LIVE UPDATES
Bota

Chatgpt - ndryshim radikal në mënyrën e jetesës dhe edukimit

Ai është i trajnuar që të simulojë bashkëbisedimet, t’iu përgjigjet pyetjeve përcjellëse, t'i pranojë gabimet, të sfidojë qëndrimet jokorrekte dhe të refuzojë kërkesat e papërshtatshme.

11 Shkurt 2023, 19:46 Nga I.A
Chatgpt - ndryshim radikal në mënyrën e jetesës dhe edukimit
Chatgpt

KOSOVË- Krijimi i ueb-faqeve pa shkruar kode, përmirësimi i teksteve, strukturimi i një poezie, përpilimi i një eseje… këtyre dhe pa fund komandave tjera u përgjigjet lehtësisht Chatgpt – softueri i krijuar nga kompania amerikane AI, i cili është kthyer ndër sensacionet e fundit në botën e inteligjencës artificiale.

Ai është i trajnuar që të simulojë bashkëbisedimet, t’iu përgjigjet pyetjeve përcjellëse, t'i pranojë gabimet, të sfidojë qëndrimet jokorrekte dhe të refuzojë kërkesat e papërshtatshme.

Kurioziteti për ta përdorur atë është i madh. Vetëm në javën e parë të publikimit - në fund të vitit 2022 - mbi një milion përdorues kanë tentuar që ta testojnë këtë aplikacion.

Kurioze kam qenë edhe unë. E kam testuar disa herë aplikacionin, është goxha i avancuar madje në gjuhën shqipe.

Por, njerëzit nuk po e testojnë atë vetëm për të shuar kurreshtjen.

Së fundi, një gjyqtar në Kolumbia, e ka kërkuar mendimin e këtij aplikacioni për të vendosur nëse një kompani sigurimi duhet t’ia mbulojë një fëmije me autizëm të gjitha shpenzimet mjekësore dhe ato të transportit, meqë prindërit nuk kanë mundësi financiare.

Përgjigja e Chagpt ka qenë në përputhje me atë të gjyqtarit.

Në përgjigje është thënë se rregulloret e Kolumbisë parashohin që fëmijët me autizëm nuk kanë nevojë që të paguajë për terapitë e tyre.

Në edicionin e 5 shkurtit të podkastit Të flasim, kemi diskutuar me Darsej Rizajn nëse të mirat i tejkalojnë rreziqet që bart me vete ky aplikacion.

Darsej është bashkëpronar i StarLabs, kompani e teknologjisë së informacionit në Prishtinë, si dhe i Shkollës Digjitale, e specializuar për trajnime kompjuterike.

Më poshtë e gjeni një pjesë të bisedës së realizuar në këtë temë.

Radio Evropa e Lirë: A e ka ndryshuar Chatgpt mënyrën si e konceptojmë inteligjencën artificiale?

Darsej Rizaj: Prej pikëpamjes shkencore nuk ka ndryshuar asgjë, sepse inteligjenca artificiale nuk është që është zbuluar sivjet apo vitin e kaluar. Por çka mund të them është se e ka vënë në pah para popullatës së përgjithshme, meqë çdo njeri i rëndomtë fillon që t’i shoh efektet e para që kanë ndikim direkt në jetën e tij.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë roli do të ketë specifikisht Chatgpt në edukimin e gjeneratave të reja?

Darsej Rizaj: Mendoj se inteligjenca artificiale sapo ka filluar. Është sikurse me internetin në fillim, kemi pasur pak njohuri për të, kemi realizuar operacione të thjeshta, por realisht frytet kryesore i kemi parë në 15 vjetët e fundit. Nëse ai ka qenë ndryshim radikal, unë pres që ndryshimi ka me qenë dukshëm më radikal i mënyrës qysh jetojmë ne, e deri te mënyra qysh edukohemi ne. Sidomos sektori i edukimit ka me qenë një prej sektorëve më të sulmuar prej kësaj teknologjie.

Radio Evropa e Lirë: Shkollat në Nju Jork e kanë ndaluar së fundi përdorimin e këtij aplikacioni. Ka komente të ndryshme për këtë vendim. Disa thonë që njëmend mund ta ndalosh këtë aplikacion në ambiente shkollore, por jo edhe në shtëpitë e nxënësve. Si e shihni ju këtë vendim?

Darsej Rizaj: Kjo është sjellje shumë e zakonshme kur ka diçka të re. Ka shumë njerëz që, ose nuk e kuptojnë, ose dëshirojnë ta refuzojnë, dhe është diçka shumë e pritshme, sepse nuk dinë qysh të trajtohet, nuk ka protokoll për të. Është shumë e pritshme që plot institucione do ta ndalojnë për një kohë derisa të adaptohen dhe rimodelojnë vetveten, mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit në sistem të edukimit. A kanë bërë mirë? Jo, nuk kanë bërë mirë. Sa më herët e pranojmë faktin që po kemi kësi vegla para vetes që mund të japin përgjigje, është më mirë.

Radio Evropa e Lirë: A keni testuar ju Chatgpt?

Darsej Rizaj: Po, gjithsesi. E kam përdorur për shumë gjëra deri më tani.

Radio Evropa e Lirë: Për çfarë e keni testuar?

Darsej Rizaj: Përveçse për ta parë se si funksionin, e kam krijuar në ueb-faqe që është lojë, pa shkruar fare kod, vetëm që ta shoh se a mund ta arrijë atë pikë... ka qenë në gjendje që të filtrojë informatat, të më përmirësojë tekste.

Radio Evropa e Lirë: Ju e shihni që mund t’iu bëjë konkurrencë makinave të kërkimit siç është Google?

Darsej Rizaj: Google veç është në panik. Mos të harrojmë, në këtë aplikacion ka investuar Microsoft. Përveç që do të jetë pjesë e makinës së kërkimit Bing, ai do të jetë pjesë e (produkteve) Word, Excel, nuk do të maltretoheni me formula, apo që ta gjejmë kreativitetin që na mungon, sepse është në gjendje që ta krijojë një format, është në gjendje që ta shkruajë një paragraf. Është shumë vështirë që të parashikohet se deri ku mund të shkojë, sepse as internetin se kemi menduar me gjithë këto vegla në fillim. E njëjta vlen edhe për këtë aplikacion.

Radio Evropa e Lirë: Këto dhe aplikacionet tjera i prekin më së shumti gjeneratat e reja, sepse janë rritur me teknologjinë. Specifikisht të rinjtë, a kanë më shumë përfitime apo dëme nga Chatgpt?

Darsej Rizaj: Çdo gjë në këtë botë e ka anën pozitive dhe atë negative, vetëm varet nga personi se për çfarë dëshiron ta shfrytëzojë. Në aspektin social po flasim për një gjeneratë që është shumë teknologjike. Aspektet negative që i shoh është për tranzicionin ekonomik që mund të ekzistojë, por edhe sistemin ekonomik, mënyra qysh jetojmë nuk do të thotë që mund ta durojë një kësi revolucioni. Nuk do të thotë që do të ketë punë për të gjithë për shkak të automatizimeve të mëdha, ndoshta edhe do të ketë numër të madh të njerëzve që nuk do të kenë nevojë që të punojnë.

Tjetri aspekt negativ që mund ta shoh është që ne njerëzit mund të fillojmë ta humbim ndjenjën e kreativitetit që e kemi, ose që ta humbin ndjenjën që të bëjmë diçka më shumë, sepse fillojmë e bëhemi dembelë duke e pasur një pajisje që mendon për neve. Por përfitimet janë tepër tepër më të mëdha prej Chatgpt dhe inteligjencës artificiale.

Radio Evropa e Lirë: Si të shfrytëzohet ky aplikacion që t’ju ndihmojë të rinjve, por jo që t’ua kryejë punët?

Darsej Rizaj: Po e marr një shembull, ndoshta shumë banal. Është njëjtë sikurse këto pajisjet për bluarje të ushqimeve. Nëse e keni atë pajisje dhe do të qëroni një kilogramë qepë, askush nuk ka dëshirë që ta kapë thikën dhe të merret me to gjysmë ore. Kështu që, ndoshta mbetet ndonjë entuziast aty-këtu, por esenca është që mënyra e të punuarit do të ndryshojë komplet, ne do të jemi më shumë prej perspektivës së arkitektit të punës dhe puna do të shkojë drejt automatizimit më shumë e më shumë.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni përdorimin e këtij aplikacioni te të rinjtë në Kosovë?

Darsej Rizaj: Nuk do të shkojë shumë kohë e gjatë që sistemi i edukimit do të mund të përballojë gjithë këtë situatë, përveç nëse dëshirojmë të pretendojmë se po bëjmë diçka.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të ishte një zgjidhje ideale? Ndoshta përfshirja në kurrikulë?

Darsej Rizaj: Këtu është problemi, nuk mund të përfshihet si një lëndë, por duhet të përfshihet në të gjitha lëndët. Nuk e shoh duke ndodhur këtë gjë me këtë gjeneratë të arsimtarëve që e kemi, sepse një numër i madh i tyre e kanë problemin e moshës dhe nuk është mosha adekuate e tyre që të nisin e të mësojnë një sistem komplet të ri të mënyrës së edukimit nëse 20 vjet kanë bërë diçka tjetër. Nuk është as e drejtë që të presim prej tyre. Duhet të ketë strategji nacionale që në 10 vjetët e ardhshëm të arrijmë në një pikë ku inteligjenca artificiale është pjesë e çdo lënde.

Radio Evropa e Lirë: Të flasim pak edhe për vërtetësinë e informacionit. Aplikacionet sikurse Chatgpt dhe të ngjashme, ushqehen edhe prej informacioneve të pafiltruara në internet. Si do të mund të verifikohet informacioni dhe sa i rrezikshëm do të jetë nëse nuk verifikohet?

Darsej Rizaj: Sa i përket vërtetësisë, madje ka raste që Chatgpt është zënë duke rrejt dhe duke e mbrojtur rrenën e vet. Do të ketë rreziqe. Nuk do të kemi më nevojë që të mbajmë në mend informata. Është mendimi kritik, mendimi analitik rreth informatës dhe mënyra qysh e trajtojmë atë. Nuk guxojmë që të bazohemi në shabllon të inteligjencës artificiale.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë i inkurajon të rinjtë në Kosovë? Pse ta përdorim këtë aplikacion?

Darsej Rizaj: I inkurajoj të rinjtë, sidomos në Kosovë që nëse nuk dëshirojnë të mbesin mbrapa dhe nëse dëshirojnë të jenë në gjendje që t’i edukojnë fëmijët e tyre më mirë, që të mësojnë më shumë për teknologji. Të kuptojnë se si funksionojnë gjërat në prapavijë. Nuk po them që ta ndryshojnë profesionin, mirëpo nuk është teknologjia vetëm rrjetet sociale apo konsumimi i përmbajtjes së ndryshme. Fatkeqësisht, për një periudhë të shkurtër do të vijmë te një situatë kur definicioni i analfabetit nuk do të jetë vetëm shkrimi e leximi, por edhe përdorimi i teknologjisë në mënyrën që po flas unë.

Marrë nga REL

chatgpt

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale