LIVE UPDATES
Bota

Aleatët e nënpresidentes Harris fajësojnë Biden për humbjen e saj

Biden largohet nga posti pasi i nxorri Shtetet e Bashkuara nga pandemia më e keqe prej një shekulli, nxiti mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën pas agresionit të Rusisë dhe miratoi një paketë prej 1 trilionë dollarësh për infrastrukturën në vend që do të ketë ndikim për vite me radhë.

8 Nëntor 2024, 07:31 Nga N.F
Aleatët e nënpresidentes Harris fajësojnë Biden për
Biden

SHBA- Emri i Joe Biden nuk ishte në fletëvotime në zgjedhjet e 5 nëntorit, por historia ka të ngjarë ta kujtojë humbjen e madhe të Kamala Harrisit edhe si humbjen e tij. Pas fitores bindëse të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, disa nga mbështetësit e nënpresidentes po shprehin pakënaqësinë e tyre duke thënë se fakti që zoti Biden priti deri në verë për t'u tërhequr nga gara– pavarësisht shqetësimeve të hershme të votuesve për moshën e tij dhe shqetësimeve për inflacionin pas pandemisë, si edhe për gjendjen në kufirin SHBA-Meksikë - vulosi humbjen e Shtëpisë së Bardhë nga partia e tij.

"Përgjegjësia më e madhe për këtë humbje është e Presidentit Biden," thotë Andrew Yang, i cili kandidoi kundër zotit Biden në vitin 2020 për emërimin e partisë demokrate dhe e mbështeti kandidaturën e pasuksesshme të zonjës Harris.

“Nëse ai do të kishte dhënë dorëheqjen në janar dhe jo në korrik, ne mund të ishim në një situatë shumë të ndryshme.”

Biden largohet nga posti pasi i nxorri Shtetet e Bashkuara nga pandemia më e keqe prej një shekulli, nxiti mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën pas agresionit të Rusisë dhe miratoi një paketë prej 1 trilionë dollarësh për infrastrukturën në vend që do të ketë ndikim për vite me radhë.

Por pasi kandidoi katër vjet më parë kundër zotit Trump për të "rikthyer shpirtin e vendit", zoti Biden do t'ia përcjellë postin paraardhësit të tij pas vetëm një mandati. Zoti Trump është zotuar ta reformojë rrënjësisht qeverinë federale dhe të tërhiqet nga shumë nga prioritetet e zotit Biden.

"Ndoshta pas 20 ose 30 vjetësh, historia do ta kujtojë Bidenin për disa nga këto arritje," thotë Thom Reilly, bashkëdrejtor i Qendrës për një Demokraci të Pavarur dhe të Qëndrueshme në Universitetin Shtetëror të Arizonës.

“Por në një të ardhme afatshkurtër, do të jetë e vështirë që ai t’i shmanget trashëgimisë së të qenit presidenti që mundi Donald Trumpin vetëm për t’i hapur rrugën një administrate tjetër të Donald Trumpit katër vjet më pas.”

Të enjten zoti Biden nuk e përmendi drejtpërdrejt pakënaqësinë e elektoratit ndaj presidencës së tij, por tha se amerikanët do të ndjejnë efektet e nismave legjislative të administratës së tij për vitet në vijim.

“Mos harroni gjithçka që arritëm”, tha zoti Biden në një fjalim të shkurtër në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë ku morën pjesë anëtarë të kabinetit dhe ndihmës të lartë, por jo zonja Harris. “Ishte një presidencë historike – jo sepse jam unë president, por falë asaj që kemi bërë. Asaj që keni bërë ju.”

Ai lëshoi një deklaratë menjëherë pasi zonja Harris mbajti fjalimin e saj ku pranoi humbjen të mërkurën, duke e vlerësuar atë për një "fushatë historike" në "rrethana të jashtëzakonshme". Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve në lidhje me kritikat se zoti Biden priti shumë gjatë për t'u tërhequr.

“Ai besoi se mori vendimin e duhur," tha zonja Jean-Pierre në konferencën e përditshme për shtyp.

Vetëm rreth 4 ndër 10 votues në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 e miratuan punën e zotit Biden si president, sipas AP VoteCast, një sondazh me më shumë se 120,000 votues në mbarë vendin. Afërsisht 6 ndër 10 nuk e miratuan atë dhe Donald Trump bëri për vete një shumicë të ndjeshme të atyre votuesve që ishin të pakënaqur me zotin Biden.

Disa demokratë me peshë, përfshirë tre këshilltarë të fushatës së zonjës Harris, shprehën zhgënjimin e thellë që zoti Biden nuk pranoi që më herët në ciklin zgjedhor se nuk e përballonte dot sfidën e rikandidimit. Këshilltarët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të komentonin publikisht.

81 vjeçari Biden i dha fund fushatës së tij për rizgjedhje në korrik, disa javë pas një paraqitjeje tepër të dobët në një debat përballë zotit Trump, që ngriti pikëpyetje lidhur me mprehtësinë mendore të tij për të qenë një kandidat i besueshëm.

Por sondazhet kishin treguar prej kohësh se shumë amerikanë ishin të shqetësuar për moshën e tij. Rreth 77% e amerikanëve thanë në gusht të vitit 2023 se zoti Biden ishte shumë i moshuar për të qenë efektiv edhe për katër vjet të tjera, sipas një sondazhi nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Çështjet Publike NORC (AP-NORC).

Presidenti u tërhoq më 21 korrik pasi u nxit në mënyrë jo edhe aq delikate nga figurat e njohura të Partisë Demokrate, përfshirë ish-presidentin Barack Obama dhe ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi që të hiqte dorë nga gara për rizgjedhje.

Zoti Biden mbështeti zonjën Harris për kandidaturën. Ligjvënësi nga shteti i Masaçusetsit Seth Moulton, një nga disa ligjvënësit demokratë që i kërkuan publikisht zotit Biden të largohej këtë verë, tha të enjten në CNN se Partia Demokrate "do të kishte qenë në një pozicion shumë më të mirë" nëse zoti Biden do ta kishte lënë garën më herët.

Zoti Yang argumentoi se edhe udhëheqësit e Partisë Demokrate duhet të mbahen përgjegjës që pritën aq gjatë për të larguar zotin Biden. Me pak përjashtime, si ligjvënësi nga Minesota, Dean Phillips, demokratët nuk dolën të flisnin hapur për moshën e zotit Biden.

“Pse nuk u bë një gjë e tillë nga ndonjë udhëheqës demokrat?” tha zoti Yang. “Arsyeja është një mungese guximi dhe pavarësie dhe një karrierizëm i tepruar”.

Fushata vuajti gjithashtu pasojat e zemërimit të votuesve arabo-amerikanë dhe të rinjve për qasjen ndaj luftës së Izraelit në Gaza dhe Liban. Senatori Bernie Sanders, një aleat i Presidentit Biden dhe Nënpresidentes Harris, tha në një deklaratë se demokratët nuk po u kushtonin rëndësi shqetësimeve të amerikanëve të klasës së mesme.

“A do të nxjerrin ndonjë mësim real nga kjo fushatë katastrofike ata që mbështesin interesat e të pasurve dhe konsulentët e paguar mirë që kontrollojnë Partinë Demokrate?” tha ligjvënësi i pavarur nga Vermonti.

Zonja Harris arriti të ngjallte entuziazëm shumë më të madh sesa zoti Biden në bazën e partisë. Por ajo nuk arriti të shprehte qartë se si do të ndryshonte administrata e saj nga ajo e zotit Biden. Në një emision televiziv në shtator, Nënpresidentja Harris nuk mund të përmendte ndonjë shembull se si do të merrte një vendim të ndryshëm nga zoti Biden.

"Nuk më vjen ndonjë gjë ndër mend," tha zonja Harris, duke i dhënë fushatës së zotit Trump material për reklama që u transmetuan deri ditën e zgjedhjeve.

Këshilltarët e zonjës Harris thanë se fushata e shkurtër e bëri edhe më të vështirë për nënpresidenten që të distanconte veten nga presidenti. Nëse zoti Biden do të ishte tërhequr në fillim të vitit, thanë ata, kjo do t'u kishte dhënë demokratëve kohë të mjaftueshme për të mbajtur zgjedhje brenda partisë. Një garë brenda partisë do ta kishte detyruar zonjën Harris ose një kandidat tjetër të mundshëm që t’i theksonin më shumë dallimet me zotin Biden.

Këshilltarët demokratë e pranojnë se pakënaqësia e thellë në lidhje me kostot në rritje si pasojë e pandemisë dhe shqetësimet e gjera në lidhje me sistemin e imigracionit të SHBA-së, ishin të rëndësishme për votuesit në shtetet kyçe. Megjithatë, ata thanë se zoti Biden i kishte vënë demokratët në një pozitë të vështirë. David Plouffe, një këshilltar i lartë i zonjës Harris, tha se ekipi i fushatës "u përpoqën me mish me shpirt për vendin e tyre".

"Ne u ngritëm nga një pikë shumë e ulët, por mesa duket jo mjaftueshëm," tha ai. “Një humbje e dhimbshme”.

Disa përkrahës të zonjës Harris thonë se do të kishin dashur që ajo të kishte pasur më shumë kohë për të bërë për vete votuesit amerikanë. Përveç Shtëpisë së Bardhë, republikanët do të kontrollojnë edhe Senatin. Kontrolli për Dhomën e Përfaqësuesve nuk është përcaktuar. Matt Bennett, nënkryetar ekzekutiv i grupit "Rruga e Tretë", një aleat i demokratëve, tha se është momenti më i vështirë i partisë që ai ka parë.

"Harris u vu në një pozitë shumë të vështirë, pjesërisht për shkak të zotit Biden dhe pjesërisht për arsye të tjera", thotë zoti Bennett, i cili ishte këshilltar i Nënpresidentit Al Gore gjatë administratës së (Presidentit) Klinton.

“A do të ishin në një pozitë më të mirë demokratët nëse Biden do të ishte tërhequr më herët? Nuk e di nëse mund ta themi me siguri, por kjo është një pyetje e vlefshme.”/VOA

biden harris zgjedhjet presidenciale ne shba 2024

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje