LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Si po e vë në provë Donald Trump sistemin ligjor?

Trump u përball me një realitet të ri të mërkurën, kur u thirr në karrigen e dëshmitarit dhe u gjobit me 10 mijë dollarë për shkeljen e një urdhri gjykate, që e ndalonte atë të sulmonte personelin e gjykatës.

26 Tetor 2023, 22:44 Nga r.ll
Analiza e VOA: Si po e vë në provë Donald Trump sistemin ligjor?
Donald Trump

SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump injoron dhe kundërshton këdo që i thotë jo. Ai ka ndërtuar një markë biznesi e më vonë një markë politike, si dikush që thotë dhe bën atë çka dëshiron, kryesisht pa u përballur me ndonjë pasojë. Edhe pas humbjes së Shtëpisë së Bardhë, zoti Trump shfaqet si një njeri që është mësuar ta respektojnë, rrethuar nga njerëz që e brohorasin me ovacione, e që duartrokasin gënjeshtrat edhe më shokuese të tij.

Por zoti Trump u përball me një realitet të ri të mërkurën, kur u thirr në karrigen e dëshmitarit dhe u gjobit me 10 mijë dollarë për shkeljen e një urdhri gjykate, që e ndalonte atë të sulmonte personelin e gjykatës.

Gjatë një komenti për gazetarët, në pushim të seancës gjyqësore lidhur me një padi civile nën akuzat për mashtrim me bizneset e tij, zoti Trump foli për një person shumë të njëanshëm të ulur përkrah gjykatësit Engoron. Më pas zoti Trump tha se në komentet e tij ai i ishte referuar ish-avokatit të tij Michael Cohen dhe jo një prej nëpunësve të gjykatës, sikurse pohoi gjyqtari Arthur Engoron.

Por kjo nuk e bindi gjykatësin e çështjes.

“Konstatoj se dëshmitari nuk është i besueshëm”, tha zoti Engoron përpara se ta gjobiste zotin Trump. Disa minuta më vonë, ish-presidenti doli nga salla e gjyqit, me një shpërthim të dukshëm zemërimi.

Kjo shënoi dhe herën e dytë që zoti Trump ndëshkohet me gjobë për të njëjtin urdhër.

Gjoba prej 10 mijë dollarësh ka pak pasoja financiare për një të pandehur të pasur siç është zoti Trump.

Por drama në sallën e gjyqit parashikon tensione në rritje mes interesave ligjore dhe politike të zotit Trump, ndërsa ai garon për t’u zgjedhur si kandidati zyrtar i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, mes një sërë çështjesh penale e civile në ngarkim të tij. Ky zhvillim nënvizon se si përpjekjet për ta mbajtur zotin Trump përgjegjës, po vënë në provë sistemin ligjor në mënyrë të pashembullt, ndërsa gjykatësit po hasin në vështirësi të frenojnë retorikën nxitëse të ish-presidentit, në një përpjekje për të krijuar një balancë me të drejtën e lirisë së fjalës së një kandidati të një partie politike.

"Ky është realisht një kufi i ri për sistemin ligjor dhe sistemi ligjor po has realisht në vështirësi për ta kontrolluar këtë njeri, që nuk ka respekt për sundimin e ligjit", thotë Jimmy Gurule, profesor në Fakultetin Juridik të universitetin ‘Notre Dame’.

Sistemi gjyqësor nuk ka hasur kurrë me një lloj të tillë të pandehuri. Zoti Trump nuk është vetëm një ish-president, por ai është edhe kandidati kryesor i republikanëve për zgjedhjet presidenciale. Ai i ka kthyer përballjet e tij ligjore në një pjesë qendrore të fushatës së tij, duke e cilësuar veten si viktimë të një persekutimi të koordinuar politik.

Avokatët mbrojtës zakonisht u thonë të pandehurve që akuzohen për vepra penale të mos flasin, duke e ditur se prokurorët mund të përdorin çdo fjali, kundër tyre. Por zoti Trump e ka kthyer korridorin e mbushur plot me kamera jashtë sallës së gjyqit, në skenën personale të tij të fushatës, duke mbajtur konferenca të improvizuara për shtyp, disa herë në ditë, ndërsa hyn dhe del nga salla. Ai gjithashtu pasqyron ankesat që ka në platformën e tij të mediave sociale, ku kritikon rregullisht gjykatësin Engoron duke e quajtur "një demokrat të së majtës radikale" që kontrollohet nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James dhe ata që ai i quan si “banditët e saj".

Zoti Gurule thotë se gjykatat kanë qenë të pafuqishme në përpjekjet për të ndëshkuar zotin Trump në raport me atë që do të bënin me një të pandehur normal, e kjo për shkak të pozitës dhe pasurisë që ai ka. Një gjobë prej 10 mijë dollarësh nuk ka gjasa të bëhet pengesë për dikë aq të pasur sa zoti Trump.

Dhe ndërsa gjykatësi Engoron sugjeroi mundësinë e mbajtjes së zotit Trump përgjegjës "për mosbindje ndaj gjykatës dhe ndoshta burgosjen e tij" për shkelje të mëtejshme, burgimi i një ish-presidenti që është nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret, do të paraqiste sfida të mëdha logjistike, krahas ndërlikimeve të rënda politike që mund të sillte futja pas hekurave e kandidatit kryesor të një partie politike.

Mungesa e pasojave domethënëse ngre pikëpyetje rreth asaj nëse fama e zotit Trump e ka lejuar atë të funksionojë nën një standard të ndryshëm ligjor, krahasuar me atë që përdoret për të pandehur të tjerë thotë zoti Gurule.

Në të vërtetë as gjobat dhe as kërcënimet me burg nuk e kanë frenuar ende zotin Trump. Vetëm pak ditë më parë, ai u gjobit me 5 mijë dollarë për shkeljen e të njëjtit urdhër gjykate, të cilin gjykatësi Engoron e lëshoi pasi zoti Trump kritikoi një nga nëpunësit e tij kryesorë ligjorë, në mediat sociale. Edhe pse zoti Trump e fshiu menjëherë postimin, gjykata mësoi më vonë se një kopje e postimit, vazhdonte të ishte në faqen e fushatës elektorale të ish-presidentit. Por avokatët e tij thanë se kjo kishte ndodhur në mënyrë të paqëllimshme.

Të enjten, avokatët e zotit Trump i kërkuan gjykatësit të rishqyrtojë gjobën e fundit, në vlerë më të madhe financiare, duke pasur parasysh këmbënguljen e zotit Trump, se në komentet para gazetarëve ai i referohej ish-avokatit të tij, Michael Cohen dhe jo nëpunësit të gjykatës. Por pas një shqyrtimi më të plotë të rastit, gjykatësi Engoron tha se i qëndron vendimit të tij.

Marrë nga VOA.

donald trump

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë