LIVE UPDATES
Bota

Armëpushimi po zbatohet teksa i dërguari i Trumpit thotë se bisedimet për paqe me Iranin janë premtuese

Të dyja palët shpallën fitoren të martën pas 12 ditëve luftë, në të cilën SHBA-ja ndërhyri duke kryer bombardime në mbështetje të Izraelit për t’i shkatërruar objektet e Iranit për pasurimin e uraniumit.

25 Qershor 2025, 09:35 Nga DOSJA
Armëpushimi po zbatohet teksa i dërguari i Trumpit thotë se
foto ilustruese

SHBA- Armëpushimi i ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mes Iranit dhe Izraelit, është duke u zbatuar të mërkurën, një ditë pasi të dyja vendet treguan shenja se lufta ajrore ka përfunduar, të paktën tani për tani.

Të dyja palët shpallën fitoren të martën pas 12 ditëve luftë, në të cilën SHBA-ja ndërhyri duke kryer bombardime në mbështetje të Izraelit për t’i shkatërruar objektet e Iranit për pasurimin e uraniumit.

I dërguari i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha të martën vonë se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë "premtuese" dhe se Uashingtoni mban shpresë për një marrëveshje për paqe afatgjatë.

"Ne tashmë po flasim me njëri-tjetrin, jo vetëm drejtpërdrejt por edhe përmes ndërmjetësve. Mendoj se bisedimet janë premtuese. Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje për paqe afatgjatë që do ta ringjallë Iranin", tha Witkoff në një intervistë për Fox News.

"Tani na mbetet të ulemi me iranianët dhe të arrijmë një marrëveshje për paqe gjithëpërfshirëse, dhe jam shumë i bindur se do ta arrijmë këtë", shtoi ai.

Trump tha gjatë fundjavës se bombarduesit amerikanë kishin "shkatërruar plotësisht" programin e Iranit për zhvillimin e armëve bërthamore. Irani pohon se veprimtaria e tij për pasurimin e uraniumit ka qëllime paqësore.

Por, pretendimi i Trumpit është kundërshtuar nga një raport fillestar i një prej agjencive të inteligjencës së administratës së tij, sipas mediave amerikane.

Vlerësimi fillestar i inteligjencës gjeti se bombardimet e fundjavës nuk arritën t’i shkatërrojnë centralet bërthamore të Iranit, të ndërtuara nën tokë, raportuan Neë York Times, Washington Post dhe CNN, duke cituar zyrtarë të njoftuar me raportin e inteligjencës ushtarake nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes së Pentagonit (DIA).

Shtëpia e Bardhë e quajti vlerësimin e inteligjencës "krejtësisht të gabuar".

Por, raporti i DIA-s tha se vetëm hyrjet e objektit thellësisht nëntokësor në Fordo u shkatërruan, ndërsa strukturat nën tokë mbetën të paprekura, sipas mediave amerikane.

Administrata e Trumpit i tha Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të martën se sulmet e fundjavës kishin "dëmtuar" programin bërthamor të Iranit, por jo deri në nivelin e pohuar nga Trumpi se objektet ishin “shkatërruar plotësisht”.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të martën se sulmi ka eliminuar kërcënimin bërthamor ndaj Izraelit dhe se ai është i vendosur ta pengojë çdo përpjekje të Teheranit për ta ringjallur programin e tij të armëve.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij e ka përfunduar me sukses luftën, duke e quajtur atë "fitore të madhe", sipas mediave iraniane.

Pezeshkian i tha gjithashtu princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, se Teherani është i gatshëm t’i zgjidhë mosmarrëveshjet me SHBA-në, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve IRNA.

Izraeli e nisi luftën e papritur ajrore më 13 qershor, duke sulmuar objektet bërthamore iraniane dhe duke vrarë komandantë të lartë ushtarakë në goditjen më të rëndë ndaj republikës islamike që nga lufta e viteve ‘80 me Irakun.

Irani, i cili e mohon se bën përpjekje për ndërtimin e armëve bërthamore, u kundërpërgjigj me breshëri raketash mbi objektet ushtarake dhe qytetet izraelite.

Autoritetet iraniane thanë se 610 njerëz u vranë në vendin e tyre nga sulmet izraelite dhe 4.746 u plagosën.

Bombardimet hakmarrëse nga Irani vranë 28 njerëz në Izrael./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet