LIVE UPDATES
Bota

Cilët janë kandidatët kryesorë republikanë për nënpresident?

Sipas njoftimeve në media dhe sinjaleve të dhëna nga ekipi i tij elektoral, Trump mund të bëjë përzgjedhjen e kandidatit për nënpresident përpara mbajtjes së konventës republikane në fund të korrikut.

27 Qershor 2024, 20:24 Nga E. D

Cilët janë kandidatët kryesorë republikanë për

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump nuk ka njoftuar ende se kush do të jetë kandidati për postin e nënpresidentit në zgjedhjet e këtij viti. Sipas njoftimeve në media dhe sinjaleve të dhëna nga ekipi i tij elektoral, Trump mund të bëjë përzgjedhjen e kandidatit për nënpresident përpara mbajtjes së konventës republikane në fund të korrikut.

Megjithëse përzgjedhja mund të jetë edhe krejtësisht e papritur, nga njoftimet e bëra duket se procesi i përzgjedhjes është përqëndruar kryesisht tek pesë emra. Ndër tre të parët janë dy senatorë Marco Rubio dhe J.D. Vance si dhe një guvernator: Doug Burgum, i Dakotës së Veriut.

Dy emrat e tjerë për të cilët është thënë se gjithashtu po merren në konsideratë janë senatori Tim Scott dhe ligjvënësja Elise Stefanik.

Kandidatët e mundshëm vijnë me eksperienca të ndryshme dhe do të sillnin kontribute të ndryshme për të fuqizuar kandidatin e Partisë Republikane. Disa prej tyre kanë qenë tepër të ashpër me kritikat ndaj zotit Trump, por më pas i janë bashkuar linjës republikane në mbështetje të tij si kandidati i partisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Përzgjedhja do të ketë rëndësi për fushatën elektorale të zotit Trump, thotë William A. Galston, studiues në Institutin Brookings.

“Kryesorja nga pikëpamja politike është si një lloj betimi i Hipokratit: Të mos shkaktohet dëm”, i tha zoti Galston Zërit të Amerikës. “Sepse nëse zgjedh dikë me mangësi që do të cilit shfaqeshin menjëherë pas njoftimit, atëherë do të paguhet një çmim i madh politik”.

Alternativat nga pikëpamja strategjike

Vendimet strategjike, krahas sigurimit paraprakisht që kandidati të mos dëmtojë fushatën, kanë ndihmuar në përzgjedhjen e kandidatëve për nënpresident në të kaluarën.

Ndonjëherë përzgjedhja shfrytëzohet për të plotësuar hendekun e krijuar mes dy fraksioneve të partisë së presidentit. Zoti Galston vë në dukje se krisja më e thellë në Partinë Republikane është mes mbështetësve të zotit Trump dhe votuesve që preferuan ish-guvernatoren Nikki Haley, gjatë zgjedhjeve paraprake. Me sa duket zoti Trump nuk ka folur me zonjën Haley, që kur ajo vendosi të dalë nga gara dhe nuk duket se ndreqja e kësaj ndasie është përparësi për ish-presidentin.

I lindur nga prindër emigrantë

Një ndër tre kandidatët kryesorë, senatori Rubio është emri më i mirënjohur në Uashington. Me profesion jurist, ai ka shërbyer në detyra publike në nivel bashkie, nivel shteti dhe nivel kombëtar për mbi 25 vite. Gjatë 13 viteve të fundit, ai ka shërbyer në Senat. Ai është nënkryetar i Komisionit për Çështjet e Zbulimit dhe ka shërbyer si kryetar i tij kur republikanët kishin shumicën në Senat.

Në moshën 53-vjeçare, zoti Rubio është i martuar dhe ka katër fëmijë. Ai është nga Majami dhe ka lindur në një familje emigrantësh, të cilët mbërritën në Shtetet e Bashkuara nga Kuba, përpara se atje të ndodhte revolucioni komunist. Zoti Rubio ka përgjithësisht qëndrime të forta për çështjet e sigurisë kombëtare.

Si kandidat në vitin 2016 gjatë zgjedhjeve paraprake presidenciale në Partinë Republikane, zoti Rubio ishte një kritik i hidhur i zotit Trump, të cilin e cilësonte si “një mashtrues” dhe një “turp”. Nga ajo kohë, ai është bërë tashmë një ndër mbështetësit më të fortë të ish-presidentit në Kongres.

“Rubio është më i mirënjohuri dhe sjell realisht më shumë kontribut (se dy kandidatët e tjerë të mundshëm Vance dhe Burgum)”, i tha Zërit të Amerikës Larry Sabato, drejtor i Qendrës për Politikën në Universitetin e Virxhinias. “Se sa do të kontribuojë realisht mbetet për t’u parë, por ai është folës i spanjishtes. Është kubano-amerikan. Dhe latinët janë larguar disi nga demokratët”.

Senatori J.D. Vance është kandidati me më pak eksperiencë në politikë. Ai ka shërbyer në Senat që nga janari 2023 dhe nuk ka qenë ndonjëherë më parë i zgjedhur. Nga shteti Ohajo, ai është 39 vjeç, i martuar dhe ka tre fëmijë. Zoti Vance iu bashkua marinsave pasi mbaroi shkollën e mesme dhe shërbeu gjatë luftës në Irak. Më pas, përfundoi studimet universitare dhe pasuniversitare për juridik.

Zoti Vance u bë për herë të parë i njohur në publik në vitin 2016, kur publikoi një libër të suksesshëm (“Hillbilly Elegy: A Memoir of a Family and Culture in Crisis”), ku analizohet kultura dhe pathologjitë sociale të pjesëve dikur të industrializuara të Amerikës. Zoti Vance i hyri në vazhdim botës së investimeve, përpara se të kandidonte për në Senat në vitin 2022.

Edhe zoti Vance ishte një kritik i ashpër i zotit Trump gjatë viteve fillestare në politikë të ish-presidentit, duke e cilësuar madje veten në një moment si një republikan anti-Trump dhe duke thënë se ish-presidenti ishte për shoqërinë si heroina.

Ashtu si zoti Rubio, edhe zoti Vance u bë një mbështetës i fortë i zotit Trump, pasi ish-presidenti mori drejtimin e Partisë Republikane.

Zoti Galston thotë se zoti Vance nuk sjell ndonjë përfitim të dukshëm elektoral, pasi shteti i tij ka gjasa të shumta që të votojë për zotin Trump.

Por ai thotë se “Vance mund të ishte një emisar efikas për mesazhin e Trump-it, megjithëse është mjaftueshëm i zgjuar që të bëjë gabimin e radhës për të menduar për veten. Mund të ketë fërkime herë pas here, por nuk do të zgjasin”.

Guvernatori Doug Burgum, 67 vjeç, është i lindur në Dakotën e Veriut dhe ka shërbyer si guvernator i këtij shteti për dy mandate, që nga viti 2016 dhe deri më tani. Ai ka sinjalizuar se nuk do të kandidojë për herë të tretë për guvernator. Zoti Burgum ka tre fëmijë nga martesa e parë, e cila zgjati deri në vitin 2003. Ai u martua sërish në vitin 2016.

Një sipërmarrës i pasur, zoti Burgum ka themeluar disa kompani të suksesshme, ndër to edhe një firmë për programet e kontabilitetit të cilën ia shiti korporatës Microsoft për mbi 1 miliard dollarë në vitin 2001. Që nga ajo periudhë, ai ka qenë aktiv në shumë projekte filantropike.

Zoti Burgum ishte fillimisht kandidat për president në zgjedhjet paraprake republikane të këtij viti, por doli nga gara në dhjetor 2023. Megjithëse ishte disi kritik ndaj zotit Trump gjatë fushatës, ai e mbështeti ish-presidentin që në fillim të këtij vitit zgjedhor dhe u bë rregullisht i pranishëm gjatë aktiviteteve të tij të fushatës dhe në media.

“Trump-it i pëlqen dhe ndjehet mirë me të”, tha zoti Sabato. “Është nga bota e biznesit, flet me tone të qeta, nuk ka shkëlqim në podium dhe nuk mundet ta lërë në hije Trump-in kur shfaqen së bashku”.

Ndërsa duket se zotërinjtë Rubio, Vance dhe Burgum kanë shanset më të mira për momentin, mendohet se po shqyrtohen edhe kandidaturat e zotit Scott dhe zonjës Stefanik.

Senatori nga Karolina e Jugut, Tim Scott, ka shërbyer në poste publike që nga viti 1995, kur filloi karrierën në politikën lokale. Ai ka qenë senator që nga viti 2013 dhe ka shërbyer më herët për një mandat në Dhomën e Përfaqësuesve.

Duke qenë se është afrikano-amerikan, ai mund ta ndihmojë ish-presidentin Trump të tërheqë votuesit afrikano-amerikanë, me të cilët ka patur historikisht rezultate jo të mira. Sidoqoftë, ish-presidenti Trump duket se ka gjasa të mëdha që të fitojë në Karolinën e Jugut, kështu që përzgjedhja e zotit Scott nuk do ta ndihmonte shumë në atë shtet.

Elise Stefanik ka përfaqësuar distriktin e Nju Jorkut në Dhomën e Përfaqësuesve që në vitin 2015 dhe është kryetare e Konferencës Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve. Ajo është një mbështetëse e hapur e ish-presidentit Trump, që tërhoqi vëmendjen e tij pjesërisht pasi i doli në mbrojtje në mënyrë të fuqishme kur Dhoma e Përfaqësuesve shqyrtoi për herë të parë mundësinë e ngritjes së akuzave me qëllim shkarkimin e tij.

Si një kandidate grua, ligjvënësja Stefanik mund ta ndihmonte ish-presidentin Trump duke tërhequr votueset gra, me të cilat ish-presidenti ka hasur ndonjëherë në vështirësi. Por, ashtu si me senatorin Scott, edhe përzgjedhja e saj nuk duket se do të ndikonte tek rezultati i votës në shtetin e saj. Nju Jorku nuk ka votuar për një president republikan që prej 40 vitesh dhe 61% e votuesve mbështetën presidentin Biden në vitin 2020, ndërsa për ish-presidentin Trump votuan vetëm 38%.

donald trump shba

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci