LIVE UPDATES
Bota

Analiza e CNN: Çfarë është Hamasi dhe pse po e sulmon Izraelin tani?

Gjatë viteve, grupi ka marrë përsipër shumë sulme ndaj Izraelit dhe është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Izraeli. Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2021 tha se Hamasi merr fonde, armë dhe trajnime nga Irani, si dhe disa fonde që mblidhen në vendet arabe të Gjirit.

11 Tetor 2023, 17:41 Nga f.i
Analiza e CNN: Çfarë është Hamasi dhe pse po e sulmon
foto ilustruese

IZRAEL- Analistët thonë se sulmi i grupit militant palestinez Hamas ndaj Izraelit që filloi të shtunën do të shihet si një pikë kthese në konfliktin palestinezo-izraelit me pasoja të gjera. Në një artikull kushtuar konfliktit CNN shkruan se Izraeli nuk kishte parë sulm të tillë që nga lufta arabo-izraelite e vitit 1948.

Pasi grupi militant i Hamasit depërtoi në terrorin izraelit, vrau qindra ushtarë dhe civilë dhe mori dhjetëra pengje, kryeministri Benjamin Netanyah u zotua për hakmarrje. Hamasi nga ana tjetër tha se ishte i përgatitur për të gjithë skenarët, duke deklaruar se sulmi ishte ndëshkim për ato që i përshkroi si sulme ndaj grave, përdhosjen e xhamisë al-Aksa në Jerusalem dhe rrethimin e vazhdueshëm të Gazës.

Çfarë është Hamasi?

Një organizatë islamike, Hamasi u krijua për herë të parë në vitin 1987. Ishte një degë e Vëllazërisë Myslimane, një grup islamik sunit që u themelua në fund të viteve 1920 në Egjipt. Grupi, si shumica e fraksioneve dhe partive politike palestineze, këmbëngul se Izraeli është një fuqi pushtuese dhe se po përpiqet të çlirojë territoret palestineze. Ai e konsideron Izraelin një shtet të paligjshëm.

Ndryshe nga disa fraksione të tjera palestineze, Hamasi refuzon të angazhohet me Izraelin. Në vitin 1993, ajo kundërshtoi Marrëveshjen e Oslos, një pakt paqeje midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), ku kërkohej nga grupi të hiqte dorë nga rezistenca e armatosur kundër Izraelit në këmbim të premtimeve për një shtet të pavarur palestinez përkrah Izraelit. Marrëveshja themeloi gjithashtu Autoritetin Palestinez (PA) në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Gjatë viteve, grupi ka marrë përsipër shumë sulme ndaj Izraelit dhe është cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Izraeli. Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2021 tha se Hamasi merr fonde, armë dhe trajnime nga Irani, si dhe disa fonde që mblidhen në vendet arabe të Gjirit.

Cila ishte strategjia e Hamasit në kryerjen e sulmeve?

Një objektiv do të ishte rikthimi i çështjes palestineze në axhendën rajonale dhe ndërkombëtare. Loja e re është normalizimi saudio-izraelit dhe ky integrim i ri rajonal. Princi i kurorës saudite Mohammed bin Salman muajin e kaluar pranoi publikisht për herë të parë se negociatat ishin duke u zhvilluar me Uashingtonin për të vendosur ndoshta lidhje me Izraelin, duke thënë se normalizimi po bëhet "më afër" çdo ditë. Normalizimi saudito-izraelit mund të jetë një moment historik për legjitimitetin rajonal të Izraelit pasi mund të nxisë vendet e tjera myslimane të ndjekin shembullin. Arabia Saudite më parë ishte zotuar të mos e njihte Izraelin derisa ai t'u japë pavarësinë palestinezëve.

Hamasi ia ka arritur qëllimit të tij për të rikthyer vëmendjen te kauza palestineze. Grupi mund të jetë gjithashtu duke u përpjekur të shkatërrojë çdo koncept rreth aftësive të tij ushtarake, thonë analistët.

Ndërkohë ushtria izraelite tha të hënën se Hamasi kishte marrë “dhjetëra” pengje dhe Hamasi ka thënë se ka rrëmbyer më shumë se 100 njerëz. Numri i pengjeve të marra dhe fakti që shumë prej tyre janë civilë, tregon se Hamasi po kërkon shumë më tepër sesa një shkëmbim të burgosurish, thanë ekspertët. Në një situatë të mëparshme rrëmbimi, Izraeli shkëmbeu më shumë se 1000 të burgosur për një peng izraelit.

Numri i madh i pengjeve siguron që "kjo nuk është një sulm ushtarak jetëshkurtër që do të shuhet dhe do të harrohet", por që ka implikime politike afatgjata. Si pjesë e fushatës së tij kundër Izraelit, Hamasi prodhoi video propagandistike që dokumentonin sulmin e tij ndaj Izraelit hap pas hapi. Në disa video, luftëtarët e saj mbanin kamera trupore për të filmuar operacionet teksa depërtonin fortifikimet izraelite dhe u panë të veshur me uniforma të stilit komando.

Nga njëra anë, është për të "rrënjosur frikën" në publikun izraelit dhe për të nënkuptuar se udhëheqësit e tyre nuk mund t'i mbajnë ata të sigurt. Nga ana tjetër, është edhe për konsum të brendshëm palestinez. Hamasi ka qenë prej kohësh i kapur në një luftë politike me Autoritetin Palestinez, i cili qeveris Bregun Perëndimor dhe angazhohet në koordinimin e sigurisë me Izraelin.

A mund t'i mbijetojë Hamasi përgjigjes së Izraelit?

Ofensiva në shkallë të gjerë e Hamasit tregon se grupi e di se lufta e ardhshme mund të jetë ekzistenciale, thonë ekspertët. Michael, nga INSS, spekulon se Hamasi mund të ketë qenë duke u përpjekur të provokojë një luftë të gjithanshme me Izraelin dhe mund t'i jetë premtuar mbështetje rajonale nga aleatët e tij nëse kjo ndodh. 

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Saleh al-Arouri, gjatë fundjavës tha se grupi militant ishte gati për "skenarin e rastit më të keq, duke përfshirë një pushtim tokësor". Ai tha se pushtimi tokësor do të ishte "më i miri për ne për të vendosur përfundimin e kësaj beteje".

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale