Zelenskyy zhvillon një telefonat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg përpara samitit ...
Bota
BE: Sundimi i ligjit dhe liria e mediave po kërcënohen në Hungari dhe Poloni
20 Korrik 2021, 16:55Nga DOSJA
Liria e mediave dhe pavarësia e gjyqësorit janë duke u përballur me kërcënime në rritje në Hungari dhe Poloni, derisa korrupsioni mbetet sfidë e madhe për të dyja vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka thënë Komisioni Evropian, në raportin e ri për sundim të ligjit.
Bashkimi Evropian ka thënë vazhdimisht se standardet demokratike janë duke u sfiduar në Hungari dhe Poloni.
Komisioni Evropian ka përmendur edhe Slloveninë, e cila aktualisht udhëheq presidencën e bllokut me 27 anëtarë, për shkelje të lirive të mediave lokale, duke përmendur ngacmimet online dhe kërcënimet kundër gazetarëve sllovenë.
“Ka vend për shqetësim serioz në një numër të vendeve anëtare, sidomos kur është fjala për pavarësi të gjyqësorit”, ka thënë Vera Jourova, nën-presidente e Komisionit për Vlera dhe Transparencë.
Në raport është thënë se Polonia nuk përmbush standardet në sistemin e drejtësisë, kornizën kundër korrupsionit dhe lirinë e mediave.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka thënë javën e kaluar se një dhomë disiplinore e Gjykatës Supreme në Poloni nuk garanton paanshmëri dhe pavarësi dhe cenon pavarësinë e gjyqësorit.
Në raport është veçuar edhe Hungaria për mungesë të masave joadeukate për luftim të korrupsionit, derisa është paralajmëruar se liria e mediave dhe pluralizmi “janë në rrezik”.
Në Hungari, “rreziqet nga klientelizmi, favorizimet dhe nepotizmi në administratën publike, si dhe rreziqet që lidhen me biznese dhe figura politike, vazhdojnë të mos adresohen”, është thënë në përmbledhje të raportit.
Këto përfundime rrezikojnë të përballin Varshavën dhe Budapestin me pasoja serioze.
Një mekanizëm i krijuar vitin e kaluar, pas shqetësimeve në rritje për këto dy vende të Evropës Qendrore, lidh nivelin e sundimit të ligjit me fondet e BE-së, duke i mundësuar Brukselit të bllokojë paratë në rast të shkeljeve të rënda./REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– William Montgomery, ish-ambasador i SHBA në Serbi, Mal të Zi dhe Bullgari, ka folur lidhur me karrierën e tij politike në rajonin e Ballkanit. Në një inte...
IRAK– Numri i viktimave nga sulmi i djeshëm në Bagdad të Irakut ka shkuar në 35-persona. Fillimisht u lajmërua vetëm për 25 viktima por 10 të palgosur nuk...
Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se varianti Delta vazhdon të përhapet dhe vlerësohet se 83 për qind e rasteve të reja të infektimit me k...
BRAZIL-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil ku një adoleshent ka qëlluar për vdekje dy motra binjake 18-vjeçare dhe ekzekutimin e tyre e ka transmetu...
PEKIN– SARS-cov-2 ka dalë aksidentalisht nga laboratori Wuhan ku është studiuar: ky është versioni që Kina, në bazë të hetimeve të gjata, do të jetë gati për të...
SERBI-Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ditën e sotme u takua me ambasadorin e Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharch...
SHBA– Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lajmëruar se numri i viktimave nga Covi-19 sa vjen e rritet dhe për këtë gjë ka fajësuar mosvaksinimin dhe lehtësimi...
SHKUP– Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dhënë dritën jeshile për projektligjin lidhur me prodhimin e kanabisit mjekësor të kontrolluar dhe eksportimit të tij j...
Departamenti amerikan i Shtetit po u bën thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Britani për shkak të rasteve në rritje tme COVID-19 në vend.Departamenti i Shte...