LIVE UPDATES
Bota

Analistët: Toni i presidentit Biden ka ndryshuar me afrimin e zgjedhjeve të nëntorit

Joe Biden foli për 25 minuta, gjatë të cilave e përmendi 25 herë fjalën “demokraci”.

2 Shtator 2022, 17:40 Nga k.m.
Analistët: Toni i presidentit Biden ka ndryshuar me afrimin e zgjedhjeve
Joe Biden

Presidenti Joe Biden e përdori dhjetëra herë fjalën “demokraci” në një fjalim të apasionuar për atë që ai e sheh si një udhëkryq kritik për Shtetet e Bashkuara, për shkak të republikanëve të mbështetur nga ish-presidenti Trump. Biden tha se ata përbëjnë një kërcënim për demokracinë amerikane. Ai e bëri të qartë se cilin konsideron përgjegjës.

Presidenti Joe Biden beson se Shtetet e Bashkuara janë në një udhëkryq kritik. Të enjten në mbrëmje ai e bëri të qartë se cilin konsideron përgjegjës.

“Nuk ka dyshim që Partia Republikane sot është e mbizotëruar, e drejtuar dhe e frikësuar nga Donald Trumpi dhe republikanët e MAGA-s. Dhe kjo përbën kërcënim për këtë vend”, tha ai.

Biden foli për 25 minuta, gjatë të cilave e përmendi 25 herë fjalën “demokraci”.

Ai denoncoi republikanët e lidhur me Trump, të cilët i bëjnë jehonë pretendimit të rremë të tij se zgjedhjet e vitit 2020 u vodhën, ata që bëjnë përpjekje për të shtypur pjesëmarrjen e votuesve në shtetet kyçe dhe ata që morën pjesë ose inkurajuan sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021.

Por ai shprehu gjithashtu optimizëm për atë që e sheh si një të ardhme më të mirë, nën drejtimin e partisë së tij, fitoret e fundit legjislative të së cilës i paraqiti si provë.

“Ne mund të zgjedhim një rrugë më të mirë drejt së ardhmes. Një e ardhme me mundësi, një e ardhme për të realizuar ëndrrat dhe shpresëdhënëse. Ne po e ndjekim atë rrugë”.

Përpara fjalimit, udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy e akuzoi presidentin Biden për përçarje.

“Kur Presidenti të flasë sot, fjalët e para nga goja e tij duhet të jenë të kërkojë ndjesë për etiketimin e dhjetëra miliona amerikanëve si fashistë”, tha ai.

Kjo është vizita e dytë këtë javë e Biden në shtetin e Pensilvanisë, që shihet si një fushë beteje midis demokratëve të partisë së tij dhe republikanëve të Trump në zgjedhjet e Kongresit në nëntor.

Më herët gjatë ditës, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre theksoi se ky ishte më shumë se një fjalim fushate.

“Bëhet fjalë për luftën themelore në mbarë globin mes autokracisë dhe demokracisë dhe për faktin se demokracia është jetike që ky vend të ecë përpara”, tha ajo.

Analistët vëzhgojnë se fitoret dhe përparësitë e fundit legjislative të Biden nuk përputhen shumë me temat e fjalimit.

“Po fillojmë të shohim se cilat janë temat në favor të demokratëve: armëmbajtja është një prej tyre, demokracia është një tjetër. Dhe është interesante që ai nuk ka bërë shumë në drejtim të legjislacionit në asnjërën nga këto fusha. E megjithatë ato janë temat që ai po trajton, por jo me synimin për të hartuar politika për momentin: me shpresën për fitoren e demokratëve në nëntor”, thotë William Howell, profesor i politikës amerikane në Universitetin e Çikagos.

Historianët që studiojnë retorikën presidenciale thonë se toni i Biden ka ndryshuar dukshëm me afrimin e zgjedhjeve për Kongresin.

“Unë besoj se intensifikimi i retorikës nga presidenti dhe demokratët e tjerë po funksionon. Ka prova që shumë votues të pavarur – jo votues të Trump, – veçanërisht gratë, madje edhe në shtetet konservatore, si Teksasi dhe Kansas, kanë humbur durimin me obstruksionizmin republikan, me lajmet për shkeljen e ligjit nga ish-presidenti Trump. Sa më shumë të jetë ai në lajme, aq më mirë duken demokratët”, thotë Jeremi Suri, profesor historie në Universitetin e Teksasit në Austin.

Por të enjten në mbrëmje në Filadelfia, presidenti e tha fjalën votë vetëm tetë herë, duke zgjedhur të paraqesë vizionin e tij për Amerikën.

“Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe Zoti e ruajtë kombin tonë. Dhe Zoti i ruajtë të gjithë ata që mbrojnë demokracinë tonë. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Faleminderit.”

Mbetet për t’u parë se cili botëkuptim do të triumfojë kur amerikanët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në nëntor./VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet