LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si e vlerëson Brukseli ofensivën ukrainase në Kursk?

Kievi ka ndryshuar strategjinë e tij ushtarake dhe ka pushtuar territorin rus. A do të ndryshojë ky veprim qëndrimin e BE-së ndaj Ukrainës? Si e vlerëson Brukseli situatën e re?

18 Gusht 2024, 14:25 Nga M.B
Analiza: Si e vlerëson Brukseli ofensivën ukrainase në Kursk?
Foto ilustruese

BRUKSEL- Aktualisht Brukseli zyrtar është me pushime verore, shumë eurodeputetë dhe punonjës të Bashkimit Evropian janë larguar. Selia e NATO-s gjithashtu zyrtarisht është me pushime, ende nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me ofensivën e fundit ushtarake të Kievit ndaj Kurskut. Konsultimet e radhës për luftën mbrojtëse të Ukrainës pas sulmit të Rusisë janë planifikuar për në fund të gushtit, kur ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të 27 shteteve të BE-së do të mblidhen për një takim jozyrtar në Bruksel. Por DW ka folur me ekspertë, politikanë dhe zyrtarë të BE. Ata janë të mendimit, se ofensiva ukrainase në rajonet ruse të Kursk dhe Belgorod duhet parë pozitivisht.

Sukses politik i Kievit

"Vlerësimi i përgjithshëm i asaj që kanë arritur forcat e armatosura ukrainase është pozitiv, jo aq nga pikëpamja ushtarake, por mbi të gjitha nga pikëpamja politike”, thotë raportuesi i Parlamentit Evropian për Rusinë, Andrius Kubilius. Ukraina ishte në gjendje të merrte iniciativën, t'i tregonte Kremlinit dështimin e vet dhe t'i provonte Perëndimit se nuk ka nevojë të frikësohet nga një përshkallëzim nga ana e Kremlinit.

Sipas partnerëve të Kievit, ofensiva ukrainase konsiderohet një sukses, sepse Ukraina ishte në gjendje të demonstronte përsëri aftësitë e saj pas një pauze të gjatë. Kështu mendon eksperti i sigurisë, Roland Freudenstein nga platforma e Përfaqësimit të Interesave në Bruksel "Freedom Hub”. "Më bëri shumë përshtypje sesi Ukraina arrin të marrë papritmas iniciativën nga një pozicion i perceptuar si inferior dhe të vendosë Rusinë dhe Vladimir Putinin në pozicion mbrojtjeje”, tha Freudenstein.

Por është ende herët për të vlerësuar rezultatet në fushën e betejës, paralajmëron Amanda Paul nga qendra studimore në Bruksel "European Policy Center". Ajo flet për një "hap të guximshëm dhe me trimëri" të Kievit. Kjo "e habiti Putinin, dëmtoi reputacionin e tij dhe në të njëjtën kohë forcoi moralin e trupave dhe qytetarëve ukrainas”.

Pozicioni i BE i pandryshuar

Megjithatë, BE-ja thekson se veprimet e Kievit duhet të shërbejnë vetëm për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës. Këtë e theksoi një përfaqësuese zyrtare e BE-së në një bisedë joformale për DW. "Putini nuk mundi të thyente rezistencën e ukrainasve ndaj pushtimit të tij të pajustifikuar dhe tani është i detyruar të tërhiqet në territorin rus”, shkroi kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell në largim në rrjetin social X. Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, ai konfirmoi , se BE-ja mbështet plotësisht luftën e popullit ukrainas kundër agresionit rus.

BE-ja nuk e ndryshon strategjinë e saj ndaj Ukrainës edhe pas ofensivës ukrainase të Kurskut. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thekson se Ukraina, në kuadrin e së drejtës së saj për vetëmbrojtje, lejohet të sulmojë armikun "kudo që e sheh të arsyeshme: si në territorin e saj ashtu edhe në atë të armikut".

Kur ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të 27 vendeve të BE-së të shprehin pikëpamjet e tyre në takimin e tyre jozyrtar në fund të gushtit, mund të shfaqen mosmarrëveshje rreth pozicionit të BE-së për kundërsulmin e Ukrainës, por aty nuk priten vendime. Ekspertja, Amanda Paul thotë, se reagimet aktuale në Bruksel e bëjnë të qartë se ata janë të vetëdijshëm se Rusia po përdor rajonet e Kurskut dhe Belgorodit për të nisur sulmet ndaj Ukrainës, duke përfshirë infrastrukturën civile.

Ofensiva si vetëmbrojtje

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, që nga fillimi i verës ka pasur rreth 2000 sulme me lloje të ndryshme armësh në rajonin ukrainas Sumy nga rajoni i Kurskut. Trupat ukrainase duan të ndërpresin linjat ruse të furnizimit dhe do të pushtojnë zonat nga të cilat Ukraina po sulmohej vazhdimisht, u shpreh Freudenstein. Pas sulmit në "Crocus City Hall" në Moskë në mars të këtij viti, Putin po përjeton për herë të dytë "një dështim të madh të sigurisë në sytë e shumë rusëve".

Në aksionin në rajonin e Kurskut, forcat e armatosura ukrainase kanë përgjegjësi për të mbrojtur popullsinë civile, theksoi një zëdhënës i Komisionit të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë kur u pyet nga DW. Duhet të merren të gjitha masat e mundshme për të mbajtur sa më të ulët ndikimin e luftimeve te civilët. Brukseli kujton se Ukraina duhet të përmbushë detyrimet e saj të përgjithshme sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.

"Ne nuk kemi marrë asnjë informacion që do të tregonte ndryshe,” thuhet nga Komisioni i BE-së. Ai gjithashtu mirëpret urdhërin publik të Zelenskit për ndihmë humanitare për banorët e prekur nga veprimet e forcave ukrainase në territorin rus. Më 12 gusht, Zelensky urdhëroi ministrin e Brendshëm, anëtarët e tjerë të qeverisë dhe Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) të zhvillojnë një "plan humanitar" për zonën ku po zhvillohet operacioni.

Strategji të ndryshme lufte

Zelensky po ashtu e bëri të qartë se rusët tani mund të shohin vetë se si ndjehet lufta. "Ky është një element i rëndësishëm në fushatë, gjithashtu në sytë e popullatës ukrainase, jo vetëm të udhëheqjes politike," thotë Roland Freudenstein. Sipas tij, Ukraina po përpiqet të shmangë viktimat civile. "Ajo po përpiqet të arrijë objektivat ushtarake, por sigurisht kjo shkakton dëme civile, është pothuajse e pashmangshme. Ajo që Ukraina vazhdon të mos bëjë është të hedhë raketa në qendrat tregtare. Rusia e ka bërë këtë në disa raste në një mënyrë të synuar. Edhe energjia, infrastruktura, e cila është me rëndësi për popullsinë civile nuk po preket. "Unë shoh dallime të mëdha në mënyrën se si zhvillohet lufta dhe në rëndësinë e shmangies së viktimave civile", thotë Freudenstein.

Ekspertët argumentojnë për DW, se vendimi i Ukrainës për të pushtuar territorin rus ka kaluar "vijën e kuqe" më të madhe të mundshme që kishin vendosur partnerët perëndimorë nga frika e përshkallëzimit të luftës. Sipas ekspertes, Amanda Paul, reagimi mjaft i rezervuar i Moskës tregon se ato "vija të kuqe" janë të pakuptimta. "Të gjitha kufizimet që e pengojnë Ukrainën të kryejë sulme në shkallë të gjerë ndaj objektivave ushtarakë në Rusi duhet të hiqen, Ukraina duhet të marrë të gjitha armët e nevojshme për këtë. Është thelbësore që forcat e armatosura ukrainase të shkatërrojnë infrastrukturën dhe objekte të tjera ushtarake ruse që kontribuojnë në këtë luftë”, thekson Paul./ DW

be

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale