LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Të njohurat dhe të panjohurat e paktit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Sipas paktit, të dy vendet angazhohen të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast lufte, sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut.

21 Qershor 2024, 07:35 Nga M.B
Analiza: Të njohurat dhe të panjohurat e paktit mes Rusisë dhe
Vladimir Putin dhe Kim Jong Un

KOREA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un thanë se partneriteti i ri strategjik mes dy vendeve shënon përparim, por se çfarë nënkupton ai për marrëdhëniet mes tyre mbetet ende e paqartë. Sipas paktit, të dy vendet angazhohen të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast lufte, sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut.

Ndërsa marrëveshja, e nënshkruar të mërkurën në një takim të nivelit të lartë në Phenian, mund të përfaqësojë marrëveshjen më të fortë të nënshkruar mes Moskës djhe Phenianit që pas Luftës së Ftohtë, ka mendime të ndryshme se sa i fortë do të jetë ky angazhim në fushën e sigurisë. Kim Jong Un pretendoi se marrëveshja i ngriti marrëdhëniet dypalëshe në nivelin e një aleance, ndërsa Vladimit Putin ishte më i përmbajtur dhe nuk e quajti atë një aleancë.

Media shtetërore e Koresë së Veriut publikoi tekstin e marrëveshjes, e cila përfshin bashkëpunim më të gjerë në fushën ushtarake, politikën e jashtme dhe tregti. Rusia nuk ka publikuar një version të marrëveshjes. Marrëdhëniet mes një vendi të madh si Rusia dhe një vendi të vogël e të izoluar si Koreja e Veriut – të dyja fuqi bërthamore – janë ngrohur ndjeshëm vitet e fundit mes perplasjesh në rritje të Rusisë me Perëndimin, lidhur me agresionin në Ukrainë.

Të enjten, një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes qeveria e Koresë së Jugut tha se do të rishqyrtonte politikën e saj që kufizon mbështetjen në armatime për Ukrainën. Koreja e Jugut, një eksportuese në rritje armësh, ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën, por nuk i ka ofruar drejtpërdrejt armë Kievit.

Çfarë premtuan Rusia dhe Koreja e Veriut?

Pjesa më e madhe e debatit mbi marrëveshjen e partneritetit sillet rreth nenit ku palët zotohen për ndihmë reciproke në rast të një sulmi. Sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, në pakt thuhet se nëse një nga vendet sulmohet dhe futet në gjendje lufte, tjetri duhet të vendosë "të gjitha mjetet në dispozicion dhe pa vonesë" për të ofruar "ndihmë ushtarake apo ndihmë të një forme tjetër".

Por në të thuhet gjithashtu, se veprime të tilla duhet të jenë në përputhje me ligjet e të dyja vendeve si dhe nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, që i njeh të drejtën, një vendi anëtar të OKB-së për vetëmbrojtje.

Për disa analistë, kjo tingëllon si një premtim, që secili nga këto vende do të ndërhynte nëse tjetri do të sulmohej, duke rinovuar një zotim të bërë sipas një traktati të vitit 1961, mes Koresë së Veriut dhe ish-Bashkimit Sovjetik. Kjo marrëveshje u hodh poshtë pas rënies së Ish-Bashkimit Sovjetik dhe u zëvendësua në vitin 2000 nga një marrëveshje që ofronte më pak garancie në fushën e sigurisë.

Cheong Seong Chang, analist në Institutin Sejong të Koresë së Jugut, tha se marrëveshja i bën jehonë gjuhës së traktatit të vitit 1961, si dhe dispozitave të traktatit të mbrojtjes reciproke SHBA-Kore e Jugut, që parasheh aktivizimin e kanaleve për koordinim, nëse njëri prej tyre përballet me kërcënimin për t’u sulmuar.

"Koreja e Veriut dhe Rusia kanë rivendosur plotësisht aleancën e tyre ushtarake të epokës së Luftës së Ftohtë", tha zoti Cheong.

Ekspertë të tjerë ishin më të kujdesshëm, duke thënë se neni është formuluar me kujdes për të shmangur nënkuptimin e ndërhyrjes së menjëhershme dhe kufizon ndjeshëm rrethanat sipas të cilave secili vend do të detyrohej të ndërhynte.

Sipas Du Hyeogn Cha, analist në Institutin Asan për Studime Politike në Seul, fakti që neni iu referohet ligjeve të brendshme të vendeve dhe Kartës e OKB-së mund të jetë një pasqyrim i përpjekjeve të Rusisë të kufizojë detyrimet e saj në raport me mbrojtjen.

Çfarë lloj bashkëpunimi ushtarak është i mundshëm?

Zoti Putin tha se nuk e "përjashtonte zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak-teknik me Korenë e Veriut në përputhje me dokumentin e nënshkruar". Kjo deklaratë në fakt zyrtarizon diçka që vendet perëndimore pretendojnë se po ndodh ndërkohë.

SHBA-të dhe aleatët e tjerë thonë se Rusia ka marrë raketa balistike dhe municione nga Koreja e Veriut, pasi lufta në Ukrainë po shteron depot e Moskës. Ndërkohë Rusia po i jep teknologji Phenianit që mund të forcojë kërcënimin që paraqet programi i armëve bërthamore dhe ai i raketave i Kim Jong Un-it.

Media shtetërore e Koresë së Veriut tha gjithashtu se sipas marrëveshjes kërkohet që vendet të ndërmarrin hapa për të forcuar aftësitë e tyre të përbashkëta të mbrojtjes, por nuk specifikuan se për çfarë bëhet fjalë, dhe nëse kjo gjë përfshin stërvitje të kombinuara ushtarake.

Pakti u bën thirrje vendeve që të bashkëpunojnë në mënyrë aktive në përpjekjet për të krijuar një "rend të ri botëror të drejtë dhe shumëpolar", njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut.

“Rusia dhe Koreja e Veriut ka të ngjarë të mos i zbardhin detajet e këtij bashkëpunimi, por marrëveshja është një mënyrë për t'i bërë të ditur botës – dhe veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj – se ata do të punojnë së bashku”, tha zoti Ankit Panda, analist i lartë në institutin "Carnegie Endowment for International Peace"./ VOA

rusia koerea e veriut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet