Moti i keq me shi dhe stuhi, disa fshatra në Kuçovë pa energji elektrike prej disa orësh
9 Dhjetor, 13:25
...
Politike
Berisha:Rama po përdor opozitë-fasadën për të futur sistemin e Primit në reformën zgjedhore
5 Maj 2022, 21:20Nga DOSJA
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai e ka përdorur opozitën për të futur Primin në reformën zgjedhore, duke i lënë mundësinë partisë që fiton zgjedhjet, të marrë 10 deputetë më shumë. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Berisha tha se në listën e deputetëve të emëruar nga Basha, gjen shumë persona të inkriminuar.
Berisha: Cili ka qenë thelbi i ndryshimeve të 2008-ës. Thelbi ka qenë rajonalizimi. Pse kam qenë për rajonalizimin. PS, një parti e madhe, më e madhja mbetej pa asnjë deputet nga Fushë-Kruja deri në Vermosh. Dhe kjo nuk ishte e drejtë. Për mua, absolutisht nuk kishte që të ishte i hapur. Kush fiton me garë të hapur në Shqipëri? Në listën time nuk ke gjetur kurrë njerëz të inkriminuar. Ndërsa në atë të Edi Ramës, edhe pa këtë kishte 18 njerëz me precedentë gjen çdo person. I bindur të jesh që po të ishte e hapur fare, do të kishe një ushtri prej tyresh në Parlament. Unë kam borxh të paralajmëroj. Pse po e përdor fasadë-opozitën Edi Rama. Për të shtuar primin në reformën zgjedhore. Që nga themelimi i PD-së, deri sa e dorëzova, listat janë propozuar nga baza.
Berisha ka komentuar edhe dosjet Toyota Yaris dhe të Nick Muzin, duke thënë se Bashës këto dosje ja ka mbylur Rama.
Berisha: Asnjë njeri nuk është i përjashtuar nga PD. Lulzim Basha bëri përjashtime të përjetshme. Problemi është këtu, me një opozitë të kapur. Vendi nuk ka opozitë. Si mund të ndërpritej Komisioni Hetimor. Unë kërkoj nga ju që të interesoheni për dosjen Muzin. Është hetuar në një prokurori, ka shkuar në Apel. Dosja Toyota Yaris, u shpik nga Sali Berisha? Absolutisht jo. Që të dyja ja kam thënë atij. Erdhi ambasadori amerikan me dosjen në zyrë. Dhe jo vetëm më solli dosjen, por i thoshte dhe deputetëve që dosjen e ka Sali Berisha. Prokuroria e Tiranës, e hetonte këtë për larje parash. Unë e pyeta se cila është historia e parave. Më tha që u mblodhën përfaqëses nga SHBA këtu dhe paratë jua dhashë atyre.
Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se PD-ja do të hapet dhe se në të do të priten të rinjtë dhe ata që janë pjesë të shoqërisë civile.
Berisha: Të tre ju në një çështje në lidhje me hapjen e PD-së. Nëse e keni ndjekur, një nga objektivat më kryesorë ka qenë ky. Së pari, mobilizimi i të gjithë potencialeve të fjetura të PD-së nga 91 deri më sot. Së dyti, hapja drejt flukseve të reja brenda dhe jashtë vendit me vendosmërinë më të madhe.Ata që njohin partinë, një proces përplasje, kjo e dyta nuk ishte shumë e lehtë. Ishte një problem i brendshëm. Kjo do ndodhë në një mënyrë më të fuqishme se kurrë. Unë jam në kontakte të vazhdueshme me të rinj e të reja që kanë një vullnet të madh për t’u bashkuar. Ky Kuvend shpalli këto dy objektiva. Unë kam muaj që po punoj për këtë të dytën. Në Shqipëri, nëse në vitin 2005 u detyrova të marrë në Kosovë një grup specialist për të punuar me të huajt, këtu ka specialistë në çdo drejtim. Mjafton të kesh vullnet t’i afrosh dhe të bashkëpunosh me ta. Shoqëria civile do ketë preferencë të veçantë për të bashkëpunuar. Këto janë pjesë e asaj përpjekje për të tërhequr elektoratin shqiptar.
Vijmë tek teza tjetër. E vërteta është që 2005-2013 me 2013-2022, dallojnë nga njëra-tjetra si nata me ditën në një pikë. Njëra ishte periudhë e ligjit, tjetra është periudhë e Maliqit. Kjo është me tregues. Mund të jap me dhjetra tregues. Nëse sot që asnjë vendim që fitojnë qytetarët nuk zbatohet, më parë fitonin qytetarët ndaj shtetit. Fitonin për beteja financiare. Kishte një drejtësi që funksiononte. Nëse sot ky SPAK që u ndërtua, në vitin e parë çoi 43 vetë në gjykatë. Ajo task-forca kundër korrupsionit çoi 343 vetë në gjykatë. Folët për flukset. Ka një sektor, fushë më e ndjeshme se çdo fushë tjetër ndaj ligjit, dhe ky është tregu. Ligji do i sigurojë konkurrencën. Në ato vite, investimet e huaja u rritën 300%.
(I.A/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e pranoi publikisht se ka një grup pro-Basha në PD. I ftuar në “Open” në “News24” Berisha tha se mbështetja e Bashës ...
TIRANË- Këtë të enjte në emisionin ‘Open’ në News24 , ish-kryeministri Sali Berisha foli për vendimin non-grata dhe zhvillimet politike në Partinë Demokrat...
TIRANË- Tre në pesë (58,7%) shqiptarë mendojnë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika. Mes qytetarëve shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit votuan Pa...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shigjetuar në akuza ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ndërsa deklaroi se Rama ia mbylli gojën pasi ndërhyr...
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka folur për dritëhijet e procesit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe...
TIRANË– Situata në Partinë Demokratike është kryefjalë e emisionit “Open” News24. I ftuar në studio, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se tashm...
TIRANË- Tre në pesë (58,7%) shqiptarë mendojnë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika. Mes qytetarëve shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit votuan Pa...
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri tha se mazhoranca nuk i ka deputetët as në raundin e pestë për të zgjedhur presidentin e ri. I ftuar në emisioni...