"11 maji do të ndajë një epokë nga një epokë tjetër", Rama: Integrimin në BE mund ta bëjmë vet...
Ekonomi
Blloqet e lira të naftës, afati i ri për Bllokun E dhe B është 21 qershori
7 Maj 2021, 07:46Nga DOSJA
Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës bëri me dije se afati i ri për shprehjen e interesit për dy blloqet e lira të naftës të nxjerra për investitorët është data 21 qershor.
Më herët me një urdhër të marsit të këtij viti të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u la si afat data 22 prill por duket se për shkak të situatës dhe zgjedhjeve urdhri i parë u amendua për të shtyrë këtë afat më tej.
Sipas njoftimit të fundit të AKBN investitorët e interesuar mund të dërgojnë pyetje lidhur me këto blloqe deri më datë 15 qershor ndërkohë që afati i fundit për përgjigje është data 16 qershor.
Por cilat janë specifikat e dy Blloqeve të lira të naftës të nxjerra për shprehje interesi. Blloku B më herët ka qenë pjesë e një marrëveshje të shtetit shqiptar me disa kompani. Fillimisht me SHELL por që pas disa problematikave që u shfaqën kompania hoqi dorë dhe Blloku i kaloi më pas Petromanas. Edhe kjo e fundit u largua në vitin 2017 nga Shqipëria. Tashmë Blloku B është i lirë për kërkim. Ai ndodhet në zonën e Rodonit në pjesën perëndimore të vendit dhe ka një sipërfaqe prej 776 km2.
Blloku E nga ana tjetër Blloku E ndodhet në pjesën qendrore të vendit dhe mbulon një sipërfaqe prej 700 km2.
Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria nxjerr blloqe naftë të lira por çmimet e ulëta në bursa në disa raste dhe pandemia në këtë vit të fundit e kanë bërë të vakët interesin e kompanive për investim jo vetëm në Shqipëri por globalisht.
Vetëm pak kohë më parë u ndryshua legjislacioni lidhur me përfitimet që shteti merr nga marrëveshjet që lidh me kompanitë që shfrytëzojnë naftën në vend duke kërkuar që të përfitohet që në fuçinë e parë që nxirret. Marrëveshja e fundit e lidhur me një kompani të huaj për shfrytëzimin e një Blloku nafte është ajo me italianen ENI ku u nënshkrua për kërkim dhe shfrytëzim të bllokut të Dumresë.
Shqipëria tentoi për disa vite me radhë të ndiqte një politikë me dyer të hapura për investitorët lidhur me blloqet e naftës, por interesi ka qenë i ulët dhe duket se kjo e ka rikthyer edhe një herë në praktikën e shpalljes së Blloqeve specifikë për garë.
MONITOR
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Pragu i blerjeve online pa TVSH nuk do të ndryshojë edhe për 2021, pavarësisht kërkesës së Postës Shqiptare për ta rritur atë, duke vijuar të penalizojë konsuma...
Indeksi i shëndetit bankar u përmirësua në gjysmën e dytë të vitit 2020, duke konfirmuar ecurinë pozitive të sektorit përballë efekteve të krizës.Indeksi i llog...
Vreshtaria dhe prodhimi i verës janë veprimtari ekonomike të rëndësishme për vendin tonë. Në rritje të aktivitetit të tyre, si dhe shtimit të sipërfaqeve të vre...
Rreth 558 kilometra rrugë janë ndërtuar dhe ristrukturuar në 2020 në Shqipëri sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.Pjesën më të ma...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të shtyjë me të paktën edhe tre muaj të tjerë stimulin monetar nëpërmjet formës aktuale të injektimit të ...
Bizneset e vogla kanë qenë më shumë të prekura nga efektet e krizës pandemike në krahasim më të mëdhatë.Një anketë e Bankës së Shqipërisë në rreth 1200 biznese ...
Të gjithë individët me të ardhura mbi dy milionë lekë, dhe të dypunësuarit, pavarësisht nga niveli i pageve, kanë edhe dy muaj kohë që të bëjnë Deklaratën Indiv...
TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të shtyjë me të paktën edhe tre muaj të tjerë stimulin monetar nëpërmjet formës aktuale të i...
Kriza e shkaktuar nga pandemia nuk ka prekur sektorin e ndërtimit, sidomos në bregdet dhe në qendër të Tiranës, ku çmimet janë rritur me përkatësisht dyf...
Pas rënies së fortë në muajin prill, yield-et e bonove të thesarit me maturim 12 mujor u rritën lehtë në ankandin e parë të majit.Sipas të dhënave nga Banka e S...