qeverisë e opozitës në Serbi

Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë u zhvillua në atmosferë të tensionuar dhe mund të thuhet se pas zënkave dhe akuzave reciproke për tradhti u dëshmua edhe një ndarje e thellë brenda parlamentit në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

4 Shkurt 2023, 14:57 Nga a.l
Debate të ashpra për Kosovën, incidente mes qeverisë e
Parlamenti serb
All - Paragraf - 1

SERBI- Seanca dyditore e parlamentit të Serbisë për Kosovën do të duhej të prezantonte një lloj dialogu të brendshëm ndaj propozimit gjermano-francez. Por ajo kaloi në zhurmë e debate të ashpra.

Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë u zhvillua në atmosferë të tensionuar dhe mund të thuhet se pas zënkave dhe akuzave reciproke për tradhti u dëshmua edhe një ndarje e thellë brenda parlamentit në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Qeveria nga ana e saj vazhdon të akuzojë autoritetet e mëparshme se kanë kontribuar në pavarësinë e Kosovës, ndërsa opozita vetë është e ndarë përsa i përket mbështetjes për planin gjermano-francez për Kosovën. Pjesa proevropiane e opozitës mendon se ky plan duhet mbështetur, ndërsa opozita me orientim më nacionalist e sheh zbatimin e këtij plani si mbështetje për krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe shfuqizimin e Republikës Srpska.

Debate të ashpra për Kosovën, incidente mes qeverisë e
Aleksanër Vuçiç

Vijat e kuqe për Serbinë

Fjalën kryesore, që mund të quhet edhe monolog, e mbajti presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Ai kryesisht bëri thirrje për përkrahjen e Kushtetutës së Serbisë, dhe siç u theksua vijat e kuqe për Serbinë janë formimi i Asosiacionit të Komunave Serbe dhe mospranimi i një ulëseje për Kosovën në Kombet e Bashkuara. U tërhoq vëmendja edhe në faktin se ende po diskutohet për planin, i cili nuk është i njohur definitivisht, por qeveria thekson se ai është vetëm platformë për bisedime dhe se ende nuk është nënshkruar asgjë.

Debate të ashpra për Kosovën, incidente mes qeverisë e
parlament

Shfaqje për rejting

Situata është e tillë, që në një mjedis kaq autoritar ju nuk mund të besoni gjithçka që dëgjoni”, thekson për DW Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike dhe përmend demantimet e politikanëve evropianë “se si i kanë vënë Vuçiçit një lloj ultimatumi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. “Prandaj nuk mund të pritet as një diskutim normal, ku të kryqëzohen argumentet apo të zhvillohet ndonjë debat kuptimplotë për një çështje kaq të rëndësishme shtetërore. Thjesht gjithçka i nënshtrohet rejtingut politik të Aleksandër Vuçiçit, ne si qytetarë tani vetëm mund të supozojmë se çfarë i është shtruar përpara Serbisë dhe cila është përgjigja e Serbisë për të gjitha këto”, vlerëson Popoviç.

Polarizimin e mprehtë politik brenda opozitës serbe, Popoviç e sheh si ndihmë me apo pa vetëdije për Aleksandar Vuçiçin. “Partitë e djathta të opozitës sillen në mënyrë iracionale dhe ndihmojnë kështu autoritetet. I ndihmojnë pikësëpari duke krijuar iluzionin se ka një lloj presioni të madh nga e djathta, apo nga ndonjë opinion publik pro rus. Dhe në këtë mënyrë i japin atij hapësirë për t’u paraqitur para perëndimit dhe opinionit vendas si martir dhe viktimë. Kështu Vuçici, i cili në fakt është sundues mbi jeten dhe vdekjen në Serbi, e paraqet veten si dikush që është në situatë të vështirë, sepse i bëhet presion nga ndonjë Milica dhe Boshko”, thotë Popoviç.

Diskutim rreth të panjohurës

Edhe Dejan Bursaç nga Instituti për Studime Politike, tërheq vëmendjen për DW lidhur me mostransparencën e palës serbe për negociatat me Kosovën dhe shton “se ne ende nuk jemi të sigurtë se çfarë përmban propozimi gjermano-francez, megjithëse kemi disa përvijëzime në mediat serbe. Atëherë na mbetet vetëm t’i besojmë Vuçiçit se është vërtet ai propozim, ose është ndonjë strategji e tij për të dalë në publik me skenarin më të keq, me qëllim që më vonë ndonjë variant më të butë ta paraqesë si suksesin e madh të tijin”, mendon Bursaç.

Në seancën e Parlamentit të Serbisë, Presidenti i Serbisë prezantoi edhe politikën e tij, apo planin 10-pikësh për Kosovën e Metohinë, sipas tij, i cili përfshin edhe integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik. Këtu nuk kishte surpriza të mëdha, u fol për paqen dhe stabilitetin, sigurinë për serbët në Kosovë, ku thuhet se Serbia nuk do t’u përgjigjet provokimeve, përveç nëse jeta dhe pasuria e serbëve rrezikohen si në vitin 2004.

Mbajtja e konfliktit?

“Aleksandar Vuçiçit thjesht i është dashur të dalë me diçka para opinionit publik”, mendon Dejan Bursaç, “sepse ishte krijuar përshtypja nga reagimet se Vuçiçi kishte pranuar diçka, që thënë thjesht mund të shihet si njohje e Kosovës. Kështu e shoh edhe këtë paraqitje në parlament, si përpjekje për ta reduktuar këtë dëm në publik”.

Disa herë në këtë seancë të posaçme u përsërit se vijat e kuqe për Beogradin janë krijimi i Asosiacionit të Komunave Serbe dhe kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Dragan Popoviç thekson se “e gjithë drama rreth kësaj është që të mbahet konflikti, sepse pa të nuk ka aq mundësi për rritje tensionesh dhe futjen e frikës tek njerëzit në Serbi. Sa i përket Kosovës në OKB, ajo nuk do të varet nga Serbia. Serbia mund të thotë edhe se nuk ka asgjë kundër, por në fund vendosin shumë faktorë më të rëndësishëm si Rusia dhe Kina”, thekson drejtori i Qendrës për Politikë Praktike.

Debate të ashpra për Kosovën, incidente mes qeverisë e
Aleksandër Vuçiç

Asosiacioni – i rëndësishëm vetëm në letër

Nëse shikojmë atë që paraqitet si propozim gjermano-francez, aty shohim se në fakt bëhet fjalë për njohjen e Kosovës, tërheq vëmendjen Dejan Bursaç: “Nga ana tjetër Serbia fiton Asociacionin si diçka që për qëllime marketingu mund t´u paraqitet si sukses qytetarëve të Serbisë. Por Asociacioni mund të rezultojë si diçka, që nuk ka rëndësi veçse në letër. Kemi këtu shembullin e Këshillit të përbashkët të komunave, që është formuar në bazë të marrëveshjes së Erdutit në vitin 1997. Ai në letër ka kompetenca të mëdha, por në praktikë funksionon si një organizatë e zakonshme joqeveritare”, vëren Bursaç.

Sanksionet ndaj Rusisë të pashmangshme?

Një pjesë shoqëruese e debatit në parlament, por jo më pak e rëndësishme, ishin edhe sanksionet ndaj Rusisë, për të cilat politikanët serbë flasin gjithnjë e më hapur. Presidenti i Serbisë thotë kështu “se Serbia me shumë gjasa do të duhet t`i vendosë sanksione Rusisë”, dhe se “shteti për shkak të mosvendosjes së sanksioneve paguan ndërkohë një çmim të lartë”. Kjo është përsëritur njëzëri edhe nga përfaqësues të tjerë të lartë të pushteit në Serbi, dhe Dragan Popoviç konstaton “se Vuçiçi të gjitha këto i ka lidhur në një pako, së bashku me presionet e Perëndimit rreth Kosovës dhe se ai do të mundohet të negociojë diçka me të dyja çështjet. Sinqerisht aty nuk kam vënë re ndonjë presion të tepruar lidhur me sanksionet kundër Rusisë. Po të kishte patur, do ta kishim tashmë të paktën një lloj sanksioni kundër Rusisë”, beson Popoviç.

Debate të ashpra për Kosovën, incidente mes qeverisë e
parlament


Dejan Bursaç thotë se ky presion ekziston dhe se hapësira për të manovruar është ngushtuar pas luftës në Ukrainë. “Besoj se do të bëhet kujdes, që nëqoftëse kjo ndodh, të jetë në një volum sa më të vogël. Megjithatë mendoj se do të arrihet një ekuilibër. Ky mund të jetë pranim i një pjesë të sanksioneve, por aq sa të mos rrezikohen interesat kombëtare dhe ekonomike të Serbisë. Natyrisht, pyetja është se si do ta kuptojë atë ana ruse”, përfundon Dejan Bursaç./DW

asosacioni i komunave me shumice serbe

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale