Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku i këtij viti shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.
Cila është origjina e Ditës së Pavarësisë?
Dita e Pavarësisë përkujton 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi Kontinental miratoi bashkarisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.
Një vit më vonë, sipas Bibliotekës së Kongresit, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorinë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Por në kombin në zhvillim, festimet nuk u bënë të zakonta deri pas luftës së vitit 1812. Biblioteka e Kongresit vë në dukje se ceremonitë përuruese për veprat kryesore historike në shekullin e 19-të, si kanali Erie në Nju Jork dhe hekurudhat në Baltimore dhe Ohajo, ishi planifikuar të përkonin me veprimtaritë festive të 4 korrikut.
Si u kthye në traditë shpërthimi i fishekzjarrëve në 4 korrik?
Shpërthimi i fishekzjarreve ka qenë pjesë e festimeve të Ditës së Pavarësisë që në krye të herës. John Adams, një prej etërve që themeluan Amerikën, e kishte të qartë se çfarë domethënie do të kishte kjo festë.
Përkujtimi i pavarësisë së Amerikës “duhet të kremtohet plot madhështi, me parada, shfaqje, lojëra, sporte, kambana, zjarre, dhe ndriçime nga njëri skaj i kontinentit tek tjetri, tani dhe përgjithmonë”, shkruante ai në një letër drejtuar bashkëshortes, Abigail në 3 korrik të vitit 1776.
A i ka refuzuar ndonjë president festimet?
Nga presidenti George Washington deri te Joe Biden, e kanë festuar lindjen e kombit më 4 korrik, me një përjashtim: Adams. Sipas një letre drejtuar bashkëshortes së tij, Presidenti Adams refuzoi të festonte festën më 4 korrik, sepse mendonte se 2 korriku ishte dita e vërtetë e Pavarësisë. Pse? Sepse Kongresi Kontinental votoi në favor të rezolutës për pavarësinë më 2 korrik 1776, megjithëse Deklarata e Pavarësisë u miratua zyrtarisht vetëm dy ditë më vonë.
Ai ishte aq i vendosur sa refuzoi ftesat për festivale dhe ngjarje të tjera, edhe kur shërbeu si presidenti i dytë i vendit. Ironikisht, Presidentët Adams dhe Thomas Jefferson, autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë, vdiqën të dy në 50 vjetorin e miratimit zyrtar të dokumentit, 4 korrik 1826.
Sa të përhapura janë fishekzjarrët?
Shitjet e fishekzjarreve janë rritur me shpejtësi gjatë dy dekadave të fundit. Statistikat e Shoqatës Amerikane të Piroteknikës tregojnë se në vitin 2000, konsumatorët amerikanë shpenzuan 407 milionë dollarë për fishekzjarre. Kërcimi më i madh erdhi gjatë pandemisë COVID-19, kur shfaqjet me fishekzjarre u ndërprenë. Shitjet e fishekzjarrëve kapërcyen nga 1 miliard dollarë në 2019 në 1.9 miliardë dollarë në 2020./Dosja.al
foto ilustruese GJERMANI- Situata në Serbi po përkeqësohet, raporton agjencia gjermane e lajmeve KNA. "Ajo që filloi si nj&eu...
foto ilustruese UKRAINË- Valë sulmesh me dronë dhe raketa goditën Kievin, në atë që konsiderohet si sulmi ajror më ...
Foto SHBA- Një vajzë 9-vjeçare vdiq në Hjuston të Teksasit, pasi nëna e saj 36-vjeçare e la n&eu...
Foto FRANCË- Rreth 40 për qind e fluturimeve u anuluan të premten në të gjitha aeroportet e Parisit dhe dhjetëra mijëra ...
Foto SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë të ngushtë pro paketës së taksave dhe të shpenzimeve të Pres...
Foto SERBI- Studentët në Serbi kanë njoftuar një bllokadë të plotë të Beogradit dhe qyteteve të tjera t&e...
ahmed al sharaa SIRI- Simboli i ri kombëtar i Sirisë u zbulua të enjten nga qeveria Al-Sharaa në një ceremoni ...
foto ilustruese MOSKË- Rusia është bërë vendi i parë që njeh zyrtarisht sundimin e talebanëve, me Ministrin e Jasht...
donald trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve herët të martën se ishte i zhgënjyer me Pre...
Keir Starmer BRITANI- Keir Starmer mund të largohet nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar. Dy deputetë m...