LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL/ Plus apo minus? Kosova jashtë “Ballkanit të Hapur”

Me gjithë thirrjet e iniciuesve, tri vende të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina – vazhdojnë të kundërshtojnë të bëhen pjesë e nismës.

7 Qershor 2022, 17:26 Nga DOSJA
Analiza e REL/ Plus apo minus? Kosova jashtë “Ballkanit të
Foto ilustruese

Duke refuzuar t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”, Kosova humb një lëvizje më të lirë të qytetarëve dhe mallrave, si dhe një treg më të madh për prodhuesit vendorë, thotë Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, me seli në Prishtinë. Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ajo është iniciuar nga krerët e këtyre shteteve në tetor të vitit 2019. Nisma, që fillimisht është quajtur “Mini-Shengen”, sipas iniciuesve të saj, parasheh lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis të tria vendeve. Me gjithë thirrjet e iniciuesve, tri vende të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina – vazhdojnë të kundërshtojnë të bëhen pjesë e nismës.

Zyrtarët në Kosovë, në pushtet dhe opozitë, kanë argumentuar se një nismë e tillë është “pa vizion” dhe “e rrezikshme”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “Ballkani i Hapur” nuk është ndërtuar mbi parimet e bashkëpunimit rajonal dhe se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk trajtohen në mënyrë të barabartë. Ymeri thotë se Kosova në nismën “Ballkani i Hapur” do të plasohej si shtet i pavarur, ashtu si edhe shtetet e tjera pjesëmarrëse, dhe se do të bëhej pjesë e barabartë e marrëveshjeve që zbatojnë ato.

“Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova i ka vështirësitë më të mëdha sa i përket qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave. Në këtë drejtim, konsideroj se Kosovës i konvenojnë më së shumti nismat rajonale”, thotë Ymeri për Radion Evropa e Lirë.

Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka lëvizje të lirë në Bashkimin Evropian. Qytetarët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm as në Serbi e Bosnje – dy vende që nuk e njohin pavarësinë e shtetit, të shpallur në shkurt të vitit 2008. Ymeri thotë se hyrja e Kosovës në “Ballkanin e Hapur” do të nënkuptonte zgjerim të tregut për të.

“Sa më i gjerë që është tregu, aq më atraktiv do të ishte për investitorët”, vlerëson ai.

Marrëveshjet e “Ballkanit të Hapur”

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Marrëveshjet, mes tjerash, përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës. Udhëheqësit e tri shteteve kanë planifikuar që gradualisht të krijojnë edhe një treg të përbashkët për 12 milionë banorë – aq sa kanë të tria vendet bashkë.

Nga 1 janari i vitit 2023, ndërkaq, është rënë dakord që edhe kontrollet kufitare midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të hiqen. Përfaqësuesit e tri vendeve pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje të reja edhe këtë javë. Ata po takohen më 6 dhe 7 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Për herë të parë, në cilësinë e vëzhguesve, marrin pjesë edhe përfaqësues të Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, por jo të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrjen në Ohër, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit. Ky proces është një iniciativë e nisur në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme gjermane, Angela Merkel, me qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian. Në një deklaratë të mëhershme, Kurti ka thënë se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Në letrën dërguar Kovaçevskit, Kurti ka ftuar homologun maqedonas që “të punojmë së bashku për të parandaluar Serbinë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë, duke mohuar vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”.

Duke e komentuar këtë deklaratë, njohësi i çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se “një nismë që përbëhet nga shtete që janë anëtare të NATO-s, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e në të cilën pritet të inkuadrohen edhe shtete të tjera si Mali i Zi, nuk mund të jetë projekt që do t’i mundësojë Rusisë të shtrijë ndikimin e saj në rajon”.

Gërxhaliu: Bashkëpunimi rajonal nuk ka alternativë

Profesori i ekonomisë në Kosovë, Safet Gërxhaliu, thotë se bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor nuk ka alternativë. Sipas tij, në “Ballkanin e Hapur” duhet të jenë të përfshira të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të qenë funksional. Si i plotë, thotë Gërxhaliu, “Ballkani i Hapur” do të ishte “një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të rajonit, tregun e përbashkët rajonal, investime të huaja, rritje të këmbimit tregtar mes vendeve anëtare, turizëm, edukim dhe shumë mundësi tjera”.

Gërxhaliu shton se për të funksionuar iniciativat rajonale, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë sa më shpejt marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, e që do të përfshinte edhe njohjen reciproke. Edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thotë se Kosova do të përfitonte nga përfshirja në “Ballkanin e Hapur”.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai merr shembull marrëveshjen e “Ballkanit të Hapur” për qasje të lirë në tregun e punës.

“Liderët e shteteve, që janë pjesë e një iniciative të tillë, kanë folur për benefitet e shkëmbimit edhe të njerëzve, do të thotë nga njëri shtet në tjetrin brenda sezoneve të caktuara… Brenda një viti, ndoshta një shtet ka fuqi punëtore të bollshme, të panevojshme për tregun e brendshëm, që mund të zhvendoset në një shtet tjetër të Ballkanit”, thotë Zeka.

A do të përfshihet Mali i Zi në “Ballkanin e Hapur”?

Duke arsyetuar mospjesëmarrjen e tyre në “Ballkanin e Hapur”, përfaqësuesit politikë të Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës kanë thënë, deri më tash, se nuk bëhen pjesë e nismave që mund të shihen si alternativë e rrugës së tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i zgjedhur në muajin prill, ka dhënë sinjale se vendi i tij mund të përfshihet në këtë nismë. Në një samit të mbajtur në fund të majit në Mal të Zi, Abazoviç dhe presidentja e Kosovës, Osmani, kanë replikuar me njëri-tjetrin, pikërisht për shkak të kësaj nisme. Abazoviç ka thënë se një pjesë e shoqërisë në Mal të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” vetëm për shkak të rolit të Serbisë në të.

“Ata nuk e kanë problem nismën, por e kanë problemin personal”, ka thënë Abazoviç.

Ndaj komenteve të tij ka reaguar Osmani, duke thënë se Kosova është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal, porse mospajtimi i Kosovës me nismën e “Ballkanit të Hapur” duhet të respektohet. Për mospjesëmarrje në këtë nismë, Kosovën e ka kritikuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ajo “merret me teori konspirative, në vend se të jetësojë bashkëpunimin”. Shtetet e Bashkuara, përmes të të dërguarit të tyre për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë shprehur bindjen se nëse “Ballkani i Hapur” nuk përfshin të gjashtë shtetet e rajonit, nisma nuk do të funksionojë.

Në një konferencë të nismës, që është mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Beograd, Escobar ka thënë se iniciativat rajonale duhet të jenë në mënyrë të barabartë të hapura për të gjitha shtetet./REL

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje