LIVE UPDATES
Bota

100 vjet "Mein Kampf", jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

Në "Mein Kampf" ai i quan gjermanët si racë superiore dhe mbizotëruese. Dhe shumë kohë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore ai ëndërronte një "gjermanizim" të Evropës Lindore dhe dëbimin e dhunshëm të miliona njerëzve.

18 Korrik 2025, 13:31 Nga N.F
100 vjet "Mein Kampf", jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
Foto

GJERMANI- Adolf Hitleri është gjallë. Të paktën në internet. Kushdo që kërkon fjalën "Hitler" në platformën X të miliarderit të teknologjisë Elon Musk do të hasë në çdo moment postime të bëra vetëm para disa sekondash. Interneti është plot me Hitlerin: fotografi të Hitlerit, meme të Hitlerit, kryqe të thyer, slogane "Heil Hitler”.

Antisemitët, racistët, ideologët e konspiracionit, antidemokratët dhe mbështetësit e Hitlerit po e përhapin helmin e tyre ideologjik kudo. Në Gjermani, në Evropë, në SHBA, në Amerikën Latine, në Lindjen e Mesme, në Indi.

Diktatori gjerman ka vdekur para tetëdhjetë vjetësh, por me vrasësin Adolf Hitler vazhdon të bëhet biznes i mirë edhe sot e kësaj dite. Dyqanet e bukinistëve në mbarë botën fitojnë para me botimet e vjetra të broshurës së Hitlerit "Mein Kampf". Një botim në gjermanisht kushton rreth 250 euro, versioni spanjisht "Mi Lucha" kushton mbi 300 euro, dhe botimi në anglisht "My Struggle" kushton rreth 600 dollarë në portalet përkatëse online. Këtë libër e gjen për pak para edhe në tregjet egjiptiane dhe portalet indiane online.

Antisemitizëm brutal dhe përbuzje për demokracinë

Libri konsiderohet sot si manifest në të cilin Adolf Hitleri shpalosi botëkuptimin e tij fanatik, antisemitizmin e tij brutal dhe përbuzjen e tij për demokracinë dhe diversitetin shoqëror - tetë vjet para se të vinte në pushtet në vitin 1933. Në "Mein Kampf" ai i quan gjermanët si racë superiore dhe mbizotëruese. Dhe shumë kohë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore ai ëndërronte një "gjermanizim" të Evropës Lindore dhe dëbimin e dhunshëm të miliona njerëzve.

"Motivi i luftës shpaloset që në titull - aty në fakt del në pah i gjithë racizmi", shpjegon historiani austriak Othmar Plöckinger në një intervistë me DW. "Kjo do të thotë që më i forti fiton, dhe raca më e fortë triumfon. Por edhe në luftën individuale për pozita dhe ofiqe, fiton ai që ka vullnetin më të fortë, ai me shpirtin më të pamëshirshëm, ai që i përket, në kuptimin më të gjerë, racës më të mirë ose ka aftësi më të mira."

Botimi i librit më 18 korrik 1925 nuk bëri ndonjë bujë. Hitleri ishte një puçist i dështuar që sapo kishte kaluar më shumë se një vit në burg për tradhti të lartë. Lëvizja e tij nacional-socialiste ishte e vogël dhe nuk kishte ndikim të madh politik në Gjermani dhe Austri. Hitleri gjendej përpara dështimit politik.

Dhe asokohe në tregun e librave kishte shumë shkrime polemike me përmbajtje nacionaliste dhe kujtime burgu. Po ashtu libri i Hitlerit nuk ishte as shumë origjinal – përmbajtja e tij ishte një zhgënjim madje edhe për shumë nga ndjekësit e tij, shpjegon Othmar Plöckinger: "Në gazetën "Deutsche Zeitung" ka një fjali të famshme e cila e zemëroi shumë Hitlerin: 'Ne kemi luftuar një luftë mbrojtëse nacionaliste për 40 vjet, dhe tani një puçist i ri (Hitleri) vjen dhe do të na shpjegojë se çfarë do të thotë mendim politik!" Megjithatë libri u bë bestseller dhe sukses financiar për Hitlerin.

Paralajmërim i katastrofës

E veçanta e veprës së Hitlerit është se, ndryshe nga diktatorët e tjerë, ai i zbulon qëllimet e tij në "Mein Kampf". Ai nuk i fsheh fantazitë e tij të dhunshme. Në analizën e tyre historianët thonë: "Ai e shpall me vendosmëri luftën: një luftë e ardhshme do të jetë një luftë për ekzistencë në të cilën të gjitha konsideratat e njerëzimit dhe të estetikës do të shemben dhe do të kthehen në hiç." Tirania nën Adolf Hitlerin ishte pra një sundim me paralajmërim.

Me vetëvrasjen e Hitlerit më 30 prill 1945 dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore tetë ditë më vonë sistemi i tij i sundimit u shemb. Prej asaj kohe gjermanët janë zotuar: "Kurrë më!"

A vlen ende sot shprehja "Kurrë më"?

"Pavarësisht deklaratave ‘Kurrë më' pas vitit 1945, antisemitizmi po e tregon përsëri fytyrën e tij të shëmtuar”, thotë historiania britanike Lisa Pine në një intervistë me DW. Ajo jep mësim në Institutin e Kërkimeve Historike në Universitetin e Londrës. "Dhe gjuha e helmuar sot të kujton në mënyrë të trishtueshme dhe të turpshme shkrimet e Hitlerit të një shekulli më parë."

Pine vëren madje se nuk ka mbijetuar vetëm antisemitizmi i Hitlerit, por edhe armiqësia e tij ndaj demokracisë. Kjo është arsyeja pse edhe sot vazhdon të jetë e rëndësishme të merremi me shkrimet e Hitlerit.

"Studentët e mi gjithmonë habiteshin shumë, madje shokoheshin, kur analizonim fragmente nga "Mein Kampf". Sepse kur i shihnin fjalët të shkruara të zezë në të bardhë, fillonin të kuptonin se me ç'përfaqësonte Hitleri."

Sinjale alarmuese

Nikolas Lelle nga Fondacioni Amadeu Antonio me seli në Berlin, i cili ka si qëllim luftën kundër ekstremizmit të djathtë dhe antisemitizmit, vëren gjithashtu një rikthim të rrezikshëm të ideologjisë ekstremiste djathtë. Kjo vihet re edhe tek vizitat përkujtimore në vendet dhe qendra ku përkujtohen krimet naziste.

"Ndër grupet dhe klasat e shkollave që vijnë për të vizituar këto qendra nga zonat rurale ka tani pothuajse gjithmonë disa nxënës që kanë në veshjet e tyre simbole ekstremiste të djathta ose me slogane ekstremiste të djathtë."

Grafitet me kryq të thyer janë bërë përsëri pjesë e jetës së përditshme në Gjermani. Alarmues është edhe fakti që sidomos të rinjtë ekstremistë të djathtë janë bërë vitet e fundit më të dhunshëm.

Pikë e nxehtë mediat sociale

Rreth 100 vjet pasi Adolf Hitleri botoi pamfletin e tij "Mein Kampf", shumë tabu që lidheshin me urrejtjen e tij çnjerëzore janë zhdukur. Këtë e ka vënë re edhe historiani Matthew Feldmann nga Universiteti Tesside në Britaninë e Madhe. Në një ese ai e përshkruan çstigmatizimin shoqëror dhe kulturor të së djathtës ekstreme si një "ndryshim dramatik". Për këtë janë pjesërisht përgjegjëse edhe mediat sociale.

Ato janë mjaft të përshtatshme për strategjinë e dyfishtë të së djathtës ekstreme, strategji që e përdorte edhe Adolf Hitleri dhe lëvizja e tij fashiste: thyerja e përsëritur e tabuve sociale me mesazhe radikale, me qëllim që më pas të prezantohesh si konservator dhe pajtues në vende të tjera.

Prandaj, Nicolas Lelle i Fondacionit Amadeu Antonio bën thirrje për një angazhim shumë më të madh social lidhur me platformat e mediave sociale. Sipas tij nga historia duhet nxjerrë një mësim thelbësor: "Ekstremizmi i djathtë, antisemitizmi dhe racizmi kanë nevojë për qëndrime të qarta, vija të qarta demarkacioni. Këto përmbajtje duhet të përbuzen nga shoqëria - dhe njerëzit që përfaqësojnë përmbajtje të tilla duhet ta ndiejnë gjithashtu këtë."/DW

hitleri mein kampf

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale